Lajmet

Protestat për librin shqip, do të mbahen në Preshevë dhe në Bujanoc

Burimet e lajmeve nga tri komunat e Kosovës Lindore bëjnë të ditur se protestat për librat shqip, të cilat i ka ndaluar qeveria e Serbisë, do të fillojnë në Preshevë e do të vazhdojnë edhe në Bujanoc. Ky është njoftimi që ka dhënë Këshilli studentor i tri komunave të Kosovës …

Më shumë...

Kryekuvendari Veseli foli në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, ka thënë se ata që ushtrojnë dhunë ndaj grave nuk janë burra. “Ata burra që ushtrojnë dhunë nuk janë burra, ata janë qyqarë që nuk kanë forcë të ballafaqohen me realitetin”, ka thënë Veseli. …

Më shumë...

11 mijë nxënës shqiptarë të Kosovës Lindore kanë mbetur pa tekste shkollore në gjuhën shqipe

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu, ka thënë se 11 mijë nxënës të Luginës së Preshevës kanë mbetur pa tekste shkollore në gjuhën shqipe si pasojë e bllokadës që ka bërë Qeveria e Serbisë, duke mos lejuar të hyjnë 100 mijë tekste nga Kosova për nxënësit shqiptarë të Luginës …

Më shumë...

Qeveria ka ndarë katër milionë euro për RTK-së vetëm për 6 muajt e parë të vitit 2016

Qeveria e Kosovës ka ndarë katër milion euro për Radio Televizionin e Kosovës. Këto mjete RTK do t’i ketë në dispozicion vetëm për gjashtë muaj të vitit 2016. Gjatë kësaj periudhe komisioni funksional në bazë të ligjit aktual të RTK-së të gjejë mënyrën e financimit të RTK. Ky propozim i …

Më shumë...

Më 25 nëntor 1998 u zhvilluan luftime në Vojnik të Skënderajt dhe jo në Rezallë të Re (ish-Ludovik)

Më 25 nëntor të vitit 1997, forcat policore serbe kishin rrethuar lagjen Binakaj të fshatit Vojnik të Skënderajt, me qëllim për ta arrestuar luftëtarin,( tani dëshmor) Abedin Rexha, i njohur me nofkën e luftës, “Sandokani”.  Abedin Rexha bashkë me vëllezërit: Afrimin, Brahimin dhe bashkëluftëtarë të tjerë  u kishte dalë përballë …

Më shumë...

U certifikuan 130 koordinatorë për sigurim të cilësisë në shkollat e Arsimit Profesional të Kosovës

Janë certifikura 130 koordinatorë për sigurim të cilësisë në shkollat e Arsimit dhe Aftësimit Profesional të Kosovës, të cilët kanë ndjekur trajnimin “Përgjegjësitë e menaxhmentit dhe menaxhimi i burimeve njerëzore dhe fizike në Arsim dhe Aftësim Profesional. Në ceremoninë e certifikimit të tyre, ministri i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe …

Më shumë...

Berisha: Nuk heqim dorë nga veprimet tona

Seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës, e caktuar për datën 30 nëntor, nuk do të jetë ndryshe nga seancat që jemi mësuar t’i shohim: me lotsjellës, konfrontime e gjuhë të ashpër. Kjo pasi që opozita nuk e ka ndërmend të heq dorë nga veprimet për bllokimin e seancave, deri …

Më shumë...

Opozita bën thirrje për manifestimin e 28 Nëntorit

Aktivistë të Vetëvendosjes, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës, sot kanë realizuar një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. Ata vendosën një mbishkrim me shkronja të mëdha ‘Për Republikën’. Me këtë rast, përfaqësuesit e partive opozitare u kanë bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen manifestimit të 28 …

Më shumë...

Kuçi nuk i përmend fare gjeneralit të KFOR-it, vizitën e kryegjeneralit serb të akuzuar për krime lufte

Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi ka pritur sot në takim komandantin e KFOR-it, gjeneralin italian Guglielmo Luigi Miglietta, me të cilin folën për forcimin e bashkëpunimit midis Kosovës dhe NATO-s, përmes pranisë së KFOR-it. Të dy bashkëbiseduesit ishin të mendimit se prania e KFOR-it është një kontribut për paqen dhe …

Më shumë...

Haradinaj bën thirrje për protestë të qetë me 28 Nëntor

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka siguruar se protesta e 28 Nëntorit, do të jetë e qetë. Me këtë rast, ai ka ftuar të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në protestat e opozitës, për siç ka thënë, mbrojtjen e shtetit. “Ftoj të gjithë qytetarët e …

Më shumë...

Trafikantët nga Kosova kapen duke kontrabanduar migrantë ilegalë

Trafikanët nga Kosova që bëjnë transportimin ilegal të migrantëve, janë më të identifikuarit nga autoritetet zvicerane. Siç bëjnë me dije mediet nga Zvicra, gjatë këtij viti, përkatësisht nga perudha janar-tetor, janë kapur afërsisht kontrabandistë me refugjatë sa në gjithë vitin e kaluar. Në rajonin kufitar II, rreth kantonit të Cyrihiut, …

Më shumë...

Fundamentalisti Irinej i fton serbët të vendosën në Kosovë

Në kohën kur ka shqiptarë që mezi presin liberalizimin e vizave për të ikur drejt Evropës, patriarku fundamentalist serb, Irinej u ka bërë thirrje të gjithë serbëve që kanë jetuar në Kosovë, të kthehen në shtëpitë e tyre. “I ftoj të gjithë ish-banorët e Kosovës të kthehen nëpër shtëpitë, tempujt …

Më shumë...

26 Nëntori 1997 shënon Betejën e parë frontale të UÇK-së përballë forcave serbe

(Letra e Legjendarit, Adem Jashari për Betejën në Ludoviq)             Pas humbjes që kishin pësuar në fshatin Vojnik të Drenicës, më 25 nëntor të vitit 1997, forcat policore serbe, të nesërmen, më 26 nëntor, me përforcime të shumëfishta, pasuar  me autoblinda pizgauerë, mitralozë të rëndë dhe me një …

Më shumë...

Bajrami: Asociacioni do të ketë më së shumti kompetenca në arsim

Në njërën nga pikat e Marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, parashihet që ky entitet të ushtrojë kompetenca të gjëra edhe në fushën e arsimit. Siç precizohet në pikën 4 të kësaj Marrëveshje, si funksion i Asociacionit konsiderohet edhe mbikëqyrja e plotë në fushën e arsimit. Ministri i …

Më shumë...

Gjykata e Apelit hedh poshtë kërkesën për lirimin e deputetes, Kadaj-Bujupi

Gjykata e Apelit ka hedhur poshtë ankesën e avokatit të deputetes së AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi. Kërkesa e palës mbrojtëse kishte të bënte me lirimin e saj nga paraburgimi. Me këtë rast, Gjykata e Apelit vetëm sa ka konfirmuar vendimin e mëparshëm të Gjykatës Themelore për masën e paraburgimit prej 30 …

Më shumë...

Kumtesë e Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit

Çështja e përcaktimit të kufijve është kusht i shtetësisë sipas të drejtës ndërkombëtare. Debati i ngritur së fundi rreth kufijve të Kosovës, është një temë me të cilën as nuk duhet të bëhet politikë ditore dhe as nuk mund të dëshmohet patriotizëm, sepse kjo çështje është e mbështetur mbi bazën …

Më shumë...