Veprimtari dhe ish i burgosuri politik, Nimon Krasniqi, ka publikuar emrat e shtatë pjesëtarëve të UDB-së, jugosllave që e torturuan për më shumë se gjashtë muaj. Krasniqi ka identifikuar Mehmet Haskajn, Mehmet Locin, Xhelajdin Beqirin, Ismajl Nallbanin, Qazim Mazrekajn, Dem Mujën, dhe Jakup Lonçarin si përgjegjës për tortura fizike dhe …
Më shumë...Lajmet
Gjykata Speciale, në Hagë, ka marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit kundër, Ismet Bahtijarit
Gjykata Speciale, në Hagë ka marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit, Ismet Bahtijarit. Vendimi është marrë nga gjykatësja e procedurës paraprake, Marjorie Masselot më 26 korrik 2024. “Gjykatësi i Procedurës Paraprake urdhëron vazhdimin e paraburgimit të Z. Bahtijari. Nëse ai dëshiron të bëjë këtë, të paraqesë …
Më shumë...PDK-ja do t’i drejtohet Prokurorisë Speciale për të hetuar aferën e manipulimit me tekstet shkollore nga Qeveria
Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se vendimi i deputetëve të shumicës për zëvendësimin e kryetarit dhe zëvendës-kryetarit nga radhët e opozitës të Komisionit Hetimor Parlamentar për hetimin e subvencionimit të blerjes së teksteve shkollore, është i paligjshëm dhe sulm i drejtpërdrejtë mbi mandatin e deputetit. …
Më shumë...KQZ-ja ka publikuar disa raste të fletëvotimeve të vlefshme dhe të pavlefshme në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës
KQZ-ja ka publikuar disa raste të fletëvotimeve të vlefshme dhe të pavlefshme në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës. Fletëvotimet e pavlefshme mbeten një shqetësim i gjerë në Kosovë, pasi një numër i konsiderueshëm i tyre shpallen të tilla në çdo proces zgjedhor. Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, vetëm …
Më shumë...ABC: Opinionet e amerikanëve për Zëvendës-presidenten Kamala Harris janë rritur, me 43% nga 35% në javën e kaluar
Një sondazh i ABC-së i publikuar zbulon se opinionet e amerikanëve për Zëvendëspresidenten Kamala Harris janë rritur, me 43% që e shohin atë favorite, ndërsa 14% të tjerë nuk kanë asnjë mendim. Ky është një përmirësim për të nga një sondazh i publikuar javën e kaluar, ku 35% e vlerësuan …
Më shumë...Deputetët socialistë kanë firmosur propozimin e kryeministrit Rama, që Elisa Spiropali të jetë kryetare e Kuvendit
Në mbledhjen me dyer të mbyllura të Grupit të PS, deputetë socialistë kanë firmosur për propozimin e kryeministrit Rama që Elisa Spiropali të jetë kryetare e Kuvendit. Edi Rama e bëri propozimin në Kongresin e PS, ku Spiropali do të zërë vendin e Lindita Nikollës, e cila dha dorëheqjen në seancën …
Më shumë...Ambasadori i BE-së viziton vendpunishten e Fakultetit të ri të Shkencave Matematike-Natyrore të financuar nga BE-ja
Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog, vizitoi sot vendpunishten ku po ndërtohet Fakulteti i ri i Shkencave Matematike-Natyrore i Universitetit të Prishtinës, i shoqëruar nga përfaqësues të UP-së, UNOPS-it, si dhe nga Ambasadorët e Rinj Evropianë. Kjo strukturë moderne, e financuar me një grant prej 8.9 milionë eurosh nga BE-ja, …
Më shumë...Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se edukimi i ushtarakëve vazhdon të jetë prioritet i ministrisë që e drejton
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka deklaruar se edukimi i ushtarakëve vazhdon të jetë prioritet i ministrisë që e drejton. Ai ka saktësuar se 104 kadetë të FSK-së aktualisht janë duke studiuar në akademitë më të njohura ushtarake brenda dhe jashtë vendit, si në Amerikë, Turqi, Gjermani, Mbretëri të Bashkuar, …
