Lajmet

Kryetari Thaçi, ka hedhur poshtë pretendimet se ishte i përfshirë në krime lufte

Kryetari Thaçi

Kryetari i sapo zgjedhur i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë për “Die Presse”, ka thënë së akuzat serbe për trafikim organesh janë shpikje e çmendur. “Këto akuza janë një shpikje e çmendur. Ne nuk kemi asgjë për të fshehur. Prandaj, Kuvendi i Kosovës ka miratuar krijimin e Gjykatës Speciale. …

Më shumë...

Sërish bllokohet seanca e Kuvendit, opozita e bashkuar në veprime kundër Qeverisë

Sërish bllokohet seanca e Kuvendit, opozita e bashkuar në veprime kundër Qeverisë

Me rastin e fillimit të seancës së sotme në Kuvend, deputetët e opozitës me rrahje të tavolinave dhe me komunikim të zhurmshëm mes vete, kanë penguar fillimin e seancës së Kuvendit të Kosovës. Deputeti i VV-së, Rexhep Selimi, ka thënë se me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend, dëshmuam unitetin …

Më shumë...

Driton Çaushi: Nuk ka arsye të ndryshohen metodat e përdoruara deri tani në Kuvend

Driton Çaushi

Sot pritet  të mbahet seanca e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Lëvizja  Vetëvendosje ka paralajmëruar se veprimet për bllokimin e seancave do të jenë të njëjta, sikur ato deri tani. Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Çaushi, ka thënë se nuk ka arsye të ndryshohen  metodat e përdoruara deri më tani …

Më shumë...

Qeveria e Shqipërisë u fali borxhin 5425 ish-ushtarakëve në pension apo në lirim dhe rriti 60 % të pagesës së papunësisë

Qeveria e Shqipërisë u fali borxhin 5425 ish-ushtarakëve në pension apo në lirim dhe rriti 60 % të pagesës së papunësisë

Qeveria e Shqipërisë  i fali borxhin 984 milionë lekë 5425 ish-ushtarakëve në pension apo në lirim. Në të njëjtën kohë u vendos edhe rritja me 60 përqind e pagesës së papunësisë. Nga 6850 lekë ata tani do marrin 11 mijë lekë. Ndërkohë që ndryshon edhe koha e dhënies së kësaj …

Më shumë...

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti u takua në Shkup me zyrtarët e BE-së

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti u takua në Shkup me zyrtarët e BE-së

Në rezidencën e ambasadorit të Bashkimit Evropian në Maqedoni, ishte i ftuar edhe kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti. Ai u takua dhe bisedoi me ambasadorin Aivo Orav dhe me drejtoreshën për Evropën Perendimore, Ballkanin Perendimor dhe Turqinë pranë Shërbimit Evropian për Politikë të Jashtme Angelina Erchorst …

Më shumë...

Kadri Veseli është zgjedhur ushtrues detyre i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës

Kadri Vesel dhe Hashim Thaçi

Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të PDK-së, zëvendëskryetari aktual, Kadri Veseli është zgjedhur ushtrues detyre i kryetarit të kësaj partie. Vendimi për zgjedhjen e Veselit në këtë pozitë ka qenë unanim dhe me asnjë votë kundër. Veseli është pretendenti kryesor për t’u zgjedhur kryetar i PDK-së. Në fjalën e tij, …

Më shumë...

Jo zyrtarisht bëhet e ditur se AAK-ja dhe Nisma rezervohen nga veprimet e deritanishme në Kuvend

Opozita Gaz

Jo zyrtarisht bëhet e ditur se AAK-ja dhe Nisma për Kosovën nuk janë më të interesuara të vazhdojnë mënyrën e reagimit të deritanishëm, në pengimi e seancave  të Kuvendit të Kosovës përmes gaz lotsjellësit. Vetëm Lëvizja Vetëvendosje ende vazhdon t’i qëndrojë besnike formës së deritanishme të reagimit.  AAK-ja mendon se …

Më shumë...

Haki Demolli: Manifestimet në kuadër të “Epopesë së UÇK-së’’ ishin madhështore

Haki Demolli

Kryetari i Këshillit organizativ për organizimin dhe mbarëvajtjen e manifestimeve të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ministri i ministrisë për Forcën e Sigurisë, Haki Demolli në takimin analizues të punës së Këshillit që Ai drejtoi tha se manifestimet në Kuadër të Epopesë së UÇK-së ishin madhështore dhe se kaluan …

Më shumë...

