OVL-UÇK në Rahovec: Publikimi i pa filtruar i listës lëndon dinjitetin e luftëtarëve të ndershëm të vendit

OVL-UÇK në Rahovec: Publikimi i pa filtruar i listës lëndon dinjitetin e luftëtarëve të ndershëm të vendit

Vazhdon reagimi i OVL-UÇK-ve nëpër komuna të ndryshme të vendit pas publikimit të pa filtruar të listave të veteranëve të cilët Prokuroria pretendon se janë të kundërligjshëm. “Dega e OVL të UÇK-së në Rahovec shpreh indinjatë pas publikimit të listës së të dyshuarve për keqpërdorim të statusit të veteranit, pasi që në këtë listë janë përfshirë një numër i konsiderueshëm i atyre që janë dëshmuar në luftë për çlirimin e vendit në të gjitha etapat e luftës. Publikimi i pa filtruar i listës lëndon dinjitetin e luftëtarëve dhe është ofendim për njerëzit e ndershëm, të cilët me tërë qenien i qenë përkushtuar çlirimit të vendit. Kërkojmë nga autoritetet shtetërore dhe nga ato të drejtësisë që sa më parë të bëjnë korrigjimet e nevojshme dhe të heqin nga kjo listë emrat e luftëtarëve të dëshmuar, duke e rikthyer nderin dhe dinjitetin e tyre në vend. Po ashtu, një kërkim falje do të mund të qetësonte sadopak shpirtrat e trazuar të luftëtarëve të lënduar në krenarinë e tyre. Publikimi i emrave në listën e personave mashtrues të statusit të veteranit të luftës nuk ka mundësi të na lëndojë aspak. E vërteta është një dhe e pa ndryshueshme. Na shqetëson fakti se si ka mundësi që një organ kaq i rëndësishëm i shtetit, siç është Prokuroria,ka devijuar kaq rëndë. Publkimi i të dhënave personal përbën vepër të rëndë penale dhe për këtë duhet të përgjigjet dikush. Emrat tonë janë bashkë me emrat e disa mashtruesve, por edhe me emra të njerzëve me kontribute të mëdha për luftën. Madje, ka disa prej atyre që i kemi njohur që në veprimtarinë ilegale dhe deri në përfundim të luftës kemi qenë së bashku, duke e ndarë kafshatën e bukës të pakët dhe rrezikun bashkë. Kjo është e tmerrshme për nivelin tonë shoqërore dhe nëse organet e drejtësisë nuk mund të provojnë fajësinë apo pafajësinë, atëherë pasiguria në vend është në nivele alarmante. Askush nuk guxon të luajë me dinjitetin e luftëtarëve të lirisë, sepse historia një ditë do të flasë të vërtetën, ndërsa UÇK është ndër vlerat më të larta që ka populli ynë në 100 vjeqarin e fundit”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Ferid Agani

Ferid Agani: Kodi Civil po mbahet peng i një paragrafi, është agjendë politike pseudoliberale

Kryetari i Partisë së Drejtësisë, Ferid Agani, kritikon Kodit Civil, duke thënë se neni për …