Lajmet

Ministri i PMS, Skender Reçica merr pjesë në konferencën e nivelit të lartë të Bashkimit Evropian

Reçica: Mund të ketë probleme e vonesa, por asnjë qytetar nuk do të humb pensionin si shkak i kalimit të afatit të paraqitjes

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, me ftesë të Presidencës Bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian, do të marrë pjesë në konferencën e nivelit të lartë, “E ardhmja e punës”, që mbahet në Sofje të Bullgarisë. Konferenca mbahet më 21 dhe 22 mars, duke bërë bashkë përfaqësues të …

Më shumë...

MAShT në bashkëpunim me GIZ-in gjerman bëjnë lansimin e aktiviteteve promovuese për PISA 2018

MAShT në bashkëpunim me GIZ-in gjerman bëjnë lansimin e aktiviteteve promovuese për PISA 2018

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë në bashkëpunim me Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ) GmbH do të organizojë konferencë për media për të filluar pjesëmarrjen e Kosovës në PISA 2018 dhe për të lansuar fushatën përkatëse, e cila është pjesë e Fushatës për Arsim më të Mirë në Kosovë. Qëllimi i …

Më shumë...

Ish-punëtorët e Fabrikës së Tubave sot do të protestojnë para Qeverisë së Kosovës

Ish-punëtorët e Fabrikës së Tubave sot do të protestojnë para Qeverisë së Kosovës

Ish-punëtorët e Fabrikës së Tubave sot do të protestojnë para Qeverisë së Kosovës, ku do të kërkojnë kompensimin e borxhit sipas një memorandumi që kanë arritur me ekzekutivin. Siç bën të ditur sindikata e ish-punëtorëve të kësaj fabrike, protesta do të mbahet në orën 12:00.

Më shumë...

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Lahi Brahimaj ua kujton atyre që kanë harruar trimërinë e Daut Haradinajt

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Lahi Brahimaj ua kujton atyre që kanë harruar trimërinë e Daut Haradinajt

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Lahi Brahimaj, ka reaguar rreth debatit që po zhvillohet në Kuvend për marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi. Ai përmes një postimi në rrjetin social ka shkruar se për ata që nuk janë në dijeni apo kanë harruar, Daut Haradinaj, në furtunat më të …

Më shumë...

Votimi i marrëveshjes për demarkacionin e Kosovës me Malin e Zi do të bëhet sot në orën 11.00

Ka përfunduar debati lidhur me vendimin e Qeverisë për ndarjen e mjeteve financiare nga shpenzimet e paparashikuara

Deri pas mesnatës ka zgjatur debati në punimet seanca e djeshme ku ishte paraparë  votimi  për demarkacionin e kufirit të Kosovës me Malin e Zi. Në fund të debatit, pas kërkesës së  kryeministrit Haradinaj që partitë të votojnë për demarkacionin, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka kërkuar pajtimin e grupeve …

Më shumë...

Fjala e kryeministrit Ramush Haradinaj gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës lidhur me demarkacionin

Kryeministri Haradinaj

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës, ka paraqitur dhe ka arsyetuar para deputetëve Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi. I nderuar kryetar i Kuvendit të Kosovës, z. Veseli, Të …

Më shumë...

Disa nga diskutimet në Kuvend lidhur me miratimin e demarkacionit të kufirit të Kosovës me Malin e Zi

Disa nga diskutimet në Kuvend lidhur me miratimin e demarkacionit të kufirit të Kosovës me Malin e Zi

Shef i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi  ka thënë se çështja për të cilën deputetët janë mbledhur sot është shqyrtimi i një teme që në tri vitet e fundit është diskutuar dhe është thënë shumëçka rreth saj. “Në këtë Kuvend kemi parë edhe skena që nuk i kanë takuar …

Më shumë...

Ambasadori, Greg Delawie u bëri thirrje deputetëve që demarkacioni të votohet për të mirën e qytetarëve

Ambasadori i ShBA-së në Prishtinë, Greg Delawie: Dhuna nuk ka vend në Kosovë, demarkacioni të votohet sot

Ambasadori i Amerikës në Kosovë, Greg Delawie para fillimit të seancës së Demarkacionit u bëri thirrje edhe njëherë deputetëve që demarkacioni të votohet për të mirën e qytetarëve. Sot është një ditë e rëndësishme. Është me rëndësi që Kosova të ec më shpejt në këtë situatë. Kosova nuk ka kohë …

Më shumë...

