Lajmet

Gjykata e Apelit konfirmon paraburgimin për deputetën, Albulena Haxhiu

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh për deputeten e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu. Përmes një njoftimi, Gjykata e Apelit e ka cilësuar si të pabazuar ankesën e avokatit mbrojtës, kundër aktvendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Apeli bën të ditur se pandehura …

Më shumë...

Sh. Pantina: Fakti se është femër nuk i jep shumë kredibilitet insitucional kryetares Jahjaga

Deputetja e Vetëvendosjes, Shqipe Pantina, duke folur për fjalimin e paralajmëruar në Kuvend nga kryetarja, Jahjaga,  ka deklaruar për mediet se fakti që ajo është femër, nuk i jep më shumë kredibilitet për institucionin që e përfaqëson, edhe pse opozita ende nuk ka marrë vendim se si do të veprojë …

Më shumë...

Nuk dihen veprimet e opozitës karshi fjalimit të kryetares, Jahjaga

Ende nuk dihet nëse deputetët opozitarë do të bllokojnë me mënyrat e njëjta seancën e Kuvendit, në të cilën është paraparë që kryetarja e vendit, Atifete Jahjaga të mbajë një fjalim para ligjvënësve. Në takimin e fundit të zhvilluar me të parën e shtetit, krerët e opozigës kanë premtuar se …

Më shumë...

Jahjaga: Do ta mbaj fjalimin vjetor në Kuvendin e Kosovë

Kryetarja  e Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë se do të mbajë fjalimin e saj vjetor në Kuvendin e Kosovës, pasi ka obligim kushtetues, të cilin edhe do ta përmbushë. “Ju e dini se edhe me Kushtetutën e vendit është e paraparë adresimi nga ana e Presidentit, dhe unë do ta …

Më shumë...

Aktivistët e Vetëvendosjes hedhin ngjyrë në veturën e ministrit, Abrashi

Aktivistë të Vetëvendosjes sot kanë goditur me ngjyrë makinën e zëdhënësit të Qeverisë, Artan Abrashi. Lajmi është konfirmuar nga Vetëvendosje në faqen e saj në Facebook. Ky subjekt ka arsyetuar hedhjen e ngjyrës, me faktin se ministri Abrashi para disa ditësh e ka krahasuar forcën më të madhe opozitare në …

Më shumë...

Vuçiq: Serbia llogarit që të mbyllë negociatat me BE-në në fund të vitit 2019

Serbia llogarit që të mbyllë negociatat me Bashkimin Evropian në fund të vitit 2019 duke ia lënë më pas unionit vendimin për anëtarësimin e saj, ka deklaruar kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, pak ditë nga hapja e dy kapitujve të parë negociues BE-Serbi, të hënën e ardhshme në Bruksel. Në negociatat …

Më shumë...

Musliu: Serbia me polici e ushtri po vihet kundër Asociacionit të Komunave Shqiptare

Kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Kosovën Lindore, Jonuz Musliu ka tërhequr vërejtjen për gjendjen e rëndë të nxënësve shqiptarë në tri komunat e mbetura nën Serbi, si pasojë e mungesës së librave. Në një emision në njërën nga televizionet lokale në Kosovë, ai ka bërë me dije se …

Më shumë...

Kuvendi i Kosovës nuk ka raport të detajuar për shpenzimet që bëjnë deputetët

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, kishte premtuar se në mandatin e tij do të ketë një raport të detajuar për të gjitha shpenzimet, por një gjë e tillë nuk është bërë deri më tani. Instituti Demokratik i Kosovës, që merret me monitorimin e punës së Kuvendit, ka bërë të ditur …

Më shumë...

Lidington: I zhgënjyer me pritjen që Serbia i organizoi kriminelit të luftës

Ministri britanik për Evropën, David Lidington në një postim të afishuar në llogarinë e tij në Twitter, ka kritikuar pritjen që i ka organizuar Serbia një gjenerali të dënuar për krime lufte në Kosovë. Ministri britanik ka shprehur zhgënjimin me pritjen që i është organizuar gjeneralit, Lazareviq. “I zhgënjyer me …

Më shumë...

Zëvendësministri, Selimi prit në takim amabsadorin e ri austriak

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Petrit Selimi, ka pritur sot në një takim njoftues ambasadorin e sapo-emëruar austriak në Prishtinë, Gernot Pfandler. Zëvendësministri, Selimi e njoftoi përfaqësuesin austriak për zhvillimet e fundit politike dhe ekonomike në vend. Më pas, diskutimi u përqëndrua në thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror dhe atë shumëpalësh, …

Më shumë...

Opozita nesër organizon Manifestim në Gjilan

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj përmes një video-mesazhi publik, u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në manifestimin e nesërm në Gjilan. “Qytetarë të Gjilanit dhe të Anamoravës, të bashkohemi nesër në shesh të Gjilanit në ora 13:00 për të protestuar paqësisht kundër marrëveshjeve …

Më shumë...

Minxhozi: Nuk ka nevojë për ndërmjetësim nga Shqipëria

Gjatë një ligjërate të mbajtur në një nga universitetet private në vend, ambasadori i Shqipërisë, Qemal Minxhozi ka deklaruar se kriza aktuale në Kosovë nuk ka nevojë për ndërmjetësim nga Tirana. Sipas tij, zgjidhja e situatës është në duart e krerëve politikë. “Klasa politike duhet ta gjejnë zgjidhjen nëpërmjet dialogut, …

Më shumë...

Kryetarja Jahjaga vlerësoi punën e delegacionit korean për paqe

Kryetarja, Atifete Jahjaga, priti sot në takim udhëheqësin e delegacionit të paqes nga Koreja Jugore, Man Hee Lee. Ajo e përgëzoi delegacionin korean për angazhimin në nismat e paqes, duke shprehur me këtë rast mbështetjen e Kosovës. Ndërkaq, udhëheqësi i këtij delegacioni, Lee e njoftoi kryetaren Jahjaga, për përpjekjet që …

Më shumë...

Kryeministri Mustafa konsideron se Qeveria që drejton i ka arritur objektivat e saj

Duke folur për të arriturat e qeverisë që drejton, kryeministri Isa Mustafa ka thënë se gjatë këtij viti që po lëmë pas është bërë një punë e madhe. Ai theksoi se e arritura më e madhe gjatë këtij viti ka qenë nënshkrimi i MSA-së mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Ai …

Më shumë...

Komandanti i FSK-së gjeneral Rraham Rama në një vizitë zyrtare në Britani të Madhe

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, me ftesë të Ministrit të Mbrojtjes të Britanisë së Madhe, nga 7 deri më 12 dhjetor 2015, po qëndron për një vizitë zyrtare në Londër. Komandanti i FSK-së, gjeneral Rama gjatë vizitës në Londër u pritë në Ministrinë e Mbrojtjes, …

Më shumë...

Sot më 10 dhjetor shënohet Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut

10 dhjetor është Dita Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut. Kjo datë është një përkujtim i Deklaratës Universale për të Drejtat e Njeriut, e cila u miratua në 10 dhjetor të vitit 1948 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara. Pas këtij akti historik, Asambleja ftoi të gjitha shtetet …

Më shumë...