Policia shton masat e sigurisë në kryeqytet

Në kuadër të planit operativ,
Policia e Kosovës ka ndërmarrë masa të forta sigurie në prag të protestës së paralajmëruar
nga opozita. Forca të shumta policore vërehen në stacionet kryesore në Prishtinë,
ndërkohë që janë vendosur edhe automjetet e blinduara të njësive speciale. Poashtu,
kompani për mirëmbajtjen e qytetit janë parë tek heqin kubëzat me të cilat po
shtroheshin disa trotuare. Në protestat e kaluara, protestuesit kishin përdorur
edhe kubëzat e trotuareve për të sulmuar pjesëtarët e Policisë.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Mos luani me Ligjin për Specialen, është gabim dhe e dëmshme

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, e ka cilësuar gabim dhe të dëmshëm kthimin …