Lajmet

Policia po përpiqet t’i shpërndajë protestuesit në sheshin “Nënë Tereza” të Prishtinës

Policia e Kosovës me qëllim të shpërndarjes së protestuesve në sheshin “Nënë Tereza” në kryeqytet, ka hedhur shumë gaz lot-sjellës, për të mos lejuar eskalimin e dhunës nga grupe të protestuesve, të cilët kanë sulmuar objektin e Qeverisë. Policia ndërkohë ka vënë në veprim edhe autoblindat me qëllim për të …

Më shumë...

Policia shton masat e sigurisë në kryeqytet

Në kuadër të planit operativ, Policia e Kosovës ka ndërmarrë masa të forta sigurie në prag të protestës së paralajmëruar nga opozita. Forca të shumta policore vërehen në stacionet kryesore në Prishtinë, ndërkohë që janë vendosur edhe automjetet e blinduara të njësive speciale. Poashtu, kompani për mirëmbajtjen e qytetit janë …

Më shumë...

Organizatorët kanë shpallur të përfunduar protestën e sotme në kryeqytet

Rreth orës 15 e 30 minuta organizatorët kanë shpallur të  përfunduar protestën e sotme në kryeqytet,  ndërsa grupe të ndryshme protestuesish vazhdojnë të gjuajnë ndërtesën e Qeverisë. Kryetari i  lëvizjes Vetëvendosjes, Visar Ymeri, e ka shpallur të përfunduar protestën, ndërkohë që një numër protestuesish vazhdon të hedh zjarr në drejtim …

Më shumë...

Policia kontrollon banesën e deputetit, Kurti

Policia e Kosovës ka kontrolluar sot banesën e deputetit, Albin Kurti. Në prag të protestës së thirrur nga partitë opozitare, pjesëtarë të Policisë së Kosovës i kanë bërë një kontroll deputetit të Vetëvendosjes, i cili po mbahet në arrest shtëpiak. Qëllimi i këtij kontrolli thuhet se ka qenë vërtetimi nëse …

Më shumë...

Mustafa: Të hënën do të mbahet një takim për çështjen e vizave

Kryeministri, Isa Mustafa në mbledhjen e sotme të kabinetit qeveritar, ka bërë të ditur se të hënën do të mbahet një takim i brendshëm në lidhje me çështjen e vizave. Ai, më tej ka thënë se këtë vit, veçmas këtë muaj do të dinamizohet puna e Qeverisë. Sipas kreut të …

Më shumë...

Dodik kërcënon: Bosnja nuk do të ekzistojë gjatë si shtet

Kryetari i të ashtuquajturës “Republika Srpska” në Bosnjë, Millorad Dodik citohet të ketë deklaruar se forma sesi funksionon ky entitet, është si një shtet. Sipas tij, Bosnja dhe Hercegovina nuk do të mund të zgjasë së ekzistuari edhe shumë kohë si shtet, duke qenë se  “forcimi i funksionimit të centralizuar do të …

Më shumë...

5300 hektarë u përmbytën nga të reshurat e shiut

Ministria e Punëve të Brendshme të Shqipërisë përmes një njoftimi ka bërë me dije se 5300 hektarë janë përmbytur në të gjithë vendin, për shkak të daljes së disa lumenjve nga shtrati. Sasia e madhe e të reshurave të shiut gjatë dy ditëve të fundit, ka bërë që disa lumenj …

Më shumë...

Ali Ahmeti dhe një delegacion i BDI-së po qëndrojnë në Athinë

Ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Kotzias ka pritur sot në takim një delegacion të Bashkimit Demokratik për Integrim, që po qëndron për vizitë në Athinë. Ministria e Punëve të Jashtme të Greqisë ka afishuar në rrjetet sociale një foto nga takimi në fjalë, duke theksuar se ka zhvilluar …

Më shumë...

Ministri Shala vizitoi Preshevën

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala ka vizituar sot qytetin e Preshevës. I shoqëruar edhe nga zëvendësministri i Kulturës, Rexhep Hoti, Shala zhvilloi një takim me kryetarin e komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa. Me këtë rast, ata nënshkruan Marrëveshjen për Bashkëpunim mes Komunës së Preshevës dhe Ministrisë së …

Më shumë...

Partitë opozitare në Kosovë do të protestojnë nesër kundër Qeverisë

Partitë opozitare në Kosovë, pritet që  nesër në Prishtinë  të protestojnë kundër kabinetit qeveritar të Isa Mustafës. Policia sot shpërndan nëpër njësitë e saja, planin operativ. Në kuadër të organizimeve, opozita ka njoftuar se ka siguruar transportin për aktivistët e Tiranës, të cilët duan të marrin pjesë në protestë. Me …

Më shumë...

Mustafa: Protesta të jetë paqësore

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa i ka bërë thirrje opozitës që të protestojë paqësisht. Në mbledhjen e Qeverisë, ai ka bërë me dije se organet e rendit do ta kryejnë punën e tyre. “Kosova ka përjetuar mjaft dhunë dhe nuk është mirë që përmes dhunës të synohet pushteti”, ka porositur …

Më shumë...

Formimi i AKS-së është kushti kryesor për vazhdimin e bisedimeve me qeveritarët e Kosovës

Zyrtarë të lartë të Qeverisë së Serbisë, në Beograd, rikonfirmojnë se  formimi i Asociacionit të Komunave serbe është kushti kryesor për vazhdimin e bisedimeve me qeveritarët e Kosovës. Marko Gjuriq, duke folur për formimin Asociacionit ka thënë se kjo është tema kryesore e Kosovës me Serbinë dhe  është temë e …

Më shumë...

Thaçi: Nuk ka zgjedhje para 2018-ës

Zëvendëskryeministri, Hashim Thaçi ka përjashtuar mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme, duke theksuar se ato do të mbahen në vitin 2018. Ai ka thënë se zgjedhjet lokale, ashtu siç edhe parashihet, do të mbahen në vitin 2017, ndërkaq ato nacionale një vit më pas. “Atëherë qytetarët do t’i shpërblejnë ata që …

Më shumë...

Federata Sindikale e Bujqve të Kosovës, i bashkohet protestës së nesërme të opozitës

Federata Sindikale e Bujqve të Kosovës, i bashkohet protestës së nesërme të opozitës, për ta kundërshtuar “Zajednicën” dhe faljen e mbi 8.000 Ha tokë Malit të Zi, dhe kundër kësaj Qeverie. Bujqit e Kosovës më së shumti kanë arsye për të protestuar. Sepse, Qeveria e Isa Mustafës e Hashim Thaçit, …

Më shumë...

KFOR-i mund të angazhohet në protestën e nesërme

Në protestën e nesërme të opozitës pritet të angazhohen edhe njësitë e KFOR-it. Si indikacione për një mundësi të tillë shërbejnë patrullimet e KFOR-it në oborrin e ndërtesës së Qeverisë. Disa burime jo-zyrtare brenda Policisë thonë se janë në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me inteligjencën e KFOR-it në lidhje me protestën …

Më shumë...

Hashim Thaçi nuk e përfaqëson unitetin e popullit dhe nuk duhet të zgjidhet kryetar

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, duke folur për mediet është cituar të ketë deklaruar se kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi nuk e përfaqëson unitetin e popullit dhe  nuk duhet të zgjidhet kryetar. Ai ka veçuar me këtë rast se protesta e së shtunës do të jetë masive dhe opozita nuk …

Më shumë...