Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se Kosovës i nevojitet një kryeministër që fokusohet në paqe, mirëqenie dhe zhvillim ekonomik, duke shmangur politikat që krijojnë kërcënime apo frika imagjinare. Limaj ka theksuar se Kosova nuk përballet me kërcënime nga Serbia, por rreziku më i madh, sipas tij, buron …
Më shumë...Lajmet
Kandidati për deputet i Koalicionit për Familjen, Selim Pacolli ka premtuar nxitjen e natalitetit, nëse koalicioni vjen në pushtet
Kandidati për deputet i Koalicionit për Familjen, Selim Pacolli, ka premtuar nxitjen e natalitetit, nëse koalicioni vjen në pushtet. Ai ka shpallur një plan të veçantë mbështetjeje financiare për familjet: 500 euro në muaj për fëmijën e parë, 750 euro për të dytin dhe 1000 euro për të tretin. Pjesë …
Më shumë...Kandidati për deputet i AAK-së, Gjenerali Lahi Brahimaj, ka folur lidhur me angazhimin e tij për ndryshime të thella, në Kosovë
Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Gjenerali Lahi Brahimaj, ka folur për lidhur me angazhimin e tij për ndryshime në Kosovë, duke theksuar se çdo lagje e fshat ka kuptuar se koha për ndryshim ka ardhur. Gjatë një takimi me banorët e Ratishit të Ultë e të …
Më shumë...Deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu, ka theksuar rëndësinë e përkrahjes së grave në çdo fushatë elektorale
Deputetja nga radhët e PDK-së, kandidate edhe për këtë mandat, Ganimete Musliu ka theksuar rëndësinë e përkrahjes së grave në çdo fushatë, duke e quajtur atë jo vetëm një akt mbështetjeje, por një manifestim të fuqisë së grave dhe një sinjal të fuqishëm për shoqërinë. Gratë janë shtyllë e fortë …
Më shumë...Analisti dhe ish-diplomati, Avni Arifi shpreh dyshime se fjalimet e Albin Kurti, duket sikur janë pasojë e substancave narkotike
Analisti, Avni Arifi, ka folur për mënyrën e të shprehurit të kryeministrit Albin Kurti gjatë fushatës zgjedhore, duke e cilësuar atë si të pazakontë dhe shqetësuese. Arifi tha se retorika e Kurtit është e pandershme dhe shumë e rrezikshme, duke shtuar se një kryeministër, pavarësisht emocioneve, nuk duhet të shprehet …
Më shumë...Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka shprehur shqetësimin e tij për gjendjen e rëndë, në të cilën ndodhen veteranët e luftës
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka shprehur shqetësimin e tij për gjendjen e rëndë në të cilën ndodhen veteranët e luftës, duke thënë se ata nuk kanë qenë kurrë më parë në një situatë kaq të vështirë. Gucati ka kritikuar ashpër Qeverinë për mungesën …
Më shumë...Avokati, Skender Musa, ka kritikuar pasivitetin e një numri të madh deputetësh gjatë legjislaturës së fundit
Avokati Skender Musa ka kritikuar pasivitetin e një numri të madh deputetësh gjatë legjislaturës së fundit, duke thënë se shumë prej tyre nuk kanë marrë pjesë aktive në debate për të mbrojtur interesat e përgjithshme. Ai ka theksuar se një pjesë e deputetëve, kryesisht nga partia në pushtet, janë paraqitur …
Më shumë...Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, M. Lajçak, u takua me kryetarin e Serbisë, Vuçiq, gjatë Forumit Ekonomik Botëror, në Davos
Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka biseduar me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos. Lajçak ka theksuar rëndësinë e Marrëveshjes së Ohrit të vitit 2023 si një hap të rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. “Në takimin …
Më shumë...Donald Trump ka nënshkruar një urdhër për rivendosjen e dënimit me vdekje, duke hequr moratoriumin e Xho Biden të vitin 2021
