leoni

Shoqata e Fermerëve Kosovarë të Qumështit ndihmon fermerët e përmbytur në Shqipëri

Shoqata e Fermerëve Kosovarë të Qumështit ndihmon fermerët e përmbytur në Shqipëri

Shoqata e Fermerëve Kosovarë të Qumështit ka dërguar një kontingjent të ndihmave për fermerët e regjionit të përmbytur të Vlorës. Ky kontingjent përbëhej nga 30 tonelata ushqim të thatë, 18 tonelata koncentrat dhe 15 tonelata misër. “E kemi për obligim që të ndihmojmë njëri-tjetrin në këso situata të vështira dhe do ta bëjmë këtë sa herë që të ketë nevojë”, thotë Besim Kuçi, kryetar në Shoqatën e Fermerëve Kosovarë të Qumështit me rastin e dërgesës së kontingjentit të parë. Kjo ndihmë është mirëpritur nga fermerët e regjionit të Vlorës, të cilët kanë qenë më të dëmtuarit në vërshimet e fundit në Shqipëri. Shoqata e Fermerëve Kosovarë të Qumështit është formuar në vitin 2016 dhe përfaqëson rreth 2500 fermerë nga e gjithë Kosova.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …