Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, është shprehur optimist për fitoren e opozitës në zgjedhjet e 9 shkurtit, duke kritikuar ashpër qasjen e qeverisë ndaj çështjeve në veriun e Kosovës. Ai tha se gabimet e qeverisë në veri janë të shumta dhe koha do të zbulojë pasojat e tyre. Ai …
Më shumë...Lajmet
Kandidati për deputet, Selim Pacolli, ka theksuar mbështetjen e fortë që qyteti i Ferizajt ka shprehur ndaj Koalicionit për Familjen
Në një deklaratë të fundit, kandidati për deputet Selim Pacolli ka theksuar mbështetjen e fortë që qyteti i Ferizajt ka shprehur ndaj Koalicionit për Familjen. Ai ka theksuar se ky qytet, i cili gjithmonë ka nderuar dhe mbështetur vlerat tradicionale dhe kombëtare, ka konfirmuar edhe një herë besimin e tij …
Më shumë...Kandidati i LDK-së për deputet, Driton Selmanaj, ka akuzuar Vetëvendosjen e Kurtit për përdorimin e një gjuhe shumë fyese gjatë fushatës
Kandidati i LDK-së për deputet, Driton Selmanaj, ka reaguar ashpër ndaj Lëvizjes Vetëvendosje duke e akuzuar këtë parti për përdorimin e një gjuhe fyese në fushatën e saj elektorale. Ai ka thënë se LVV nuk mund të flas për patriotizëm, duke theksuar se përkundër deklaratave të tyre, ata në momentet …
Më shumë...Daut Haradinaj: Gjatë kohës së pushtimit, lajmet për Ramushin shkruheshin nga Beogradi, ndërsa tani nuk di se kush ia shkruan Gërvallës këto lajme
Daut Haradinaj, kandidat për deputet nga radhët e AAK-së, i është kundërpërgjigjur zëvendëskryeministres Donika Gërvalla Schwarz, e cila e quajti vëllanë e tij, Ramush Haradinajn, “gjeneral të vetëshpallur”. Haradinaj theksoi se këto deklarata i lë në ndërgjegjen e Gërvallës, por ka shprehur kureshtje ta dijë se kush ia shkruan lajmet …
Më shumë...Memli Krasniqi, ka deklaruar se dallimet thelbësore mes PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje, e bëjnë të pamundur një koalicion mes tyre
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka deklaruar se dallimet thelbësore mes PDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje, e bëjnë të pamundur një koalicion mes tyre pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Këto dallime nuk lidhen vetëm me qasjet për të kaluarën, por shtrihen edhe në vizionin për të ardhmen, duke përfshirë ekonomi, ndërhyrje …
Më shumë...Shahin Dervishaj kritikon Kurtin për tubimi në Skenderaj, si provokim dhe mungesë respekti për 3 viktimat e një aksidenti
Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Shahin Dervishaj, ka reaguar ashpër kundër Kryeministrit Albin Kurti për mbajtjen e tubimit zgjedhor në Skenderaj, një ditë pas aksidentit tragjik që mori jetën e tre personave në këtë qytet. Dervishaj e quajti këtë veprim si provokim dhe mungesë respekti për viktimat dhe …
Më shumë...Drenica shpëthen me reagime uragan, duke iu drejtuar Albin Kurtit si Albin Hajni, Mimoza Kusarit, si sestra e Radojqiqit
Kryetari i Vetëvendosjes Albin Kurti, është pritur me reagime të fuqishme nga qytetarët gjatë një tubimi zgjedhor në Skënderaj, ku po zhvillohej fushata për zgjedhjet e 9 shkurtit. Gjatë përpjekjeve të tij për të hyrë në sallën e tubimit, janë hedhur fishekzjarrë dhe mjete piroteknike në drejtim të tij. Sipas …
Më shumë...Ramush Haradinaj; Grada e gjeneralit është rezultat i angazhimit tim për çlirimin e Kosovës, edhe NATO-ja ma ka pranuar atë gradë
Kandidati i AAK-së, për kryeministër, Ramush Haradinaj, i pyetur lidhur me deklaratën e ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schëarz, e cila gjatë një tubimi në Deçan e quajti atë “gjeneral të vetëshpallur”. Haradinaj, theksoi se pushteti aktual po kupton që “s’e ka punën mirë” dhe kjo po u shkakton …
Më shumë...Kandidatët për kryeministër qysh në fillim të fushatës, gjatë tubimeve të ndryshme, u përqendruan në kritika e akuza
