Brickos

Vetëvendosje

Vetëvendosja: LDK-ja e Isa Mustafës është në panik nga mungesa e mbështetjes së qytetarëve

Duke iu referuar sondazhit të kompanisë “Ubo Consulting”, të realizuar në muajin shtator, i cili e radhit Lidhjen Demokratike të Kosovës të treten parti në vend, Lëvizja Vetëvendosje konstaton se pas skandaleve të shumta që prej krijimit të koalicionit LDK-PDK-Srpska, pas qeverisjes skandaloze bashkë me klanin “Pronto”, pas dështimit që të na e sjell “Zajednicën” dhe Demarkacionin, si dhe pas mungesës së guximit për të thënë qoftë edhe një fjalë të vetme kundër klanit “Pronto”, LDK-ja e Isa Mustafës është në panikë me rënien e mbështetjes së qytetarëve. Në bazë të një sondazhi të kompanisë “Ubo Consulting”, në muajin shtator, LDK-ja radhitet e  treta parti në vendm pas PDK-së, dhe Lëvizjes Vetëvendosje.“LDK-ja e Isa Mustafës, tashmë e ka shndërruar në traditë shpifjen dhe akuzën, ndaj kujtdo që ia thotë të vërtetën. Qoftë ndaj medieve, qoftë ndaj kompanive të ndryshme që masin opinionin pubik dhe qoftë ndaj qytetarëve. Në vend që të kërkojë sqarim nga kompania që kishte realizuar këtë sondazh, dhe të kërkojë të dijë parametrat, metodën e punës, etj. që ta analizojë nëse ky sondazh është serioz dhe shkencor, LDK e Isa Mustafës ka vendosur ta denoncojë atë pa kërkuar asnjë informacion.

Kontrolloni gjithashtu

Deminuesit e forcave të KFOR-it, kanë asgjësuar një sasi të dyshimtë të municionit të zbuluar në Mitrovicën e Jugut

Misioni i KFOR-it, në Kosovë ka ndërhyrë për të asgjësuar në mënyrë të sigurt një …