Thaci

AAK: Shoqëritë e ndryshme kanë hequr qafe edhe diktatorë më të mëdhenjë se Mustafa e Thaçi

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar ndaj deklaratave të bëra në konfenrencën për medie të mbajtur nga krueministri, Isa mustafa dhe zëvendëskryeministri, Hashim Thaçi. Ata e kanë humbur edhe arsyen edhe përgjegjësinë dhe për më tepër fjalori kërcënues i tyre, është shqetësues për këtë vend. Ne e kuptojmë gjendjen e tyre të rëndë, sepse më në fund po përballen me sovranin i cili do t’ju japë përgjigjen e merituar dhe do t’i flakë në pluhurin e harrësës dhe turpit. Shoqëritë e ndryshme, e edhe kjo e Kosovës, ka njohur dikatorë më të medhenj se sa që janë duke na u shfaqur tashmë Mustafa dhe Thaçi, por edhe ata kanë përfunduar të poshtëruar nga qytetarët. Të njëjtin fat do ta kenë edhe këta kontrabandues të vullnetit qytetar, para zgjedhjeve të fundit dhe tash. Zëri i mbi 100 mijë qytetarëve nuk mbytet, pse Mustafa dhe Thaçi, vjellin vrerë mbi ta, thuhet në komunkatën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Britania e Madhe: Kosova e Serbia duhet të jenë të përfshira në mënyrë konstruktive në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja

Sigurimi i pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës ishte tema e diskutuar në seancën e fundit …