Fushatat zgjedhore në Kosovë, zakonisht karakterizohen me akuza që politikanët i bëjnë njëri-tjetrit. Kandidatët për kryeministër qysh në fillim të fushatës, gjatë tubimeve nëpër komuna të ndryshme, u përqendruan në kritika e akuza. Për të udhëhequr Qeverinë e Kosovës në 4 vitet e ardhshme, në garë për kryeministër janë Albin Kurti …
Më shumë...Lumir Abdixhiku ka folur për rigjallërimin e turizmit dimëror të vendit përmes transformimit rrënjësor të Brezovicës
Kandidati për kryeministër i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka shpalosur sot vizionin e partisë për rigjallërimin e turizmit dimëror të vendit përmes transformimit rrënjësor të Brezovicës. Ai shtjelloi në detaje projektet e Lidhjes Demokratike për Brezovicën, të cilat pritet të kenë një kosto prej 80 milionë eurosh. …
Më shumë...Ragip Xhaka, vizitoi OJQ-në “Rreze Jeta” në Prishtinë, ku së bashku me Floretë Zejnullahun takuan gratë dhe nënat e vyera të kësaj organizate
Kandidati me numër 34 nga Partia Demokratike e Kosovës, Ragip Xhaka, vizitoi OJQ-në “Rreze Jeta” në Prishtinë, ku së bashku me Floretë Zejnullahun takuan gratë dhe nënat e vyera të kësaj organizate. Gjatë takimit, Xhaka dëgjoi nga afër shqetësimet dhe sfidat me të cilat përballen këto gra, duke i siguruar se …
Më shumë...Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa e ka dënuar sërish Lëvizjen Vetëvendosej, e këtë herë me 11 mijë euro, por në dy raste të ndara
PZAP ka njoftuar se këto vendime janë marrë në seancën e panelit të mbajtur dje. Në rastin e parë, Vetëvendosje u dënua me 5 mijë euro, pas aprovimit të ankesës së parashtruar nga PDK-ja, për shkak se siç thuhet në njoftimin e PZAP-së, pati ndeshje të kodit të mirësjelljes për …
Më shumë...BDI shpreh shqetësim për veprimet e fundit të Qeverisë, që synojnë përjashtimin e shqiptarëve nga bordet drejtuese të institucioneve shëndetësore
Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) shpreh shqetësimin e thellë për veprimet e fundit të Qeverisë, të cilat synojnë përjashtimin e shqiptarëve nga bordet drejtuese të institucioneve shëndetësore publike. Këto veprime përbëjnë një politikë të qartë të përjashtimit dhe dominimit monoetnik, duke minuar parimet e barazisë dhe përfaqësimit të drejtë. Ndërkohë që Ministri …
Më shumë...Dhjetëra mijëra palestinezë janë nisur në rrugën kryesore që çon në veri të Gazës, pasi Hamasi është pajtuar t’i dorëzojë tri pengje izraelite
Dhjetëra mijëra palestinezë janë nisur të hënën në rrugën kryesore që çon në veri të Gazës, pasi Hamasi është pajtuar që t’i dorëzojë tri pengje izraelite këtë javë, dhe pasi forcat ushtarake izraelite kanë nisur të tërhiqen prej korridorit kryesor të enklavës. Hamasi, grup palestinez që udhëheq Gazën, është shpallur …
Më shumë...Kryetari Donald Trump do të nënshkruajë tre urdhra ekzekutivë për riformimin e ushtrinë, duke përfshirë ndalimin e anëtarëve transgjinorë
Kryetari amerikan, Donald Trump pritet të nënshkruajë të hënën tre urdhra ekzekutivë që do të riformojnë ushtrinë, duke përfshirë ndalimin e anëtarëve transgjinorë që të shërbejnë në forcat e armatosura të SHBA-së, heqjen e programeve të Diversitetit, Barazisë dhe Përfshirjes në ushtri, si dhe rikthimin në shërbim me pagesë prapavepruese të anëtarëve …
Më shumë...Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar kundër fjalimit të Donika Shvarcit, drejtuar gjeneralit, Ramush Haradinaj
I themi Donikës dhe sojit të saj, ndaloni me fyerje e veprime keqdashëse kundër luftës së lavdishme çlirimtare dhe pjesëtarëve të UÇK-së, sepse një ditë, jo të largët, vet populli do t’u pështyj surratin e do tu hedh në kosha plehrash, sepse: ‘kur mbeturinat flasin keq për njerëz, vetëm plehrat …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
