Beqir Sina: Shqiptarët e Amerikës vendosën Shtatoren e Shën Terezës, në kryeqëndrën e botës, në New York

Beqir Sina: Shqiptarët e Amerikës vendosën Shtatoren e Shën Terezës, në kryeqëndrën e botës, në New York

Në Samitin e  70-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, shqiptarët e Amerikës, vendosën Shtatoren e Shën Terezës, në kryeqëndrën e botës, në New York, Daghamarskojd Plaza UN: Sheshi i kryeqëndrës së botës, është i zbukuruar dhe hijeshuar, si asnjëherëë tjetër, duke na bere edhe ne shqiptarëve të Amerikës edhe me shumë krenarë, se jemi Shqiptarët e Nënë Terezes dhe jemi duke e pritur këto ditë mbarë botën, me Shtatoren e Nëna Terezës. Kjo, shtatore e madhërishme, e vendosur në sy të të gjithë botës, e përuruar këtë fund javë — ajo javën tjetër në Nju Jork do të presë të gjithë ata që do të “zbarkojnë” nga mbara bota. Mbretër, kryetarë, kryeministra, ministra, udhëheqës fetarë nga mbarë bota, politikanë, artistë, sportistë, afaristë, biznesmenë dhe gazetarë nga i gjithë planeti – do të falen para kësaj Shtatore të Shejtë, e cila do të shëndërris në mes të këtij sheshi në metropolin e botës, qytetin e New Yorkut.

Qytet, ky i cili do të këtë shtatoren më të lart dhe më të bukur – ngjyrë floriri – dhe shpirt floriri, ashtu si e kishte vet kjo Nënë e Madhe – Nëna e gjithë Botës – Nena jonë Nëna Tereza me gjak Shqiptare. Javën e ardhshëme, ky shesh Daghamarskojd Plaza – do të bëhet edhe kryeqendra e botës – aty do të flitet për gjithë botën për gjithë planetin, do të flasin burrshtetasë në të gjitha gjuhët e botës, aty do të jetë e gjithë bota , mbarë njerëzimi, të të gjitha racave, kombësive dhe të gjitha besimeve fetare. Pikërisht, aty ku jo shumë larg tashmë, shqiptarët e Amerikës bënë një mrekulli tjetër. Ata fund javën e kaluar, teksa vendosën Shtatoren e Shejterësh Nëna Terezes, pikërisht në vendin ku javën tjetër do të mblidhet Samiti i 70-të i Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Tani ky shesh dhe ky vend i bekuar – ka për të folur shqip me vetë emrin edhe me bekimin e Shejtëreshës shqiptare Nëna Terezes – krenarisë sonë Shqiptare, në mes të Amerikës.

Kontrolloni gjithashtu

Në paraqitjen e tij të parë Gjykatës Speciale në Hagë, Haxhi Shala nuk është deklaruar rreth fajësisë apo pafajësisë së tij ndaj tri akuzave. Në seancën e djeshme atij i është lexuar aktakuza, gjoja përpjekje në pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes kërcënimit të rëndë, tentim për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare përmes pjesëmarrjes në veprimin e përbashkët të një grupi dhe për frikësim gjatë procedurës penale. Haxhi Shala, i cili ndodhet në paraburgim, ka konfirmuar se ka pranuar aktakuzën në gjuhën shqipe. Haxhi Shala është arrestuar më 11 dhjetor dhe një ditë më vonë u transferua në Qendrën e Paraburgimit në Hagë. Ndërsa, Sabit Januzi dhe Ismet Bahtijari janë arrestuar në Kosovë më 5 tetor 2023 dhe janë transferuar në objektin e paraburgimit, më 6 tetor 2023 në bazë të aktakuzës së konfirmuar.

I rrëzohet kërkesa për ulje dënimi Haxhi Shalës

Kryetarja e Gjykatës speciale, Ekaterina Trendafilova, ka refuzuar kërkesën e Haxhi Shalës për modifikim të …