Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur mos ekzekutimit të pagave për sektorin publik

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar lidhur mos ekzekutimit të pagave për sektorin publik. Ajo ka thënë se Qeveria e ka shkelë 10 herë Kushtetutën dhe se po i mban peng kundërligjshëm gjysmën e ministrive dhe 29 agjenci me pozita kyçe me ushtrues detyre. Qeveria e cila e ka shkelë 10 herë Kushtetutën e Republikës së Kosovës, kjo që po i mban peng kundërligjshëm  gjysmën e ministrive dhe 29 agjenci me pozita kyçe me ushtrues detyre, nuk e ka problem sot edhe pse në kundërshtim me Ligjin për të caktuar dikë ushtrues detyre në Thesar në mënyrë që të procedojë me ekzekutimin e pagave, normalisht nëse dikush nga zyrtarët pranon që të bëhet viktima e tyre e radhës, e them viktimë sepse mandati i qeverisë përfundon e këta zyrtarë që mbajnë jashtëligjshëm pozita do të përballën me pasoja ligjore në të ardhmen. Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se Qeveria po e shkel ligjin sepse pozitën e drejtorit të Thesarit dhe “dhjetëra” pozita tjera po i mban me ushtrues detyre më shumë se 12 muaj.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …