Lajmet

Kremlini voton Rezolutë për bllokimin e kompanive turke

Kremlini zyrtar ka miratuar një Rezolutë për vendosjen e masave ndaluese ndaj kompanive turke. Në atmosferën e rënduar të marrëdhënieve Moskë-Ankara, Qeveria ruse përmes kësaj rezolute do t’ua ndalojë ndërmarrjeve turke të merren ndërtimtari, turizëm, me biznese hoteliere dhe me shërbime për nevoja të shtetit dhe të komunave nga 1 …

Më shumë...

Ymeri: Zgjedhjet do të sillnin frymëmarrje të re në vend

Kreu i Vetëvendosjes, Visar Ymeri ka vlerësuar se opozita gjatë këtij viti është treguar më e fuqishme sesa pozita. Ai ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese e ka shpallur të vdekur Marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Sipas Ymerit, zgjedhjet e parakohshme do të sillnin frymëmarrje të re demokratike …

Më shumë...

Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të PDK-së kanë munguar shumë autoritete të partisë

Kryetari i PDK-së Hashim Thaçi në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të PDK-së për fund të vitit ka deklaruar se viti 2016 pritet të jetë vit i rëndësishëm për Kosovën, meqë sipas tij  pritet të bëhet themelimi i Forcave të Armatosura të Kosovës, liberalizmi i vizave, rritja e mirëqenies së …

Më shumë...

Qeveria e Isës njeh diplomat e Universitet që sfidon sistemin arsimor

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme, ka votuar kriteret për lëshimin e certifikatave për shtetasit e Kosovës që kanë marrë diploma universitare nga i ashtuquajturi Universitet i Mitrovicës veriore. Me këtë rast, zëvendëskryeministri nga radhët e Listës ‘Srpska’, Branimir Stojanoviq, ka thënë se megjithë vonesën, ky vendim është për …

Më shumë...

Kandidatja e LDK-së për deputet, gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese

Kryetarja e Kosovës, Atifete Jahjaga, bazuar në nenin 84, pikat 4 dhe 19 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, dhe nenin 7 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, si dhe bazuar në vendimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës për propozimin e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese, ka …

Më shumë...

Thaçi e quan të suksesshëm vitin 2015

Zëvendëskryeministri, Hashim Thaçi gjatë një interviste për gazetën ‘Epoka e Re’, e ka quajtur të suksesshëm vitin 2015. Nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit, tërheqja e një miliard e gjysmë investimeve nga jashtë dhe krijimi i kornizës ligjore që siguron gjyqësor të pavarur, i ka vlerësuar si të arriturat kryesore për …

Më shumë...

AAK: Nuk ka rrugë tjetër pos shkarkimit të Qeverisë Mustafa

AAK ka mbajtur një konferencë për medie, gjatë të cilës ka folur për ngjarjet që shënuan vitin që po lëmë pas. Duke komentuar mbi mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja, nënkryetari i kësaj partie, Ardian Gjini ka thënë se nuk përjashtohet që partitë opozitare të shkojnë me një listë …

Më shumë...

Dialogu mes Kosovës e Serbisë vështirësohet për shkak të qëndrimeve destruktive serbe

Dialogu politik për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë po vështirësohet për shkak të qëndrimeve destruktive të Qeverisë së Serbisë ndaj Kosovës, thotë njëri nga këshilltarët e kryeministrit Mustafa për Radion Evropa e Lirë. Ai thekson se vazhdimin e dialogut e vështirëson edhe moszbatimi i marrëveshjeve të arritura deri …

Më shumë...

Daut Hoxha: 100 qytetarët të Kosovës luftojnë në organizatat terroriste, ISIS dhe Al Nusra

Policia e Kosovës ka bërë të ditur për mediet se nga viti 2013 e deri më tani policia ka filluar hetime kundër rreth 200 personave të dyshuar për terrorizëm dhe procedura penale ndaj tyre  është në faza të ndryshme. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka shtuar se varësisht nga …

Më shumë...

Ymeri: Çmimi i rrymës rrezikon të ngritet 50%

Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri duke komentuar ndërtimin e termocentralit ‘Kosova e Re’ nga kompania ‘Contour Global’, ka paralajmëruar se norma e kthimit të interesit kapital prej 21% do ta bëjë shumë të kushtueshëm ndërtimin e këtij termocentrali. Gjatë një paraqitje para medieve, kreu i Vetëvendosjes ka akuzuar Qeverinë e …

Më shumë...

Kocijançiq nuk do t’ia dijë: Asociacioni të themelohet sa më parë

Bashkimi Evropian është njoftuar me vendimin e Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Marrëveshjen për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe. Maja Kocijançiq, zëdhënëse e përfaqësueses së lartë të BE-së, Federica Mogherini, ka kërkuar nga autoritetet e Kosovës që sa më parë të themelojnë Asociacionin e Komunave me shumicë …

Më shumë...

Dështon procesi për pajisjen e Kosovës me kod telefonik

Plani i veprimit për Marrëveshjen e telekomunikacionit vlerësohet si i dështuar, njoftojnë mediet. Gjatë bisedimeve në Bruksel, ekipet nga Prishtina dhe Beogradi ishin pajtuar që me 15 nëntor, Austria të aplikonte në Organizatën Ndërkombëtare për Telekomunikacion (ITU), për kodin 383 që duhej t’i takonte Kosovës. Sidoqoftë, ky aplikim nuk është …

Më shumë...

KMDLNJ reagon ndaj dhunës së ushtruar ndaj aktivistit, Egzon Azemi

Monitorues të Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, kanë vizituar Qendrën e Ndalimit në Prishtinë, për t’u njoftuar me gjendjen e aktivistëve të arrestuar të Vetëvendosjes. Me këtë rast, ata vizituan aktivistin 20-vjeçar të Vetëvendosjes, Egzon Azemi nga Prishtina, i cili u arrestua dje në afërsi …

Më shumë...

Digjet një veturë e Ministrisë së Kulturës në Gjilan

Vazhdon trendi i djegies së veturave zyrtare në Kosovë. Rreth orës 1:15 të mesnatës së djeshme në rrugën ‘Xhevat Ajvazi’ në Gjilan, është përfshirë nga zjarri një veturë zyrtare e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Siç bëhet e ditur në kumtesën e Policisë, vetura zyrtare ‘Nisan Trail’, pronë e …

Më shumë...

Peja do të nis jetësimin e projektit të Qendrës së Skijimit ‘Borea’

Ndërtesa e kazermës së Forcës së Sigurisë së Kosovës bashkë me pjesët përcjellëse sot i është dorëzuar komunës së Pejës, në shfrytëzim për jetësimin e projektit ‘Borea’. Lajmi është bërë i ditur edhe nga kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxhiri. Me këtë rast, FSK ka bërë dorëzimin e kazermës së FSK-së …

Më shumë...

Gjykata në Prizren kërkon aktivistin që sulmoi ministrin, Memli Krasniqi

Gjatë mbrëmjes së djeshme, disa të rinj kanë sulmuar me vezë ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi. Përgjegjësinë për këtë aksion e ka marrë Lëvizja Vetëvendosje, e cila ka njoftuar se aktivisti Egzon Azemi është rrahur nga truprojat e ministrit, Krasniqi. Policia e Kosovës në raportin e …

Më shumë...