Më shumë...Haxhiu: Deputetët e Vetëvendosjes, po mbajnë mbledhje të Komisionit Hetimor në kundërshtim me Ligjin për Hetim Parlamentar
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka bërë të ditur se deputetët e partisë Vetëvendosje, po mbajnë mbledhje të Komisionit Hetimor në kundërshtim me Ligjin për Hetim Parlamentar. Ai ka shkruar se kjo po bëhet me qëllim të mbulimit të keqpërdorimeve që janë bërë nga ministri të Qeverisë …
Më shumë...Ministri i Jashtëm, Igli Hasani deklaroi se Shqipëria e mbështet perspektivën evropiane të Bosnjë-Hercegovinës
Shqipëria e mbështet perspektivën evropiane të Bosnjë-Hercegovinës dhe synon të forcojë më tej raportet përmes ambasadave të rihapura në Tiranë dhe në Sarajevë. Ministri i Jashtëm, Igli Hasani, priti në takim ministrin e Bosnjë-Hercegovinës, Elmedin Konakoviq për të diskutuar nga afër çështjet nga turizmi e siguria rajonale, deri te Kosova …
Më shumë...R. Bosch: Një fitore e mundshme e zonjës, Kamala Harris, në zgjedhjen kryetare e Amerikës, mundësi më e mirë për Kosovën
Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, e vlerësoi tërheqjen e Xho Bidenit nga kandidatura për kryetar të Amerikës si një vendim të duhur, duke theksuar se Biden edhe mund të kishte humbur ndaj Donald Tramp. Bosch e konsideroi një fitore të zonjës Harris si një mundësi më të mirë …
Më shumë...Anketa e Fuqisë Punëtore tregon se femrat janë më pak të zëna me punë dhe më pak të përfaqësuara
Sipas Anketës së Fuqisë Punëtore për vitin 2023, të publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës Shkalla e lartë e joaktivitetit mbetet një sfidë e madhe për Kosovën. Popullsia në moshë pune është reduktuar me një rënie prej 23 mijë e 663 krahasuar me vitin e kaluar. Ndërkohë, numri i …
Më shumë...BDI: Gjuetia politike e shtrigave dhe kërcënimet me jetë janë dhunë e orkestruar politike
Bashkimi Demokratik për Integrim dënon “gjuetinë politike të shtrigave” të motivuar politikisht që ka në shënjestër ish-Ministrin tonë të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe BDI-në si organizatë politike. Akuzat e pabaza për “pengim të drejtësisë” të ngritura kundër tij janë të fundit në një seri akuzash dhe kërcënimesh të pabazuara që …
Më shumë...Gjykata Themelore në Ferizaj shpalli fajtor dhe dënoi me burg të përjetshëm, Dardan Krivaqën, për vrasjen e Marigona Osmanit
Gjykata Themelore e Ferizajt edhe në rigjykim ndaj Dardan Krivaqës, e ka dënuar me burg të përjetshëm për vrasjen e Marigona Osmanit, ndërsa e ka liruar nga akuza për dhunim. I akuzuari Arbër Sejdiu është dënuar me 15 vjet burg për ndihmë në vrasjen e rëndë në bashkëkryerje, kurse është …
Më shumë...Nga janari deri në korrik të këtij viti, 174 infermierë kanë kërkuar licencën e plastifikuar për të punuar jashtë Kosovës
Nga janari deri në korrik të këtij viti, 174 infermierë kanë kërkuar licencën e plastifikuar për të punuar jashtë Kosovës, ndërsa 81 kanë kërkuar vërtetim të Kodit Etik, sipas kryetares së Sindikatës së Infermierëve të Kosovës, Nexhmie Gori. Ajo theksoi se arsyeja kryesore për largimin e infermierëve është çështja e …
Më shumë...Deputetja, Ganimete Musliu, bën të ditur se minatorët e Trepçës nuk i kanë marrë pagat e tyre, qe dy muaj
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, bën të ditur se minatorët e Trepçës tregon nuk kanë marrë pagat e tyre qe dy muaj. Ajo kritikoi ashpër qeverinë, duke theksuar se ndërsa krerët e shtetit ndodhen në Francë, minatorët po përballen me kushte të vështira dhe mungesë të të ardhurave. Ata krahas …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