Ministri, Rrustem Berisha priti në takim drejtorin e Qendrës Marshall, Keith Dayton

Ministri, Rrustem Berisha priti në takim drejtorin e Qendrës Marshall, Keith Dayton

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, priti sot në një takim drejtorin e Qendrës  Evropiane për Studime të Sigurisë “George C. Marshall”, z. Keith W. Dayton. Ministri Berisha, me këtë rast, ka falënderuar drejtorin e Qendrës Marshall z Dayton për vizitën dhe  mbështetjen që i ka dhënë …

Më shumë...

Nick Ducich: Jam oficeri i parë amerikan me prejardhje serbe, që komandon grupin shumëkombësh, në Bondsteel

Nick Ducich: Jam oficeri i parë amerikan me prejardhje serbe, që komandon grupin shumëkombësh, në Bondsteel

Roli i KFOR-it mbetet i pandryshueshëm në ofrimin e një ambienti të sigurt dhe lirisë së lëvizjes, ka deklaruar koloneli Nik Duçiq i cili mori komandën e KFOR-it në Bondsteel. Pas ceremonisë së bartjes së komandës së Grupit luftarak Shumëkombësh Lindje nga koloneli Michael Spraggins, koloneli Ducich nga California, sapo …

Më shumë...

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rasim Selmanaj: Jemi unik për demarkacionin

Rasim Selmanaj thotë se AAK nuk e përkrah mocionin e Lëvizjes Vetëvendosje për rrëzimin e Qeverisë Hoti

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Rasim Selmanaj është pro ratifikimit të demarkacionit. Në një prononcim për lajmi.net, Selmanaj ka bërë të ditur se nuk ka ndryshuar qëndrim pasi kërkesa e tij që raporti i Shpejtim Bulliqit të përfshihet brenda projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes me Malin e Zi, është …

Më shumë...

Ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli bashkëbisedon me 75 europarlamentarë në Bruksel

Pacolli thotë se Qeveria e re duhet të formohet në afatin më të shpejt pas përfundimit të procesit zgjedhor

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behxhet Pacolli, sot në Bruksel, ka mbajtur një fjalim dhe bashkëbisedim të paraparë më herët me 75 europarlamentarët e Komitetit të fuqishëm për Politikë të jashtme, AFET, udhëhequr nga David McAllister. “Sot në Bruksel, në një fjalim dhe bashkëbisedim të paraparë …

Më shumë...

Albin Kurti thotë se Prishtina, është xhungël prej betoni

bb

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti,  ka thënë se Prishtina është kthyer në xhungël betoni. 46.000 ndërtime ilegale e kanë kthyer Prishtinën në njëfarë xhungle prej betoni, tha Albin Kurti në diskutimin me temën “Tranzicioni, Lëvizjet Shoqërore dhe Rrënimi Urban”, të organizuar nga Qendra Multimedia, ku panelistë ishin edhe filozofi …

Më shumë...

Ministri Pal Lekaj diskuton për Transportin Multimodal të Mallrave dhe takon komisioneren Violeta Bulc

Pal Lekaj: N

Në konferencën e organizuar nga Presidenca Bullgare për Transportin Multimodal të Mallrave, në të cilën po merr pjesë Ministri i Ministrisë së Infrastrukturës Pal Lekaj, ka diskuatuar me homologët e tij, rëndësinë e Transportit Multimodal, për Hekurudhat, Portet dhe rolin i lidhjeve të tyre për transport efikas multimodal të mallrave, …

Më shumë...

OAK takoi kryetarin Shpend Ahmeti dhe adreson shumë probleme që po e preokupojnë biznesin në Kryeqytet

OAK takoi kryetarin Shpend Ahmeti dhe adreson shumë probleme që po e preokupojnë biznesin në Kryeqytet

Mos funksionalizimi i zonës ekonomike, vonesa të mëdha në pranimin teknik të objekteve, mungesa e hapësirave për bizneset që ofron Komuna… ishin temë e diskutimit që udhëheqja e Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) i ceku gjatë takimit që dje pati me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. OAK …

Më shumë...

Aktivitetet për shënimin e “Epopesë së Dukagjinit” do të nisin më 22 mars dhe do të zgjasin deri më 24 mars

Aktivitetet për shënimin e "Epopesë së Dukagjinit" do të nisin më 22 mars dhe do të zgjasin deri më 24 mars

Me rastin e 24 marsit “Epopesë së Dukagjinit”, që konsiston me 20 vjetorin e fillimit të luftës së UÇK-së, në Zonën Operative të Dukagjinit dhe 19 vjetorit të intervenimit të NATO-s, mbi caqet serbe, Komuna e Deçanit ka organizuar një varg aktivitetesh. Sipas një njoftimi, aktivitetet do të nisin më …

Më shumë...