Policia e Shtetit njoftoi se ndaj 23 deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë kanë ngritur vepra penale, Shkatërrimi i pronës me zjarr

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se ndaj 23 deputetëve të Kuvendi të Shqipërisë kanë ngritur vepra penale ” Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe “Goditjet për shkak të detyrës”. Krejt kjo ndodhi pasi këta deputetë gjatë zhvillimit së seancës plenare, dyshohen në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, kanë kryer veprime të dhunshme duke dëmtuar foltoren e Kuvendit, kanë thyer një karrige dhe kanë hedhur në drejtim të kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, dhe anëtarëve të kabinetit qeveritar, me pjesë të karriges së thyer. Gjithashtu kanë djegur disa karrige, në ambientet e jashtme të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Në njoftimin e lëshuar thuhet se materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

 

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …