Lajmet

Komuna e Prishtinës 10 vjet më parë ia ka dhënë pronën Katedrales vetëm për shfrytëzim

Lokalet afër Katedrales të cilat janë rrënuar tash e sa vite për t’u ndërtuar të rejat sipas planit urbanistik të Komunës së Prishtinës, kanë mbetur në gjysmë. Sipas planit të paraparë ato është dashur të përfundojnë në fillim të vitit 2014, mirëpo deri më tash punimet janë zhvilluar vetëm në …

Më shumë...

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka pritur në Shkup z. Ernst Reichel

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti,  ka pritur sot në Shkup z. Ernst Reichel, i dërguar special i Gjermanisë për Evropën Juglindore, Turqinë dhe shtetet e EFTA-s, si dhe Ambasadoren e Gjermanisë në Maqedoni, Zonjën Christine Althauser.  Lideri i BDIsë Ahmeti dhe diplomati gjerman Reichel diskutuan hapur …

Më shumë...

Prishtina ende nuk zbardh rrethanat e vrasjes së Ndrecajt dhe Rizajt

Megjithë përpjekjet e medieve për të mësuar versionin e institucioneve të Kosovës mbi ngjarjet në Kumanovë, Prishtina zyrtare ende nuk ka kërkuar zyrtarisht sqarime nga ana e autoriteteve të Maqedonisë. Kësisoj, luftimet e 9 dhe 10 majit në Lagjen e Trimave në Kumanovë, vazhdojnë të jenë të mjegulluara nga paqartësitë. …

Më shumë...

Mustafa: Kemi përkrahje ndërkombëtare për Forcat e Armatosura

Kryeministri, Isa Mustafa është shprehur optimist për ndihmën e ndërkombëtarëve në themelimin e Forcave të Armatosura të Kosovës. Në një intervistë për RTK-në, ai ka thënë se fillimisht duhet të bindet Beogradi që ka gisht në votën e Listës ‘Srpska’. Sipas tij, për krijimin e ushtrisë së Kosovës ekziston edhe …

Më shumë...

Gjuriq: Prishtina po refuzon Bashkësinë e Komunave Serbe

Drejtuesi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka deklaruar se Prishtina po refuzon nënshkrimin e marrëveshjes për krijimin e Bashkësisë së Komunave Serbe. Në një prononcim për Radio Televizionin Shtetëror të Serbisë, ai ka thënë se përgjatë tri viteve të fundit të bisedimeve, nuk …

Më shumë...

Jabllanoviq: Nuk pranojmë të trajtohemi si OJQ

Kryetari i Listës ‘Srpska’ ka përsëritur qëndrimin e Beogradit se Bashkësia e Komunave serbe nuk do të jetë organizatë jo-qeveritare. Në një prononcim për të përditshmen serbe ‘Veçernji Novost’, ai ka paralajmëruar ndryshimin e Kushtetutës së Kosovës, për siç ka thënë ai, themelimin e bashkësisë së komunave serbe. “Prishtina është …

Më shumë...

Haradinaj: Shumë kohë ia ka dhënë OKB-së për ta bërë ligjin në Kosovë, tash u bë mjaft

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në një intervistë për Tribuna Channel thotë se është po ai i vitit 2004, kur pati lënë postin e kryeministrit për t’a përfillur kërkesën e drejtësisë ndërkombëtare. Mirëpo, tani po e shohim një realitet të ri. Nëntë vjet, Kosova, i ka dhënë mundësinë OKB-së për …

Më shumë...

Amandamentet për themelimin e Gjykatës Speciale s’ mund të kthehen më në Kuvend

Tri partitë e opozitës: Vetëvendosje, AAK  dhe NISMA për Kosovën kanë publikuar  një deklaratë të përbashkët rreth mundësisë së kthimin në Kuvend të amendamenteve për themelimin e Gjykatës Speciale. Ata kanë deklaruar njëzëri  se amandamentet për themelimin e Gjykatës Speciale nuk mund të kthehen në Kuvendin e Kosovës. “Vendimi i …

Më shumë...

Ligjvënësi amerikan, Eliot Engel, do të qëndrojë për një vizitë në Kosovë

Ligjvënësi amerikan, Eliot Engel, do të qëndrojë për një vizitë në Kosovë nga e marta deri të dielën më 5 korrik. Gjatë vizitës së tij, ai do të takohet me zyrtarë qeveritarë dhe përfaqësues të institucioneve zyrtare. Sot, Engel do të takohet me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, në orën …

Më shumë...

Vuçiq: Delegacionet në Bruksel nuk janë marrë vesh për asnjë çështje

Pas përfundimit të takimeve me delegacionin e Kosovës, kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiq, është cituar të ketë deklaruar se dy delegacionet nuk janë marrë vesh për asnjë çështje. Ai për gazetën “Veçernje Novostit”, ka thënë se dy delegacionet kanë qenë shumë afër arritjes së marrëveshjes për Asociacionin serb të komunave, …

Më shumë...

Pas bisedimeve në Bruksel palët s’ kanë arritur pëlqim për asnjërën prej katër marrëveshjeve

Gjatë bisedimeve në Bruksel, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa dhe ai i Serbisë Aleksandar Vuçiq, nuk kanë arritur të nënshkruajnë asnjërën prej katër marrëveshjeve për të cilat kanë biseduar.  As, pas takimit 17 orësh Mustafa dhe Vuçiq nuk janë marrë vesh për Asociacionin e komunave, e as për Telekomin. Marrëveshje …

Më shumë...

Presion i egër ndërkombëtar për krijimin e Gjykatës anti-UÇK

Presioni i pashembullt ndërkombëtar bashkë me shantazhet e shumta po bëjnë që Qeveria e Kosovës të riprocedojë, brenda pak ditësh, ndryshimet kushtetuese për Gjykatën Speciale. Duke shpërfillur vendimin e shumicës së deputetëve që i thanë JO të fortë Gjykatës anti-UÇK, Qeveria do të provojë sërish t’i procedojë ndryshimet kushtetuese, duke …

Më shumë...

Holanda e ambasadorit, Robert Bosh, në Prishtinë, fajtore për krimet serbe në Srebrenicë

Më 26 qershor 2015,  gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës ku po debatohej lidhur me Gjykatën Speciale, ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosh kishte ushtruar një presion të vazhdueshëm te deputetët e opozitës, të cilët  po kundërshtonin votimin e amendamentit të Kushtetutës së Kosovës, që do t’ i hapte …

Më shumë...

Veseli: Në seancën e radhës nuk diskutohen amendamentet kushtetuese

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka bërë me dije se nuk do të ketë seancë tjetër për ri-procedimin e amendamenteve kushtetuese për Gjykatën Speciale. Gjatë takimit të sotëm, ai nuk ka arritur t’i bind shefat e grupeve parlamentare për përafrimin e qëndrimeve rreth ri-procedimit të ndryshimeve kushtetuese për …

Më shumë...

Vuçiq: Beogradi dha gjithçka nga vetja

Pas takimit të djeshëm në Bruksel, kryeministri serb Aleksandër Vuçiq në një paraqitje për medie, ka deklaruar se “Beogradi ka dhënë gjithçka nga vetja, për të arritur marrëveshje”. Kreu i Qeverisë serbe ka bërë të ditur se më së shumti qëndrimet mes palëve janë përafruar për telekomin. Përndryshe, në takimin …

Më shumë...

Ministria e Bujqësisë fillon pagesat për grurë

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka proceduar pagesat për përfituesit e subvencioneve për grurë. Janë mbi 5 milionë euro që do të shpërndahen tek 9148 përfitues, ndërkohë që janë në shqyrtim edhe aplikacionet e 1030 përfituesve të tjerë. Ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi ka sqaruar se vendimi që …

Më shumë...