NATO deklarohet për aleancën ushtarake Kosovë-Shqipëri-Kroaci

NATO ka reaguar në lidhje me marrëveshjen e nënshkruar mes Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë për forcimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, duke theksuar se Aleanca Veriatlantike nuk ka pasur rol në procesin e konsultimit për Deklaratën e Forcimit të Bashkëpunimit Mbrojtës, e nënshkruar pak ditë më parë. Një zyrtar i paidentifikuar i NATO-s ka deklaruar për gazetën malazeze “Vijesti” se kjo marrëveshje është një angazhim trepalësh mes këtyre tri shteteve dhe NATO nuk ka marrë pjesë në të. Ai ka shtuar se për çdo koment të mëtejshëm, do të duhet të drejtoheni tek institucionet përkatëse në Kosovë, Shqipëri dhe Kroaci. Zyrtari i NATO-s ka nënvizuar gjithashtu se Shqipëria dhe Kroacia kanë kontribuar në stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor për shumë vite, duke përfshirë edhe angazhimin e tyre në kuadër të misionit të NATO-s, KFOR, në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …