Tubimi i sotëm i kryetarë të partive të opozitës me aktivistë nuk nisi me fjalimet e tyre. Ata kanë përgatitur një video në të cilën kishin përmbledhur disa deklarata të qeveritarëve për disa nga ngjarjet dhe premtimet më të rëndësishme të cilët i dhanë që nga koha e fushatës zgjedhore. …
Më shumë...Lajmet
OVL e UÇK-së ka mbajtur një mbledhje për situatën politike dhe verifikimin e veteranëve
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës iu bën thirrje pushteti dhe opozitës që të ulen dhe t’i tejkalojnë problemet lidhur me temat e ngritura tash e katër muaj, sepse siç thuhet në komunikatën e OVL të UÇK-së, moskomunikimi mes vete është duke i sjellë dëme interesit …
Më shumë...Serbia e lemeritur nga raketat balistike kroate
Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq ka ngritur alarmin se raketat balistike që i ka blerë Kroacia, mund të përdoren kundër Serbisë. Në një intervistë dhënë për një televizion serb, Daçiq ka thënë se “armët të cilat Kroacia është duke i siguruar mund të përdoren vetëm kundër Serbisë”. …
Më shumë...SHFHDK: T’u njihet statusi “dëshmor i kombit” të gjithë të rënëve!
Sendërtimi i amanetit të dëshmorëve të kombit për një Kosovë plotësisht të lirë, të pavarur dhe sovrane, si dhe mbrojtja e Republikës së Kosovës duhet të çohet në vend, përndryshe çdo protestë e organizuar është e mirëseardhur.Sakrificat e shumta që populli ynë ka bërë shekuj me radhë ndaj pushtuesve të …
Më shumë...Shkodra: Grafitet kundër presidentes, huliganizëm që tejkalon lirinë e shprehjes
Kryetarja e Gruas së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Magbule Shkodra ka thënë se grafitet që sulmojnë kryetaren, Atifete Jahjaga, janë vepër e shëmtuar. Ajo ka vlerësuar se këto grafite tejkalojnë lirinë e shprehjes dhe bëjnë pjesë në huliganizmin politik. “Për më tepër kjo është edhe një sulm ndaj gruas …
Më shumë...Gjuriq: Do të bëjmë presione shtesë që Asociacioni të themelohet gjatë këtij viti
Beogradi do të bëjë presione shtesë dhe veprime diplomatike që themelimi i Asociacionit të ndodhë gjatë këtij viti. Kështu ka bërë të ditur shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i cili ka thënë se themelimi i Asociacionit do të jetë i domosdoshëm për …
Më shumë...Qeveria thotë se nuk shqetësohet nga protesta e 9 janarit
Qeveria e Kosovës deklarohet se nuk është e brengosur fort nga protesta e së shtunës, që është paralajmëruar nga tri partitë opozitare. Përderisa Vetëvendosje, AAK dhe Nisma do të kërkojnë dorëheqjen e Qeverisë, përfaqësuesit e pozitës thonë se koalicioni qeverisës po ecën shumë mirë dhe është stabil. Sipas tyre, opozita …
Më shumë...Rritet numri i aksidenteve në Prishtinë
Reshjet e fundit të borës kanë vështirësuar tejmase qarkullimin në Prishtinë, si për njerëz ashtu edhe për makina. Vonesa e organeve komunale për pastrimin e rrugëve dhe trotuareve ka bërë që brenda 24 orëve të fundit të shkaktohen 26 aksidente si dhe 14 të lënduar që kanë kërkuar ndihmën mjekësore. …
Më shumë...Haradinaj e quan ‘liri të shprehjes’ fyerjet që i bën ‘Stupcat’
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, gjatë qëndrimit në Prekaz ku po bënte homazhe para Komleksit Memorial, foli edhe për skeçin e Stupcave që u transmetua në televizionin e Veton Surroit. Ai ka thënë se luftëtarët e UÇK-së luftuan për lirinë e shprehjes. “Humori është pjesë e …
Më shumë...Shaban Shala (1952-2012) një jetë e tërë në shërbim të kombit e Atdheut
Katër vjet më parë u nda nga jeta, veprimtari i shquar i Çështjes Kombëtare, Shaban Veli Shala, vëlla i dëshmorit, Bedri Shala, i burgosur politik në vitet 80, njëri ndër ideatorët e formimit të UÇK-së, bashkëluftëtar i hershëm i legjendarit, Adem Jashari, komandant për moral në Zonën Operative të …
Më shumë...VV: Diaspora po organizohet kundër Zajednicës dhe Demarkacionit
Marrëveshjet e nënshkruara me Serbinë, si ajo për Zajednicën dhe Demarkacionin me Malin e Zi, kanë bërë që bashkatdhetarët tanë në diasporë të organizohen. Vetëvevendosje njofton se në qendrat e saj në Gjermani, Zvicër, Austri, Belgjikë, Suedi dhe Norvegji, janë organizuar një sërë aktivitetesh për të shprehur kundërshtimin ndaj marrëveshjeve …
Më shumë...NISMA: Ka plotë arsye për të protestuar, sepse vendi është duke shkuar shumë keq
NISMA për Kosovën sot ka mbajtur mbledhje me anëtarët e kryesisië dhe kryetarët e degëve, ku temë kryesore e takimit ishte protesta që do të mbahet më 9 janar, ku do të protestohet kundër marrëveshjeve me Serbinë, demarkacionit me Malin e Zi dhe qeverisë anti-kushtetuese. Kryetari i Këshillit Kombëtar të …
Më shumë...Isuf Ismaili: Radio Kosova e Lirë ushqim shpirtëror i liridashësve dhe atdhetarëve shqiptarë
Radio Kosova e Lirë është një nga vlerat dhe pasuritë më të mëdha të popullit shqiptar, sepse ajo nuk është thjesht një radio informative e kulturore, por mbi të gjitha ajo është një shtëpi e madhe në zemrat e liridashësve dhe shqiptarëve të ndërgjegjshëm e cila është formuar përmes mundimeve …
Më shumë...Përshëndetje Radios-Kosova e Lirë në përvjetorin e 17-të, veteranët e UÇK-së nga Shqipëria
Në përvjetorin e 17- Radios-Kosova e Lirë i kanë aritur përshëndetje edhe nga veteranët e UÇK-së, nga Shqipëria. Shoqata “Vullnetari i lirisë” në telegramin drejtuar radios shkruan: Ne, vullnetaret e luftes per lirine e Kosoves nga Republika e Shqiperise i dergojme kete pershendetje Radio Kosova e Lire, institucionit kryesor propagandistik …
Më shumë...Osman Osmani: Jo iniciativës së “zbatimit për dëbim” nga Zvicra
Ditën e shtunë, më 12 dhjetor 2015, në Bernë të Zvicrës u krijua Komiteti mbipartiak i veprimtarëve politikë e sindikalistë me prejardhje shqiptare kundër Iniciativës ksenofobe të “zbatimit për dëbim” nga Zvicra. Një iniciativë e tillë dëmton rëndë të drejtat e qytetarëve të huaj në Zvicër, sidomos të atyre me …
Më shumë...E ultë: Mërgimtarët vazhdojnë t’i shfrytëzojnë rrugët e Serbisë për vajtje-ardhje
Serbia vazhdon të përfitojë nga bashkatdhetarët tanë që jetojnë në vendet perëndimore, të cilët zgjedhin territorin serb për të kaluar në Evropë. Kolona, shpeshherë të gjata disa kilometra, janë krijuar në pikëkalimet kufitare në Merdarë e Dheu i Bardhë. Autoritetet serbe janë sjellë me përçmim ndaj bashkatdhetarëve tanë, duke i …
Më shumë...