Derisa i pari i Prishtinës Shpend Ahmeti nga Lëvizja Vetëvendosje, krenohet për mos ndërtim të as edhe një xhamie në Prishtinë, gjatë gjithë mandatit të tij katërvjeçar, përkundër shumë kërkesave dhe nevojave që ka ky komunitet, siç duket e njëjta gjë nuk ka ndodhur edhe për komunitetet tjera pakicë në …
Më shumë...Lajmet
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar Projektligjin për buxhetin e vitin 2018
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot herët miratoi Projektligjin për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018. Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj tha se është bërë një punë e vlefshme në hartimin e buxhetit duke vlerësuar se buxheti është i sigurt dhe i bazuar në të dhëna …
Më shumë...Kuvendi i Kosovës sot mban seancën plenare në të cilën do të bëhet shqyrtimi i dytë i Projektligjit për buxhetin
Kuvendi i Kosovës sot mban seancën plenare, ku do të bëhet shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017. Ndërsa javën e kaluar Kuvendi e ka miratuar në lexim të parë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit 2017.
Më shumë...Ministri Reçica, ka nënshkruar vendimin për themelimin e komisionit mjekësor për vlerësimin e shkallës së invalidëve të luftës së UÇK-së
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka nënshkruar vendimin për themelimin e komisionit mjekësor për vlerësimin e shkallës së invalidëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Sot kam nënshkruar vendimin për themelimin e komisionit mjekësor për vlerësimin e shkallës së invalidëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të …
Më shumë...Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj shpreh urimet për prosperitetin e popullit turk
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në mbrëmjen e organizuar nga Ambasada e Turqisë në Prishtinë, me rastin e ditës kombëtare të Republikës së Turqisë. “Në ditën kombëtare të Republikës së Turqisë, isha i nderuar që t‘i bashkohem festës së organizuar nga ambasada e shtetit turk në Prishtinë. …
Më shumë...Deputeti i Vetëvendosjes, Visar Ymeri: Policia malazeze po kontrollon kufirin deri në Çakorr
Deputeti i Vetëvendosjes Visar Ymeri ka kërkuar sqarime nga ministri i Jashtëm, Behxhet Pacolli lidhur me fillimin e kontrollimit të vijës kufitare deri në Çakorr nga autoritetet malazeze, ose implementimit të njëanshëm të marrëveshjes për Demarkacionin derisa Kosova ende nuk e ka ratifikuar atë. Mirëpo Pacolli këtë e ka mohuar duke thënë …
Më shumë...Shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova: Me 61 vota vështirë të arrihet progres në agjendën e reformave evropiane
Nuk është i lehtë përparimi në agjendën e reformave evropiane, kur dihet që Qeveria i ka vetëm 61 ose 62 vota dhe se për shumë nga reformat, nevojiten dy të tretat e shumicës. Kështu tha sot shefja e zyrës së BE-së në Kosovë Nataliya Apostolova, gjatë takimit që pati me …
Më shumë...Nesër për herë të dytë shqyrtohet Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Buxhetin e vitit 2017
Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të takohen nesër për të shqyrtuar për herë të dytë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-125 për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017. Kuvendi me shumicë votash, por pa opozitën, miratoi shqyrtimin e parë të këtij dokumenti, në bazë …
Më shumë...B.Pacolli: Demarkacioni është temë që rëndon politikën e brendshme, në marrëdhëniet Kosovës me Malin e Zi
Ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacolli ka raportuar para Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike ku nga kryetarja e këtij komisioni Vjosa Osmani është pyetur për çështjen e Demarkacionit dhe me tërheqjen e Kosovës nga aplikimi për Interpol dhe UNESCO. Pacolli tha se ka përgatitur një …
Më shumë...Drejtori i SHISH-it në Shqipëri Visho Ajazi ka dhënë dorëheqje, në vend të tij emërohet, Helidon Bendo
Drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi sot ka dhënë dorëheqje nga posti. Ai ka dorëzuar kërkesën e dorëheqjes para kreut të shtetit Ilir Meta. Ndërkohë që për këtë shkak presidenti është takuar me kryeministrin, Edi Rama. Ai e ka mbajtur këtë detyrë prej pesë vitesh, që në gusht të …
Më shumë...Eurodeputeten, Ulrike Lunaçek, e zëvendëson Igor Sholtes
Eurodeputetja, Ulrike Lunaçek, përfundoi misionin e saj si një raportuese e posaçme për Kosovën në Parlamentin Europinan. Ajo sot ka mbajtur takim lamtumirës në postin e deritanishëm, me kryetarin e vendit Hashim Thaçin, ku ishte edhe pasuesi i saj, raportuesi i ri për Kosovën, Igor Šoltes, i cili nga viti …
Më shumë...Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili: Ismaili: Kosova duhet të ketë sigurim shëndetësor universal
Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Uran Ismaili, ka thënë sot se Kosova do të ketë sigurim shëndetësor universal, ndërsa premtimet do të kthehen në shërbime të cilat qytetarët kosovarë duhet t’i prekin. “Unë si ministër dhe Ministria e Shëndetësisë qëndrojmë prapa idesë që Kosova duhet të ketë një sigurim shëndetësor …
Më shumë...Në Gjermani, shtatë të vdekur pas kalimit të stuhisë Herwart në Evropën Qendrore
Të paktën shtatë persona kanë humbur jetën nga një stuhi që ka goditur sot Evropën Qendrore duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike dhe bllokuar qarkullimin rrugor dhe hekurudhor, sipas shërbimeve të shpëtimit. “Në Gjermani, policia ka rishikuar në rritje bilancin e viktimave duke njoftuar për tre të vdekur. Një 56-vjeçar, …
Më shumë...Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama uron partitë shqiptare për zgjedhjet lokale në Maqedoni
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka uruar partitë shqiptare për zgjedhjet lokale në Maqedoni. Rama uron të ketë sa më shumë punë dhe bashkëpunim për të mirën e njerëzve, pa dallim të tyre, njofton Telegrafi Maqedoni. “Urime partive shqiptare për zgjedhjet vendore …
Më shumë...Kryeprokurori Lumezi: Nuk lejoj që të denigrohet institucioni i Prokurorit të Shtetit me akuza të fabrikuara
Kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi, ka reaguar ndaj akuzave të ish kryetarit të Gjykatës Kushtetuese Enver Hasani, i cili ka deklaruar se provimi i jurisprudencës i kryeprokurorit është i falsifikuar. Lumezi tha se Kryeprokurori i Shtetit është goditur nga një i dënuar për korrupsion dhe që i mbështetur edhe nga …
Më shumë...Kryetari i vendit, Hashim Thaçi, ka pritur eurodeputeten Ulrike Lunaçek në takimin e saj të fundit si raportuese për Kosovën
Kryetari i vendit, Hashim Thaçi, sot ka pritur eurodeputeten Ulrike Lunaçek në takimin e saj të fundit si raportuese për Kosovën. Thaçi e ka falënderuar eurodeputeten Lunaçek për përkushtimin e sinqertë për Kosovën. “Keni qenë zë i Kosovës në Bruksel dhe i Brukselit në Kosovë. Një zë i sinqertë dhe konstruktiv”, …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
