Valdet Gjinovci

AUV: Do të lejohet hapja e tregjeve për të shitur delet të cilat theren për festën e Kurban Bajramit

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka njoftuar se do të lejoj hapjen e tregjeve për të shitur delet të cilat theren për festën e Kurban Bajramit. Krye shefi ekzekutiv i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), Valdet Gjinovci, ka thënë se lejohet përdorimi i tregjeve për tregtim të deleve, qengjave, pasi që sëmundja e Gungore nuk i prek këtë kategori të kafshëve. Ai ka shtuar më tutje se pasi që është e pamundur që AUV të kontrollojë tregjet ata kanë kërkuar nga autoritetet komunale që të ndërmarrin veprimet e nevojshme.  Në tregje do të lejohet të bëhet vetëm tregtimi, ndërsa, therja e kurbanëve do të bëhet në thertoret e lejuara nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Kurti po e shtyn vendin drejt zgjedhjeve të reja për t’ua faturuar fajin të tjerëve

Ish Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka akuzuar kryeministrin në detyrë, …