Pajaziti: Zgjedhjet e reja nuk janë në interes të agjendës shtetërore të Kosovës

Pajaziti: Qytetarëve të Kosovës ju imponua agjenda politike e opozitës për demarkacionin

Kryetari i Degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Gjilan, Zenun Pajaziti ka deklaruar se qytetarëve të Kosovës ju imponua agjenda politike e opozitës për demarkacionin. Ai shtoi më tutje se institucionet e Kosovës nuk mundën ta kryejnë punën e tyre, si pasojë e përdorimit të dhunës. Qytetarëve padrejtësisht iu ka imponuar agjenda politike e opozitës për demarkacionin dhe fatkeqësisht, si rrjedhojë e përdorimit të dhunës,  institucionet e vendit, ishin të penguara në punën e tyre normale. Prandaj, pa dashur ta paragjykojmë drejtësinë, përdorimi i dhunës dhe çdo veprim i dhunshëm mbi institucionet dhe shtetin, të trajtohet me ligj. Partia Demokratike të Kosovës, tashmë ka qëndrim të qartë për marrëdhëniet me fqinjët, për proceset integruese të vendit, për partneritetin me BE, SHBA dhe partnerët e ndryshëm ndërkombëtarë, si dhe për ruajtjen e sovranitetit e kushtetueshmërisë së vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …