Lutfi Haziri: Qeveria Kurti është e zhytur shumë në korrupsion, do ta këtë problem me dalë para njerëzve

Lutfi Haziri kritikon Albin Kurtin për vizitat e tij ndërkombëtare dhe mungesën e takimeve të nivelit të lartë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, kritikoi kryeministrin,  Albin Kurti, duke theksuar se prioritetet e tij në takimet ndërkombëtare janë të gabuara. Haziri ka vënë në pah se, gjatë qëndrimit të tij në Shtetet e Bashkuara, Kurti ka takuar më shumë kryetarë komunash atje se sa në Kosovë. Pjesëmarrja e Kurtit në margjinat e punimeve të Asamblesë Parlamentare të OKB-së nuk ka sjellë rezultate konkrete, ndërkohë që përfaqësuesja zyrtare e Kosovës në këto vizita  është  kryetarja, Vjosa Osmani. Mungesa e Kurtit në takimet e nivelit të lartë është një tregues i dështimit të tij politik. Kryeministri është detyruar të improvizojë agjendën e tij përmes konsullatës së Kosovës në New York, duke u takuar me përfaqësues të komunitetit dhe kryetarë të qyteteve, duke lënë përshtypjen e një angazhimi sipërfaqësor për të fituar mbështetje.

 

Kontrolloni gjithashtu

Armë, fishekë dhe pajisje teknologjike, janë gjetur nga aksioni i policisë në ministrinë e Mjedisit e Planifikimit Hapësinor të Liburn Aliut

Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, është zhvilluar një aksion në Ministrinë e Mjedisit, …