Pal Lekaj: N

Ministri Pal Lekaj diskuton për Transportin Multimodal të Mallrave dhe takon komisioneren Violeta Bulc

Në konferencën e organizuar nga Presidenca Bullgare për Transportin Multimodal të Mallrave, në të cilën po merr pjesë Ministri i Ministrisë së Infrastrukturës Pal Lekaj, ka diskuatuar me homologët e tij, rëndësinë e Transportit Multimodal, për Hekurudhat, Portet dhe rolin i lidhjeve të tyre për transport efikas multimodal të mallrave, për sfidat multimodale dhe për mundësitë për regjionin e Ballkanit. Përveç kësaj, ministri Lekaj ka realizuar edhe një takim miqësor me komisioneren Violeta Bulc, të cilë i ka shprehur përkushtimin e Republikës së Kosovës, për zhvillimin e Transportit Multimodal dhe hapjen e koridoreve të transportit rrugor dhe zhvillimin e lidhjen e hekurudhave si një mundësi e mirë dhe e lirë për transport të mallrave. Ndërkaq, në fund të muajit prill të po këtij viti do të ketë një takim tjetër të ministrave të Transportit, në Lubjanë të Sllovenisë, ku do të diskutohet për lehtësimin e procedurave doganore dhe kalimit të kufirit, ku do të nënshkruhet edhe një deklaratë e përbashkët.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari turk, Erdogan

Erdoğan: Duke vrarë mbi 14.000 fëmijë të pafajshëm në Gaza, Izraeli tashmë ka tejkaluar famëkeqin nazist, Adolf Hitler

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoğan, ka deklaruar se duke vrarë mbi 14.000 fëmijë të …