Tito

Josip Broz Tito: “Kam qenë kundër Kushtetutës të vitit 1974! Të gjithë ata që kanë votuar Janë fajtorë

Jugo-shqiptarët  e sotëm kanë respekt të madh për babanë e tyre ideologjik e politik, Josip Broz Tito. Sot në disa portale si Koha  net etj shkruan se Titoja ishte në favor të  Republikës së  Kosovës. Dokumentet flasim ndryshe. Më më 21 dhjetor të vitit  1979, mbajtur në Karagjorgjevë, Titua kishte thënë: Kam qenë kundër Kushtetutës të vitit 1974! Të gjithë ata që kanë votuar, do të jenë fajtor për fatin e Jugosllavisë.

Historiani  kroat, Vjenceslav Cençiq në librin e tij: “Rëfimi fundit i Titos”, duke u mbështetur në stenogramet e fjalimit, që Tito ka mbajtur në Karagjorgjevë në vitin 1979,  ka zbuluar se i adhuruari i politikanëve shqiptarë të Kosovës, atëherë edhe tani, ka qenë një antishqiptar i tërbuar. Ai lidhur me pozitën  e shqiptarëve në Jugosllavi ka thënë: “Kam qenë kundër Kushtetutës të vitit 1974! Kam qenë kundër dhënies së shtetësisë për krahinat dhe pjesëve që republikave u mundësojë shkëputje nga federata pa marrëveshje me republikat, pa referendum në krejt vendin. Edhe sot, edhe atëherë e përsëris se kjo “e keqe” nga këto të drejta kushtetuese të krahinave do ta rrënojnë Jugosllavinë. E kam ditur se gjendja e sigurisë në Kosovë është e keqe, por nuk e kam ditur që raportet ndërmjet republikave tona kanë rënë kaq poshtë. Shokë, më duhet të them se kur është në pyetje Kosova, të gjithë ata që kanë votuar për Kushtetutën e vitit 1974 do të jenë fajtorë për fatin e Jugosllavisë” ka thënë Tito, bazuar në këtë libër.  Ky lajm nuk është botuar në mediet e vendit me prejardhje jugosllave, përveç  në ndonjë portal.  Jugo-shqiptarët  e sotëm kanë respekt të madh për babanë e tyre ideologjik e politik, Josip Broz Tito. Asokohe, veprimtari Jusuf Gërvalla duke ironizuar gazetarët  prosllavë të Rilindjes, si Jusuf Buxhovi, Maksut Shehu, Sinan Hasani, e shumë të tjerë kishte botuar në “Lajmëtarin e lirisë” shkrimin me titull, “Viktima që glorifikon xhelatin e vet”.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ambasadori holandez, Robert Bosch thotë se skenat e dhunës, janë imazhe jo të mira për Kosovën

Robert Bosch: Kosovës po i kërkohet të bëjë lëshime më shumë sesa Serbisë

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka shpjeguar arsyet pse shumica e ndërkombëtarëve kërkojnë …