Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës bënë të ditur se kjo parti është forcuar me një anëtar të ri, ish epror i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sipas një njoftimi për media bëhet fjalë për Arton Cervadikun, ish-komandant i Togut të Njësisë Speciale pranë Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe ish-kryetar i …
Më shumë...Lajmet
Nasim Haradinaj, ka reaguar kundër deklaratës së Albin Kurtit, i cili ka thënë se nuk ka kohë të vizitojë ish-krerët e UÇK-së, në Hagë
Ish-nënkryetari i OVL të UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka reaguar kundër deklaratës së kryeministrit Albin Kurti, i cili ka thënë se është ndaluar të vizitojë ish-krerët e UÇK-së në Hagë për shkak të kërkesave burokratike dhe dokumenteve të shumta. Haradinaj e cilësoi këtë deklaratë si fyese për të burgosurit në Hagë. …
Më shumë...Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, bisedoi me përfaqësuesen amerikane, Anu Prattipati për partneritetin strategjik Kosovë-Amerikë
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, bisedoi me përfaqësuesen amerikane Anu Prattipati për partneritetin strategjik Kosovë-Amerikë. Diskutimet u fokusuan në zhvillimet aktuale në Kosovë dhe në rajon, si dhe në forcimin e partneritetit strategjik në mes të dy vendeve. Haradinaj deklaroi se konfirmoi qëndrimin e tij të palëkundur për avancimin e …
Më shumë...Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, gjatë vizitës në kompaninë Vinex në Viti, tha do të vihet në shërbim të suksesit të prodhuesve
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, gjatë vizitës në kompaninë Vinex në Viti, tha do të vihet në shërbim të suksesit të prodhuesve. Qëllimi ynë është që bizneset të krijojnë vende të punës, sepse ju punësoni njerëz, punësohet rinia, rrinë në Kosovë, shohin perspektivën në Kosovë dhe kur ju …
Më shumë...Ejup Maqedonci vizitoi fabrikën e helikopterëve në Amerikë, dhe konfirmoi shtimin e helikopterëve, “Black Hawk” në flotën e ushtrisë së Kosovës
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, gjatë vizitës së tij të fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka inspektuar fabrikën, ku prodhohen helikopterët e njohur, Black Hawk. Ai njoftoi se këta helikopterë do të jenë pjesë e flotës ajrore të ushtrisë së Kosovës. Maqedonci, i shoqëruar nga Gjenerallejtënant Bashkim Jashari …
Më shumë...Ilir Gashi ka shpërndarë një fotografi ku një mërgimtar, me fletëvotim në duar bën thirrje që të votohet Vetëvendosja
Përfaqësuesi i Partisë Demokratike të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, Ilir Gashi ka shpërndarë një fotografi ku një mërgimtar, me fletëvotim në duar duke bërë thirrje që të votohet Vetëvendosja. Ai thotë se kjo është vepër penale, dhe ka kërkuar nga Prokuroria që të merren me rastin. Ai kërkon …
Më shumë...Daut Haradinaj: Ndihem krenar që kam qenë pjesë e UÇK-së, pasi është projekti më i rëndësishëm shqiptar për liri
Kandidati për deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka shprehur krenarinë e tij për përfshirjen në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Ai theksoi se UÇK është projekti më i rëndësishëm shqiptar për liri dhe përpjekja për çlirim kombëtar. Daut Haradinaj, kritikoi ashpër ata që, i quajnë luftëtarët e …
Më shumë...Demokracia Konservatore, që është pjesë e koalicionit AAK-Nisma, ka thënë se me këtë koalicion do të formohet Ministria për Familje
Abdullah Klinaku, lider i Demokracia Konservatore, që është pjesë e koalicionit AAK-Nisma, ka thënë se me këtë koalicion do të formohet Ministria për Familje. “Formimi i Ministrisë për Familje e cila do të kishte në përgjegjësi dhe kompetencë hartimin e politikave, legjislacionit dhe planeve financiare për mbështetjen e fuqishme të …
