Kryetari Thaçi dekoron kryetarin e Kryetarin e Komitetit Olimpik të Kosovës me Medaljen e Meritave

Kryetari Thaçi dekoron kryetarin e Kryetarin e Komitetit Olimpik të Kosovës me Medaljen e Meritave

Kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim Kryetarin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasanin. Ai ka theksuar se Komiteti Olimpik i Kosovës bashkë me federatat dhe sportistët kanë shënuar suksese domethënëse për Kosovën, sidomos në arenën ndërkombëtare. “Ju përgëzoj për punën dhe kontributin që keni dhënë në zhvillimin e sportit, anëtarësimin e Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar dhe promovimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare”, ka thënë kryetari Thaçi.

Në prag të trevjetorit të anëtarësimit të Kosovës në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, Thaçi e ka dekoruar kryetarin Hasani edhe me Medaljen Presidenciale të Meritave për kontributin e tij në zhvillimin e sportit kosovar. Ndërsa, kryetari i KOK-ut, Besim Hasani, është shprehur i nderuar me dekoratën që ka pranuar nga presidenti, duke thënë se ky është një motiv shtesë për arritjen e sukseseve të mëtejshme për Kosovën. Ai e ka informuar kryetarin Thaçi për përgatitjet që po bënë KOK-u për Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang 2018 dhe për Lojërat Olimpike Verore Tokio 2020. Thaçi ka theksuar se përfaqësimi i Kosovës me sportistë në këto ngjarje është një mundësi shumë e mirë për promovimin e sportit tonë dhe e forcon edhe shtetësinë e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj kërkon zgjedhje të rregullta në Kosovë dhe kritikon qeverisjen e Kurtit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, duke folur lidhur  me situatën politike në Kosovë, ka …