Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi ka bërë të ditur se 11 mijë persona kanë konfirmuar pjesëmarrjen në protestën e sotme. “Nga kontaktet telefonike me anëtarët e Vetëvendosjes, pa e përfshirë anëtarësinë e Prishtinës, ardhjen në protestë e kanë konfirmuar rreth 11,350 vetë”, ka thënë Krasniqi. Sipas tij, në këtë numër …
Më shumë...Lajmet
Policia po përpiqet t’i shpërndajë protestuesit në sheshin “Nënë Tereza” të Prishtinës
Policia e Kosovës me qëllim të shpërndarjes së protestuesve në sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet, ka hedhur shumë gaz lot-sjellës, për të mos lejuar eskalimin e dhunës nga grupe të protestuesve, të cilët kanë sulmuar objektin e Qeverisë. Policia ndërkohë ka vënë në veprim edhe autoblindat me qëllim për të …
Më shumë...Policia shton masat e sigurisë në kryeqytet
Në kuadër të planit operativ, Policia e Kosovës ka ndërmarrë masa të forta sigurie në prag të protestës së paralajmëruar nga opozita. Forca të shumta policore vërehen në stacionet kryesore në Prishtinë, ndërkohë që janë vendosur edhe automjetet e blinduara të njësive speciale. Poashtu, kompani për mirëmbajtjen e qytetit janë …
Më shumë...Organizatorët kanë shpallur të përfunduar protestën e sotme në kryeqytet
Rreth orës 15 e 30 minuta organizatorët kanë shpallur të përfunduar protestën e sotme në kryeqytet, ndërsa grupe të ndryshme protestuesish vazhdojnë të gjuajnë ndërtesën e Qeverisë. Kryetari i lëvizjes Vetëvendosjes, Visar Ymeri, e ka shpallur të përfunduar protestën, ndërkohë që një numër protestuesish vazhdon të hedh zjarr në drejtim …
Më shumë...Policia kontrollon banesën e deputetit, Kurti
Policia e Kosovës ka kontrolluar sot banesën e deputetit, Albin Kurti. Në prag të protestës së thirrur nga partitë opozitare, pjesëtarë të Policisë së Kosovës i kanë bërë një kontroll deputetit të Vetëvendosjes, i cili po mbahet në arrest shtëpiak. Qëllimi i këtij kontrolli thuhet se ka qenë vërtetimi nëse …
Më shumë...Protesta paqësore po eskalon në dhunë që mund të jetë shumë e rrezikshme
Protesta paqësore po eskalon në dhunë që mund të jetë shumë e rrezikshme për shkak të pranisë së madhe të protestuesve nga mbarë Kosova, që po protestojnë në qendrë të Prishtinës. Tashmë në oborrin e ndërtesës së Qeverisë është hedhur edhe koktej molotovi nga disa protestues me maska. Shumë shishe …
Më shumë...Selimi: Çdo parti do të jetë e obliguar për zbatimin e marrëveshjeve
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Petrit Selimi ka thënë se dhuna e partive opozitare ka shkaktuar shumë probleme dhe dëme për Kosovën dhe imazhin e saj si shtet. Kjo është vërejtur, sipas tij, nga reagimet e Komisionit Evropian, Parlamentit Evropian, diplomacisë së Tiranës, ambasadave të huaja si dhe …
Më shumë...Shpërthen në dhunë protesta e opozitës
Protesta e opozitës ka shpërthyer në përleshje të gjëra me policinë, ku nuk janë kursyer koktej mollotovët, gurët e fishekzjarret. Teksa deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi mori fjalën, disa protestues iu afruan rrethojave të Qeverisë, duke hedhur koktej mollotovi e gurë. Policia nuk është kundërpërgjigjur, por është tërhequr disa metra …
Më shumë...Tahiri: Asociacionin mund ta shuajmë
Edhe pse nuk thuhet askund në Marrëveshjen e Brukselit, ministrja për Dialog, Edita Tahiri thotë se Qeveria ka fuqi për shuarjen e Asociacionit. “Nëse ne vërtetojmë se Asociaiconi nuk po e respekton Kushtetutën kur të duam marrim vendim për shuarjen e tij. Siç e krijojmë, ashtu edhe mund ta zhbëjmë” …
Më shumë...Haradinaj: Kosovën nuk e japim për hir të askujt
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj i pari iu ka drejtuar protestuesve, në sheshin e kryeqytetit duke bërë thirrje për protesta paqësore. Ai ka folur për shkaqet që opozita po proteston sot në mënyrë masive në Prishtinë. Haradinaj ka folur për korrupsionin në institucionet e vendit, për papunësinë, mërgimin e shqiptarëve …
Më shumë...Moor: Të gjithë ne jemi myslimanë, meksikanë, katolikë, hebrenj, të bardhë të zinj, motra e vëllezër
Regjisori dhe aktivisti i mirënjohur amerikan, Michael Moore ka kritikuar kandidatin republikan për zgjedhjet e ardhshme, Donald Trump lidhur me qëndrimin e tij racist, anti mysliman. Trump ka premtuar se nëse zgjidhet kryetar i Amerikës do të ndalojë hyrjen e çdo myslimani në Amerikë. Michael Moor në kundërshtim të ideve …
Më shumë...Ali Ahmeti dhe një delegacion i BDI-së po qëndrojnë në Athinë
Ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Kotzias ka pritur sot në takim një delegacion të Bashkimit Demokratik për Integrim, që po qëndron për vizitë në Athinë. Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë ka afishuar në rrjetet sociale një foto nga takimi në fjalë, duke theksuar se ka zhvilluar …
Më shumë...Ministri Shala vizitoi Preshevën
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala ka vizituar sot qytetin e Preshevës. I shoqëruar edhe nga zëvendësministri i Kulturës, Rexhep Hoti, Shala zhvilloi një takim me kryetarin e komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa. Me këtë rast, ata nënshkruan Marrëveshjen për Bashkëpunim mes Komunës së Preshevës dhe Ministrisë së …
Më shumë...Partitë opozitare në Kosovë do të protestojnë nesër kundër Qeverisë
Partitë opozitare në Kosovë, pritet që nesër në Prishtinë të protestojnë kundër kabinetit qeveritar të Isa Mustafës. Policia sot shpërndan nëpër njësitë e saja, planin operativ. Në kuadër të organizimeve, opozita ka njoftuar se ka siguruar transportin për aktivistët e Tiranës, të cilët duan të marrin pjesë në protestë. Me …
Më shumë...Mustafa: Protesta të jetë paqësore
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa i ka bërë thirrje opozitës që të protestojë paqësisht. Në mbledhjen e Qeverisë, ai ka bërë me dije se organet e rendit do ta kryejnë punën e tyre. “Kosova ka përjetuar mjaft dhunë dhe nuk është mirë që përmes dhunës të synohet pushteti”, ka porositur …
Më shumë...Formimi i AKS-së është kushti kryesor për vazhdimin e bisedimeve me qeveritarët e Kosovës
Zyrtarë të lartë të Qeverisë së Serbisë, në Beograd, rikonfirmojnë se formimi i Asociacionit të Komunave serbe është kushti kryesor për vazhdimin e bisedimeve me qeveritarët e Kosovës. Marko Gjuriq, duke folur për formimin Asociacionit ka thënë se kjo është tema kryesore e Kosovës me Serbinë dhe është temë e …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
