Në një reagim të ashpër, analisti Behxhet Shala kritikon aleancat politike në Maqedoninë e Veriut para zgjedhjeve të fundit, duke akuzuar liderët shqiptarë si Albin Kurti, Donika Gërvalla, Vjosa Osmani, Afrim Gashi dhe të tjerë se kanë bashkëpunuar me forca antishqiptare për të rrëzuar UÇK-në, dhe Ali Ahmetin nga pushteti. …
Më shumë...Lajmet
Milazim Krasniqi: Shqiptarët në Kosovë po rrezikojnë të përsërisin gabimet e para Tanzimatit
Akademiku Milazim Krasniqi ka krahasuar gjendjen aktuale të shqiptarëve në Kosovë me atë të para reformave të Tanzimatit nën Perandorinë Osmane. Në një opinion të botuar më 4 gusht, Krasniqi thotë se shqiptarët, sikurse atëherë, po e jetojnë një fazë të rehatisë së rreme nën mbrojtjen e një fuqie të …
Më shumë...Dyshime për funksionalitetin e urave të reja në Mitrovicë – KFOR mund të kufizojë qarkullimin
Teksa po afron afati për përfundimin e ndërtimit të dy urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë, janë ngritur shqetësime për funksionalitetin e tyre pas përurimit. Avokatët Shkëlzen Sopjani dhe Visar Rrecaj theksuan mundësinë që KFOR-i të vendosë kufizime të qarkullimit, duke lejuar vetëm këmbësorët të kalojnë, ashtu siç …
Më shumë...Kadri Kryeziu: Zgjedhjet janë zgjidhja e vetme – Kushtetuesja në prag të vendimit
Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka komentuar vendimin që pritet më 8 gusht nga Kushtetuesja lidhur me krizën pas moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës. Ai paraqiti tre skenarë të mundshëm, duke theksuar se vetëm zgjedhjet mund ta rikthejnë besimin qytetar. Skenari më i mundshëm, sipas tij, është që Presidentja …
Më shumë...Memli Krasniqi dënon thirrjet raciste në Maqedoninë e Veriut
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka reaguar ashpër ndaj thirrjeve raciste kundër shqiptarëve që u dëgjuan gjatë një ndeshjeje basketbolli në Kumanovë, në prani të Kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, dhe delegacionit qeveritar. Krasniqi i cilësoi thirrjet “vdekje për shqiptarët” dhe “dhoma gazi për …
Më shumë...AKB: Pas rritjes së bizneseve të reja fshihet realiteti i mbylljes dhe papunësisë
Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka njoftuar se gjatë vitit 2024 janë regjistruar 12,051 biznese të reja, ndërsa vetëm në gjashtëmujorin e parë të 2025 janë regjistruar 6,642. Por AKB paralajmëron se pas këtyre shifrave pozitive fshihet një realitet shqetësues: rreth 4,500 biznese kanë ndërprerë aktivitetin në vitin 2024, duke …
Më shumë...Egzon Pacolli: Xhelal Sveçla, kampioni i shpenzimeve të naftës – 3,300 litra për 40 ditë pune
Zyrtari i LDK-së, Egzon Pacolli, ka publikuar një dokument të siguruar përmes Agjencisë për Informim dhe Privatësi, ku sipas tij, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka shpenzuar në mënyrë të pajustifikueshme sasi të mëdha të naftës në vetëm 40 ditë pune. Sipas dokumentit të publikuar, Sveçla dyshohet se …
Më shumë...BDI kërkon dorëheqje dhe përgjegjësi për thirrjet raciste ndaj shqiptarëve në Kumanovë
Pas incidentit të rëndë gjatë ndeshjes së basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë në Kumanovë, ku u dëgjuan thirrje raciste dhe anti-shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ashpër, duke e cilësuar këtë ngjarje si një sulm të organizuar ndaj bashkëjetesës dhe dinjitetit të shqiptarëve. Në deklaratë thuhet …
Më shumë...Selimi kërkon kufizime për marrjen në pyetje të dëshmitarëve të mbrojtjes
Mbrojtja e Rexhep Selimit ka kërkuar nga trupi gjykues i Dhomave të Specializuara që të vendosë masa për kufizimin e marrjes në pyetje të dëshmitarëve të mbrojtjes nga Prokuroria dhe palët e tjera në procesin gjyqësor ndaj tij dhe bashkë të akuzuarve Thaçi, Veseli e Krasniqi. Në parashtrimin e dorëzuar …
Më shumë...Prokuroria e Maqedonisë nis hetime për thirrjet raciste ndaj shqiptarëve në ndeshjen Maqedoni–Rumani
Prokuroria Themelore Publike e Kumanovës ka ndërmarrë një sërë veprimesh hetimore pas incidentit të rëndë të ndodhur gjatë ndeshjes së basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, e zhvilluar të shtunën në pallatin e sporteve në Kumanovë, ku u dëgjuan thirrje të hapura raciste dhe nxitëse të urrejtjes ndaj shqiptarëve. …
Më shumë...SBASHK i bashkohet protestës së 7 gushtit në përkrahje të ish-krerëve të UÇK-së
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës (SBASHK) ka njoftuar përmes një komunikate për media se do t’i bashkohet protestës së thirrur për datën 7 gusht nga organizatat e dala nga lufta. Sipas njoftimit, pjesë e protestës do të jenë një numër i madh punëtorësh të arsimit, …
Më shumë...Prokurori që akuzoi Trumpin, tani nën hetim – çfarë do të thotë kjo për rastin e krerëve të UÇK-së?
Prokurori amerikan Jack Smith, i njohur për ngritjen e aktakuzave ndaj ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump, tashmë po përballet vetë me një hetim në vendin e tij. Kjo zhvillim ka nxitur pyetje nëse hetimi ndaj tij mund të ketë ndikim edhe në Gjykatën Speciale në Hagë, ku Smith më parë …
Më shumë...Nait Hasani: Kam qenë kundër Speciales, u kërkua vota nën presion ndërkombëtar
Deputeti i PDK-së, Nait Hasani, ka deklaruar se ka qenë kundër themelimit të Gjykatës Speciale, por u përball me presione të forta për ta mbështetur atë, përfshirë edhe kërkesa të drejtpërdrejta nga liderët e partisë. Në një intervistë për emisionin Info Magazine në Klan Kosova, Hasani tha se themelimi i …
Më shumë...Kadri Kryeziu replikon me Enver Hasanin: Ti ke krijuar një kushtetutë paralele
Në një reagim të gjatë dhe të drejtpërdrejtë ndaj ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ish-nënkryetari i kësaj gjykate Kadri Kryeziu, ka akuzuar Hasanin se me vendimet e tij ka krijuar një “kushtetutë paralele” që ka dëmtuar rëndë rendin juridik të Republikës së Kosovës. “Ti je fajtori kryesor pse Republika …
Më shumë...Spiropali dënon thirrjet fyese ndaj shqiptarëve në Kumanovë: E papranueshme, kërkohet reagim i fortë institucional
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka reaguar ndaj incidentit të ndodhur gjatë një ndeshjeje basketbolli në Kumanovë, ku u dëgjuan thirrje ekstremisht fyese dhe përjashtuese ndaj shqiptarëve. Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali e cilësoi ngjarjen si “të papranueshme” dhe një kujtesë e nevojës për angazhim të …
Më shumë...Behrami kritikon heshtjen e institucioneve të Kosovës pas fyerjeve ndaj shqiptarëve në Kumanovë
Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka kritikuar ashpër heshtjen e udhëheqësve shtetërorë të Kosovës pas parullave fyese ndaj shqiptarëve, që u dëgjuan gjatë ndeshjes së basketbollit ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë në Kumanovë. Përmes një postimi në Facebook, Behrami ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti, presidenten Vjosa Osmani dhe ministren …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
