Hykmete Bajrami: Kërkesa e VV-së tregon mungesë interesi për konstituimin e Kuvendit

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për kërkesën që seanca për konstituimin e Kuvendit të mbahet vetëm një herë në javë. Ajo tha se kjo është dëshmi se VV nuk është e interesuar për zgjidhjen e ngërçit institucional. E reduktojnë mungesën e institucioneve në një problem të mbledhjes teknike të deputetëve, tha Bajrami. Sipas saj, është për të ardhur keq që për herë të 17-të Kuvendi mblidhet pa asnjë rezultat. Ajo u shpreh se LDK është e gatshme të shqyrtojë çdo kandidat për kryetar Kuvendi që sjell zgjidhje. “Brenda 24 orëve mund të propozoni edhe 47 kandidatë tjerë,” u shpreh ajo me ironi. Bajrami theksoi se qytetarët nuk mund të mbesin peng i një bllokade politike të qëllimshme. Kërkesa për votim të fshehtë, sipas saj, është manovër për të shmangur përgjegjësinë. LDK, PDK dhe AAK mbeten të palëkundura kundër kësaj forme të votimit. Kuvendi do të mblidhet sërish më 19 maj, pa një zgjidhje të qartë në horizont.

Kontrolloni gjithashtu

Kathimerini: Nënë Tereza kishte lidhje të fshehta me regjimin e Enver Hoxhës dhe financime të dyshimta

AP e Kombeve të Bashkuara caktoi 5 Shtatorin, përvjetorin e vdekjes së Shën Nënë Terezës, si Ditën Ndërkombëtare të Bamirësisë

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përmes një rezolute të veçantë caktoi 5 Shtatorin, …