Më shumë...Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, shqetësohet nga sulmet verbale ndaj ndërmarrjeve private, të cilat ende po vazhdojnë
Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka shprehur shqetësimin për sulmet verbale ndaj ndërmarrjeve private të Kosovës, të cilat kanë vazhduar edhe ditët e fundit. Ajo theksoi rëndësinë e këtyre ndërmarrjeve për zhvillimin ekonomik të vendit, duke kujtuar se ato kanë bartur barrën e punësimit dhe rritjes ekonomike për vite me …
Më shumë...Në Gjykatën Speciale, në Hagë, ka përfunduar marrja në pyetje e dëshmitarit të 113-të, në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së
Në Gjykatën Speciale, në Hagë ka përfunduar marrja në pyetje e dëshmitarit të 113-të, në gjykimin kundër krerëve të UÇK-së Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Duke qenë dëshmitar i mbrojtur nuk dihet shumë për te, përveç pyetjeve shtesë ka parashtruar mbrojtja e Veselit, e përfaqësuar nga avokatja Collen Rohan. Ende nuk …
Më shumë...PDK do të rrisë për 50% pensionet për të gjitha kategoritë e luftës. Veteranët do të kenë të drejtën të punojnë pa iu ndaluar pensioni i veteranit
Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, për deputet, ish-ministri i jashtëm, Enver Hoxhaj, ka prezantuar një nga prioritetet kryesore të programit të partisë, duke premtuar rritje të pensioneve për të gjitha kategoritë e luftës, veteranët, invalidët dhe familjet e dëshmorëve. “PDK do të rrisë për 50% pensionet për të gjitha kategoritë e …
Më shumë...Ambasada amerikane reagoi kundër mbylljes së komunave paralele të Serbisë, si dhe posta e zyra tatimore në 10 lokacione të ndryshme të vendit
Ambasada amerikane reagoi kundër mbylljes së komunave paralele të Serbisë, si dhe posta e zyra tatimore në 10 komuna të ndryshme të vendit. Veprimet e Qeverisë së Kosovës për mbylljen e institucioneve të drejtuara nga Serbia, ndikojnë negativisht te qytetarët e Kosovës – serbët etnikë dhe komunitetet e tjera – …
Më shumë...Ka dështuar takimi i parë i Komisionit të përbashkët të Kosovës dhe Serbisë për të pagjeturit
Ka dështuar takimi i parë i Komisionit të përbashkët të Kosovës dhe Serbisë për të pagjeturit, i planifikuar të mbahej sot në Bruksel, pasi që delegacioni i Serbisë refuzoi të marrë pjesë, në shenjë proteste pas aksionit të Qeverisë së Kosovës për mbylljen e institucioneve të Serbisë. Në Bruksel, delegacioni …
Më shumë...Bashkimi Demokratik për Integrim reagon kundër veprimeve të drejtoreshës së Institutit të Shëndetit Publik, Marija Andonovska
Bashkimi Demokratik për Integrim reagon ashpër ndaj veprimeve të drejtoreshës së Institutit të Shëndetit Publik, Marija Andonovska, e cila po ndjek një qasje të hapur diskriminuese me qëllim të nënshtrimit dhe përjashtimit të shqiptarëve nga ky institucion. Kontrolli i jashtëzakonshëm i Inspektoratit Administrativ Shtetëror, i iniciuar mbi një parashtresë anonime …
Më shumë...Shqipëria, Emiratet Arabe dhe Italia bashkohen në një aleancë strategjike, për energjinë e rinovueshme
Në Emiratet e Bashkuara Arabe, u nënshkrua marrëveshja e investimit për lidhjen nënujore të rrjetit të shpërndarjes së energjisë me Italinë në detin Adriatik, si edhe për investimet në rritjen e prodhimit nga burimet e rinovueshme në Shqipëri, ndërmjet, Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, Qeverisë së Republikës së Italisë dhe Qeverisë …
Më shumë...Në Rripin e Gazës ka arritur në 46.707 numri i palestinezëve të vrarë dhe 110.265 i të plagosur nga 7 tetori i vitit 2023
Autoritetet në Rripin e Gazës kanë njoftuar se është rritur në 46 mijë e 707 numri i palestinezëve të vrarë dhe në 110 mijë 265 i të plagosurve si pasojë e sulmeve të ushtrisë izraelite që nga 7 tetori i vitit 2023, transmeton Anadolu. Ministria e Shëndetësisë në Gaza ka …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