Prokuroria e Nishit: Përdhosja me grafite e Xhamisë në qytetin e Nishit nuk është vepër penale

Prokuroria e Nishit: Përdhosja me grafite e Xhamisë në qytetin e Nishit nuk është vepër penale

Bashkësia Islame e Serbisë ka reaguar kundër përdhosjes së Xhamisë në qytetin e Nishit, ku tani për tani, persona të panjohur kanë shkruar grafite të ndryshme. Të përkujtojmë me këtë rast se në vitin 2004, me rastin e revoltës qytetare në Kosovës, serbët kishin djegur këtë xhami ndër të vetmet …

Më shumë...

Pavarësisht se BE-ja nuk na pranon ne po mundohemi ta mbajnë gjallë entuziazmin, ka thënë ministri, Çollaku (!)

Pavarësisht se BE-ja nuk na pranon ne po mundohemi ta mbajnë gjallë entuziazmin, ka thënë ministri, Çollaku (!)

Ministri i Integrimeve Evropiane, Bekim Çollaku, n ë një tryezë të organizuar nga “Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të hapur dhe European Policy Center”, ka deklaruar se  kriza e Bashkimit Evropian në këto vitet e fundit nuk e favorizon aspak procesin e integrimit të Kosovës në BE. Ai, tha se …

Më shumë...

Kryesia e Kuvendit të Kosovës nesër e përgatitur dhe e gatshme për ta mbajtur seancën plenare

Kuvendi i Kosovës

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka caktuar datën 10 mars për zhvillimin e seancës plenare. Në këtë seancë, si pikë e rendit të ditës, veç tjerash, do të jetë edhe Formimi i Organit Përzgjedhës të Pavarur për përzgjedhjen e anëtarëve në Organin Shqyrtues të Prokurimit. Më tej, pritet të bëhet …

Më shumë...

Opozita e bashkuar ka paralajmëruar se ta bllokojë edhe seancën e radhës të Kuvendit

Driton Çaushi

Opozita e bashkuar: Vetëvendosje, AAK dhe Nisma për Kosovën edhe njëherë kanë paralajmëruar se do të përpiqen  që nesër ta bllokojnë seancën e Kuvendit. Driton Çaushi nga Lëvizja Vetëvendosje tha sot se Opozita nuk ka ndryshuar asgjë sa i përket veprimeve të tyre, pasi që ditëve të fundit veprimet e …

Më shumë...

Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama kërkon që sa më parë të themelohet Forca e Armatosur e Kosovës

Komandanti i FSK-së, Rrahman Rama gjatë raportimit të tij para Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrje të FSK-së, ka thënë se kjo forcë po e pret vendimin politik për të nisur implementimin e planit dhjetëvjeçar, në mënyrë  që Kosova të ketë ushtri të mirëfilltë. Duke folur në detaje për angazhimin, misionet dhe …

Më shumë...

Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje e kanë gjuajtur sërish me vezë, zëdhënësin e Qeverisë, Arban Abrashi

Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje e kanë gjuajtur sërish me vezë, zëdhënësin e Qeverisë, Arban Abrashi

Aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje e kanë gjuajtur sërish me vezë ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, dhe zëdhënësin e Qeverisë, Arban Abrashi. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30 para objektit të Qeverisë së Kosovës. Për Vetëvendosjen, Abrashi, sikurse edhe kabineti qeveritar, është përgjegjës për situatën nëpër të cilën po kalon …

Më shumë...

Shoqata, “Down Syndrome Kosova”, filloi fushatën për shënimin e Ditës Botërore të Personave me Down

Shoqata, “Down Syndrome Kosova”, filloi fushatën për shënimin e Ditës Botërore të Personave me Down

Me moton “ Më përkrah sot që nesër të jem i pavarur”, Shoqata Down  Syndrome Kosova (DSK), ka nisur fushatën vendore për shënimin e Ditës Botërore të Personave të Prekur me Sindromën Down . Për më tepër, “Më përkrah sot që nesër te jem i pavarur”, ka për qëllim t`i …

Më shumë...

Shoqata Ekologjike “Eko Viciana”: “Ora e Tokës-Earth Hour” për herë të shtatë shënohet edhe në Kosovë

Shoqata Ekologjike “Eko Viciana”: “Ora e Tokës-Earth Hour” për herë të shtatë shënohet edhe në Kosovë

Më 19 Mars 2016, me rastin e shënimit të “Orës së Tokës – Earth Hour” do të zhvillohen aktivitete të ndryshme me qëllim të sensibilizimit të opinionit për rëndësinë që ka kursimi i energjisë në mbrojtjen e mjedisit. Qëllimi i kësaj iniciative është organizimi për herë të shtatë në Kosovë …

Më shumë...