leoni

Kryetari, Bujar Nishani, dekoroi gazetarin, Frank Shkreli me titullin, “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut”

Kryetari, Bujar Nishani, dekoroi gazetarin, Frank Shkreli me titullin, “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut”

Me rastin e ndarjes së Dekoratës, “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut”, gazetarit Frank Shkreli nga kryetari i Shqipërisë, Bujar Nishani thuhet: Në nderim të veprimtarisë së palodhur atdhetare për çështjen kombëtare, si dhe në respekt të rolit e kontributit të çmuar dhënë për dekada me radhë si veprimtar i shquar i të drejtave të njeriut; farkëtues i lidhjeve të gjithanshme shqiptaro-amerikane, duke u shndërruar në një simbol të rrallë e të vyer të shqiptarizmit”; zotin Frank Shkreli me motivacionin: “Në vlerësim të veprimtarisë së shquar atdhetare dhe kontributit të vyer shumëvjeçar si gazetar, publicist e redaktor i Seksionit Shqip dhe drejtues i palodhur i Divizionit Euro-Aziatik të “Zërit të Amerikës”, duke përhapur, mbrojtur me paanshmëri dhe lartësuar vlerat e parimet e shenjta të lirisë dhe demokracisë”.

Në fjalën e tij me rastin e marrjes së Dekoratës, gazetari Frank Shkreli u shpreh:

Poe  ndaj me shokë, miqë, kolegë e dashamirë vlersimin  që më bëri mbrëmë Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Z. Bujar Nishani dule më dorëzuar dekoratën  e titullin: “Kalorës i Urdhërit të Skënderbeut”. Bashkangjitë mund të gjeni edhe fjalën e rastit. Me falënderimet e mia për Presidentin Nishani dhe për ju kolegë e miqë, u dëshiroj fund jave të këndshëm.

 Frank Shkreli është ndër veprimtarët, por edhe gazetarët e mirënjohur shqiptarë, i cili ka trajtuar dhe trajton tema ndër më të ndryshmet, në “Zërin e Amerikës” dhe në mediet tona  në Shqipëri,  Kosovë e më gjerë. Duke qenë gazetar me përvojë,  ai i ka dhënë kontribut të veçantë përhapjes së fjalës dhe shprehjes së lirë, duke u bërë pishtar i gazetarisë së pavarur e demokratike.

Kontrolloni gjithashtu

Armë, fishekë dhe pajisje teknologjike, janë gjetur nga aksioni i policisë në ministrinë e Mjedisit e Planifikimit Hapësinor të Liburn Aliut

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, është zhvilluar një aksion në Ministrinë e Mjedisit, …