Përkujtim në shënim të 100 vjetorit të lindjes së intelektualit, Xhelal Mitrovica

Përkujtim në shënim të 100 vjetorit të lindjes së intelektualit, Xhelal Mitrovica

Në  shënim  të 100 vjetorit të lindjes së atdhetarit dhe intelektualit të shquar, Dr. Xhelal Mitrovica, nënkryetari i komunës së Mitrovicës, Safet Kamberi, ka pritur familjarët e tij. Gjatë këtij takimi, nënkryetari Kamberi fillimisht ka falënderuar profesorin, Fazli Hajrizi i cili ka qenë edhe iniciator i organizimit të manifestimit për 100 vjetorin e lindjes së Dr.Xhelal Mitrovica, dhe gatishmërinë e treguar nga ekzekutivi për të mbështetur iniciativa tilla në promovimin e patriotëve dhe atdhetarëve shqiptarë. ëtë takim morën pjesë edhe vajzat e Dr.Xhelal Mitrovicës dhe djali Dervishi, i cili ndonëse me vite larg atdheut, tregoi se si babai i tyre i ka rritur me tradita shqiptare dhe se në shtëpinë e tyre zakonet e tradita shqiptare asnjëherë nuk kanë munguar. “Ndonëse të emocionuara, me një shqipe te pastër e cila tingëllonte shumë bukur, vajza Lolita ka falënderuar Komunën e Mitrovicës dhe përpjekjet për të larguar pluhurin i cili ka mbuluar veprat dhe idealin e shumë veprimtarëve shqiptarë, andaj tani ka ardhur koha që të shpalosen meritat dhe kontributi i tyre i cili duhet të jetë edhe udhërrëfyes për gjeneratat e reja”, thuhet në njoftim. Ndërsa, nënkryetari Kamberi ka shtuar se si institucione dhe si komunë kanë për obligim që gjeneratave të reja t’u shpalosin folklorin kombëtarë, njerëzit vullnetmirë dhe personalitetet e shquara të çështjes kombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti, prezanton qëndrimin e tij në konferencën e Partive Socialiste Evropiane, në Berlin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në konferencën e Partive Socialiste Evropiane në …