leoni

Lajmet

VV: Pushteti i frikësuar nga masiviteti i pushtetit

Edhe Vetëvendosje ka reaguar ndaj pengesave që po i shkakton Policia e Kosovës. Në njoftimin e këtij subjekti thuhet se “frika nga masiviteti e ka bërë pushtetin që të mobilizohet për të ndaluar autobusët dhe për të mos lejuar ardhjen e protestuesve”. Sipas Vetëvendosjes, Policia ka ndaluar autobusët që vinin …

Më shumë...

Nisma: Qytetarët nuk do të ndalën së protestuari deri në largimin e kësaj Qeverie

NISMA për Kosovën falënderon dhe shpreh mirënjohje për të gjithë qytetarët, anëtarët e simpatizantët e subjekteve opozitare për pjesëmarrje sot në protestën e organizuar nga opozita e bashkuar. NISMA fton edhe njëherë koalicionin qeveritar që ta merr serozisht kërkesën e qytetarëve për dorëheqje. Populli i Kosovës sot të pa parë …

Më shumë...

AAK: Policia po i bllokon protestuesit

Policia e Kosovës ka filluar t’i ndalojë qytetarët që janë nisur në protestë. Sipas një komunikate të AAK-së, pjesëtarë të Policisë kanë penguar kolonën me makina dhe autobusë në udhëkryqin e Klinës, gjoja për t’i legjitimuar qytetarët. “I bëjmë thirrje policisë së Kosovës që të mos ndërhyjë me arsyetime banale, …

Më shumë...

Edhe një serb i akuzuar për krime lufte në Bosnjë

Një ish-zyrtar i lartë serb në Bosnjë e Hercegovinë, po akuzohet për krime lufte ndaj civilëve boshnjakë e kroatë gjatë luftës së Bosnjës. Një prokuror nga Departamenti për Krime Lufte, ka bërë të ditur se Borisllav Paravac është i akuzuar bashkë me tre serbë të tjerë. Paravac, i cili ishte …

Më shumë...

Malisheva e mobilizuar për mbrojtjen e sovranitetit të Republikës

Sot kur na ndan vetëm një ditë nga protesta, Malisheva si kurrë më parë po tregohet e gatshme, e vullnetshme e guximshme dhe e vendosur për të marrë pjesë në ngjarjen historike për mbrojtjen e sovranitetit dhe bërjes së shtetit. Ne, opozita e bashkuar në Malishevë gjatë këtyre ditëve kemi …

Më shumë...

Komunikatë e degëve të NISMËS për Kosovën, në Skënderaj dhe në Drenas

Të dashur qytetarë të Skenderajt dhe Drenasit! Lëvizja VETËVENDOSJE!, AAK dhe NISMA organizojnë udhëtimin për protestën që do të mbahet nesër më 9 janar! Në Skenderaj nisja bëhet në orën 11:30 nga stacioni i autobusëve, ndërsa në Drenas nisja bëhet në orën 11:30, nga selia e NISMA për Kosovën. Në …

Më shumë...

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, me disa bashkëpunëtorë po qëndron për vizitë në Athinë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, i shoqëruar nga bashkëpartiaket Musa Xhaferri, Fatmir Besimi dhe Artan Grubi po qëndron për vizitë pune në Athinë të Greqisë ku ka realizuar takim  me Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, z. Nikos Koxias.  Z. Ahmeti dhe z. Koxias diskutuan …

Më shumë...

Kryeministri takoi përfaqësuesin e pensionistëve

Pas vendimit të sotëm të Qeverisë për rritjen e pensioneve bazë të kontribut-dhënësve nga 140 në 158 euro, kryeministri Mustafa ka pritur në takim drejtuesit e Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës. Në këtë takim, kryetari i Lidhjes së Pensionistëve, Shaban Kajtazi ka falënderuar Qeverinë për përpjekjet e tyre për pensionistët …

Më shumë...

Mustafa: Të hënën do të mbahet një takim për çështjen e vizave

Kryeministri, Isa Mustafa në mbledhjen e sotme të kabinetit qeveritar, ka bërë të ditur se të hënën do të mbahet një takim i brendshëm në lidhje me çështjen e vizave. Ai, më tej ka thënë se këtë vit, veçmas këtë muaj do të dinamizohet puna e Qeverisë. Sipas kreut të …

Më shumë...

Dodik kërcënon: Bosnja nuk do të ekzistojë gjatë si shtet

Kryetari i të ashtuquajturës “Republika Srpska” në Bosnjë, Millorad Dodik citohet të ketë deklaruar se forma sesi funksionon ky entitet, është si një shtet. Sipas tij, Bosnja dhe Hercegovina nuk do të mund të zgjasë së ekzistuari edhe shumë kohë si shtet, duke qenë se  “forcimi i funksionimit të centralizuar do të …

Më shumë...

5300 hektarë u përmbytën nga të reshurat e shiut

Ministria e Punëve të Brendshme të Shqipërisë përmes një njoftimi ka bërë me dije se 5300 hektarë janë përmbytur në të gjithë vendin, për shkak të daljes së disa lumenjve nga shtrati. Sasia e madhe e të reshurave të shiut gjatë dy ditëve të fundit, ka bërë që disa lumenj …

Më shumë...

Ali Ahmeti dhe një delegacion i BDI-së po qëndrojnë në Athinë

Ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Kotzias ka pritur sot në takim një delegacion të Bashkimit Demokratik për Integrim, që po qëndron për vizitë në Athinë. Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë ka afishuar në rrjetet sociale një foto nga takimi në fjalë, duke theksuar se ka zhvilluar …

Më shumë...

Ministri Shala vizitoi Preshevën

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala ka vizituar sot qytetin e Preshevës. I shoqëruar edhe nga zëvendësministri i Kulturës, Rexhep Hoti, Shala zhvilloi një takim me kryetarin e komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa. Me këtë rast, ata nënshkruan Marrëveshjen për Bashkëpunim mes Komunës së Preshevës dhe Ministrisë së …

Më shumë...

Partitë opozitare në Kosovë do të protestojnë nesër kundër Qeverisë

Partitë opozitare në Kosovë, pritet që  nesër në Prishtinë  të protestojnë kundër kabinetit qeveritar të Isa Mustafës. Policia sot shpërndan nëpër njësitë e saja, planin operativ. Në kuadër të organizimeve, opozita ka njoftuar se ka siguruar transportin për aktivistët e Tiranës, të cilët duan të marrin pjesë në protestë. Me …

Më shumë...

Mustafa: Protesta të jetë paqësore

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa i ka bërë thirrje opozitës që të protestojë paqësisht. Në mbledhjen e Qeverisë, ai ka bërë me dije se organet e rendit do ta kryejnë punën e tyre. “Kosova ka përjetuar mjaft dhunë dhe nuk është mirë që përmes dhunës të synohet pushteti”, ka porositur …

Më shumë...

Formimi i AKS-së është kushti kryesor për vazhdimin e bisedimeve me qeveritarët e Kosovës

Zyrtarë të lartë të Qeverisë së Serbisë, në Beograd, rikonfirmojnë se  formimi i Asociacionit të Komunave serbe është kushti kryesor për vazhdimin e bisedimeve me qeveritarët e Kosovës. Marko Gjuriq, duke folur për formimin Asociacionit ka thënë se kjo është tema kryesore e Kosovës me Serbinë dhe  është temë e …

Më shumë...