Tema të tjera...
Albin Kurti flet për gazifikimin e qymyrit, ndërsa SHBA i ofron Kosovës rrugë tjetër energjetike
05/06/2026
Bedri Hamza heq vijat e kuqe: PDK e gatshme për marrëveshje me çdo parti, përfshirë edhe LVV-në
05/06/2026
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, gjatë një vizite zyrtare sot në Tiranë, ka theksuar rëndësinë e rifillimit të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke shprehur shpresën se procesi do të rinisë brenda javëve të ardhshme. “Udhërrëfyesi është shumë i qartë dhe kemi kaluar shumë kohë me dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Bashkimi Evropian është legjitim në kërkesën për hapa konkretë, veçanërisht sa i përket zgjedhjeve komunale që nuk kanë qenë të kënaqshme dhe çështjeve të sigurisë,” deklaroi Macron. Ai theksoi se bllokimi aktual i procesit nuk duhet të zgjasë dhe theksoi nevojën për zgjidhje politike, duke vënë në pah sfidat me të cilat përballen të dyja vendet. Ekzistojnë vështirësi, por s’ka rrugë tjetër. Uroj që javët e ardhshme të rifillojmë dialogun edhe me Prishtinën edhe me Beogradin, sepse secili vend është përballur me vështirësi politike dhe sociale, shtoi presidenti francez.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