Presidenti Donald Trump ka nënshkruar një urdhër për rivendosjen e dënimit federal me vdekje, duke hequr moratoriumin e vendosur nga Joe Biden në vitin 2021. Ky urdhër i kërkon prokurorit të përgjithshëm të zbatojë dënimin me vdekje për raste të veçanta, si vrasjet e agjentëve federalë apo krimet kapitale të …
Më shumë...Dëshmitari i Prokurorisë së Gjykatës Speciale, Hansjeorg Shtrohmejer, ka thënë në Hagë se e ka njohur, Rexhep Selimin, por jo, Kadri Veselin
Dëshmitari i Prokurorisë së Gjykatës Speciale, Hansjeorg Shtrohmeyer, ka thënë në Hagë se në kohën kur ka punuar si këshilltar juridik i UNMIK-ut në Kosovë gjatë 1999-ës, e ka takuar një apo dy herë Rexhep Selimin, por në atë kohë ka mundur që ta dijë rolin e tij por që tashmë nuk …
Më shumë...Albin Kurti tallet më Prizrenin, kryeqytetin historik të besëlidhjes gjithë shqiptare, e quan qytet të pekmezit e të furrtarëve
Përfaqësues të partive të ndryshme politike gjatë fundjavës kanë reaguar lidhur me një deklaratë të kryeministrit dhe liderit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit për Prizrenin, gjatë tubimit elektoral në qytetin e vjetër. Kryeministri Kurti paska zgjedhur humorin si “program qeverisës”. Por këtë herë e ka kthyer në një farsë ofenduese për …
Më shumë...Kryetari i AAK-së dhe kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka prezantuar 10 prioritetet e Kosovës Fituese
Kryetari i AAK-së dhe kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka prezantuar 10 prioritetet e Kosovës Fituese, të cilat janë; Kosova direkt në NATO – miqësi e përhershme me ShBA dhe BE. Rritje ekonomike deri në 7%. 1 miliard euro për biznese të reja dhe ato prodhuese-eksportuese. Pagë mesatare 1000 dhe …
Më shumë...Koalicioni për Familjen në kuadër të fushatës elektorale, ka organizuar një performansë artistike në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë
Koalicioni për Familjen në kuadër të fushatës elektorale, ka organizuar përformancën artistike në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, me titullin “Koalicioni për Familje pjek kafe për mysafirë”. Kjo ngjarje organizohet si pjesë e fushatës “Shqiptari në Parlament” dhe ka për qëllim t’i ofrojë qytetarëve mundësinë të takohen dhe të bisedojnë me …
Më shumë...Kandidatja për deputete e LDK-së, Bahrije Hyseni, përmes një postimi ka bërë të ditur se po vazhdojnë aktivitetet e fushatës gjatë kësaj jave
Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bahrije Hyseni, përmes një postimi ka bërë të ditur se po vazhdojnë aktivitetet përgjatë kësaj jave. Kësaj radhe vizitat në klinikat që ofrojnë shërbime shëndetësore, bashkë me kryetarin e degës, z. Visar Azemin dhe edhe me ekipin e qendrës diskutuan …
Më shumë...Një zjarr në një resort të njohur skijimi, në pjesën veriperëndimore të Turqisë ka lënë vdekur të paktën 66 vetë dhe 51 të tjerë të plagosur
Një zjarr në një resort të njohur skijimi në pjesën veriperëndimore të Turqisë ka lënë të paktën 66 persona të vdekur dhe 51 të tjerë të plagosur, tha ministri i Brendshëm i Turqisë, Ali Jerlikaja. “Jemi në dhimbje të thellë. Fatkeqësisht kemi humbur 66 jetë në zjarrin që shpërtheu në …
Më shumë...Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, pas vizitave të disa bizneseve, ka mbajtur tubime me qytetarë edhe në Dragash e në Zhur
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, pas vizitave të disa biznese, ka mbajtur tubime me qytetarë edhe në Dragash e Zhur. Në Dragash, ai ka premtuar mbështetje për zhvillimin e turizmit, bujqësisë dhe blegtorisë. “Ne do t’i përkrahim të punësuarit në sektorin privat përmes themelimit të Gjykatës së Punës, …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
