Kryetarja e Gjykatës Speciale të Hagës Ekaterina Trendafilova do të vizitojë Kosovën

Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës, Ekaterina Trendafilova, do të realizojë një vizitë zyrtare në Kosovë më 13 maj, ku do të mbajë një konferencë për media në hotelin Sheraton në Prishtinë, në orën 12:00. Kjo vizitë e Trendafilovës ka tërhequr vëmendjen e shumë akterëve politikë dhe shoqërorë, duke ngjallur reagime dhe spekulime. Një nga reagimet e spikatura ka ardhur nga Nasim Haradinaj, i cili ka ironizuar në lidhje me rolin dhe angazhimin e Organizata e Veteranëve të Luftës në këtë proces. Haradinaj, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka shtruar një pyetje ironike, duke thënë: “Ta shofim se çka po bën Organizata e Veteranëve…!? Uroj të mos i ketë ‘ngrirë marrëdhëniet’…”

Kontrolloni gjithashtu

FSK-ja nderon viktimat e 11 Shtatorit, flamujt ulen në gjysmë shtizë në të gjitha kazermat

Forca e Sigurisë së Kosovës ka nderuar viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 …