Policia e Kosovës ka arrestuar sekretarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj

Fushata e Policisë së Kosovës, kundër aktivistëve të Vetëvendosjes dhe të opozitës po vazhdon edhe pas protestës paqësore të 17 shkurtit. Policia ka arrestuar sekretarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj. Arrestimin e tij e ka konfirmuar Adonis Tahiri nga Vetëvendosje. Dardan Molliqaj është duke u kërkuar nga Policia e Kosovës, për, sikur thuhet prishje të rendit dhe qetësisë publike, si dhe dëmtimin e veturave zyrtare të EULEX-it.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Mos luani me Ligjin për Specialen, është gabim dhe e dëmshme

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, e ka cilësuar gabim dhe të dëmshëm kthimin …