leoni

Sali ONUZI: BRIGATA E XXIV NE ÇLIRIMIN E TIRANËS DHE TË SHKODRËS
Partizane të Brigadës së XXIV s

Sali ONUZI: BRIGATA E XXIV NE ÇLIRIMIN E TIRANËS DHE TË SHKODRËS

Brigata e 24 e UNÇSH u krijua  me 4 tetor 1944 në Bicaj  me 560 partizanë të batalionit të Lumës dhe vullnetarë të rinjë nga krahinat e Kukësit . Brenda muajit tetor 1944 Brigada do të kapte shifrën e 1000 luftëtarëve. Në fund  të Luftës  ajo kishte 1185 partizanë.Aty, në kodrën ku u krijua ngrihet madhështor Lapidari që i kushtohet dëshmorëve dhe veprimtarisë luftarake  të saj.

Nuk ishte hera e parë që lumjanët krijonin nje formacion te madh luftarak.Te tilla ato kishin ndërtuar  në kohën e Lidhjes së Prizrenit ,1878-1881 , e sidomos ne kryengritjet e viteve 1910-12 kundër ushtrise osmane dhe pastaj kundër agresionit serb .Por kjo Brigatë që po formohej ishte nje formacion i ri.Jo vetëm nga mosha.Këtu kishte standarde të tjera.Në skuadër ,togë, kompani e batalion kishe shokë nga fshatra e krahina të tjera, ndryshe nga çetat e dikurshme që plotësoheshin vetëm nga fshati ose batalioni vetëm nga bajraku. Në Brigatën XXIV s kishte partizanë nga Luma nga Gora e Dibra, po edhe nga Labëria, me pas edhe nga Lezha e Shkodra,.Komisari i Brigatës  major Abedin Shehu ishte nga  Luma, por komandanti i saj, major Ndreko Rino  ishte nga Gjirokastra, zvkomisari  Ethem Gjinushi ishte nga Tepelena, si dhe disa kuadro të tjerë.Ashu si lumnjanët kishin luftuar e luftonin në krahina të tjera, si Xhemali Mani, që kish rënë dëshmorë në skelën e Vlorës duke luftuar kundër ushtarëve italianë me 7 prill 1939, si Qazim Mata ,që ish plagosur rëndë po atë ditë  në Durrës, si Elez Braha , zv|komandanti i batalionit të famshëm “ Shqiponja” të Korçës që ra në krye të tij  me 14 dhjetor 1943 në betejën e Gurit të Kamjes, si Maksut Rexhepi ish partizan në Br.1 që  do të binte  trimërisht në Betejën e Tiranës, , si Meriman Braha , Hasan Luma  e Xhemali Bileri ,që kishin rënë dëshmorë në Dibrën e Poshtëme, ,si Rrahman Parllaku që e kish nisur luftën në Vlorë  e do ta përfundonte si komandant i divizionit  V në Kosovë , si Imer Domi në Dibër të Sipërme e të  tjerë. Brigata partizane  ishte një formacion i disiplinuar, me hierarki të respektuar,nga bindja në rradhë të parë, po dhe  nga funksionet e gradat.

Sali ONUZI: BRIGATA E XXIV NE ÇLIRIMIN E TIRANËS DHE TË SHKODRËS
Partizane të Brigadës së XXIV s

 Këtu në Brigatë luftohej ,po edhe mësohej shkrim e këndim. Kishte edhe komisar kompanish që ishin mesues.  Komisari i kompanise së dytë të bat.3, Ahmet Onuzi, mësues,,mbante edhe armën për të luftuar po edhe mandolinën për të shoqëruar rapsodët partizanë pas luftimesh.Në Brigatë do të kishte edhe një vajzë, Teuta  Agolli   nga Dibra, përgjegjëse e rinisë  e batalionit  të katert.

Kjo brigatë e krijuar sipas parimit të madh të LANC, pa dallim feje, krahine e ideje, do të kishte edhe myslimanë, edhe bektashinjë, edhe katolikë, patriotë. Kishte  edhe komisarë politik në kompani batalion e Brigatë, kishte edhe komunistë, të cilët mund të dalloheshin vetëm ngaqë prinin në ballë të sulmit në vendet më të rrëzikëshme dhe binin me nder në fushën e luftës.

Brigata e XXIV  do të nisej  drejt Jugut  për të marrë pjesë në clirimin e Tiranës.

Ndreko Rino, ish komandant i Brigadës
Ndreko Rino, ish komandant i Brigadës

Drejt jugut , nuk ishte edhe ky një teatër i ri lufttarak. A nuk kish kaluar nëpër Lumë Isë Boletini në nëntor 1912 me 100 trimat  e tij për të shkuar në Vlorë, a nuk kishin shkuar lumjanët me Bajram Currin deri në Tiranë në qershor 1924, 20 vjet më parë ? Edhe atëhere për çlirimin e kryeqytetetit kishin luftuar, ashtu siç kishin luftuar denbaden për çlirimin e mbrojtjen e kryeqytetit të Shqipërise etnike ,Prizrenit .

Ndonëse ishte një Brigatë e re, për partizanët e saj  ky ishte një nder.Nuk ish problem, kishin dalë në luftë për të çliruar Shqipërinë jo thjeshtë krahinën e fshatin e tyre.Në Betejën e madhe  për çlirimin e  Tiranës  mernin pjese brigata nga më të shquarat e UNÇSH, si Brigata e I , IV, VIII, që kishin berë emër an’ e kënd Shqipërisë. Aty do të thirrershin edhe disa Brigata të reja, si  X , XVII  XXIII, dhe XXIV.Posaçërisht, siç kish  urdhëruar  Komanda e Përgjithëshme , edhe për të marrë përvojë, por edhe për të bërë histori.Lumnjanët i kish prekur aty ku ishin më të ndjeshëm.Donin të bënin emër.Për ta lufta ishte edhe një garë për tu dalluar mbi të tjerët.Kështu kish ardhur kjo ambicie luftarake nga brezi në brez. A nuk kishin thënë historianët  ushtarakë  osmanë se Luma prodhon luftëtarë ?!. ”Për hajr”, ”me faqe të bardhe”, “mos na koritni “, këto ishin fjalët e lumnjanëve për djemtë e tyre që po hynin në këtë Brigatë .

  Kronika e luftimeve të Br.XXIV përmbante një pritë kundër forcave gjermane në rrugën Kukës –Prizren dhe një marshim të sforcuar tre ditor nga Luma në Mat e në Tiranë, ku arriti me datën 10 nëntor.. Rajoni i saj i luftimeve shtrihej nga Medreseja në  Laprakë dhe në kodrat e Domje me thellësi deri në Laknas, në krahun e djathtë të rrugës, midis Brigadës së I dhe Brigadës XXIII , që luftonte nga Vora e më tej. Përballë saj në anën tjetër të rrugës ishte Brigada X  dhe batalioni “Antonio Gramshi”. Detyra e tyre: të bllokonin hyrjen dhe daljen e forcave gjermane nga Tirana.

Abedin Shehu, ish komisar i brigates,
Abedin Shehu, ish komisar i brigadës,

Në Tiranë mbrohej një garnizon i fuqishëm gjerman, i pajisur me tanke, autoblinda dhe artileri të rëndë. Brigata e XXIV  nga 11 deri me 17 nëntor zhvilloi ne rajonin e saj 10 luftime kundër forcave gjermane , në kushte të vështira moti (shiu të dendur), në mungesë të theksuar të armëve kundërtanke Ndërkohë nga Vora niseshin grupe të fuqishme për t’u futur në Tiranë. Kundër tyre Brigada e XXIV dhe Brigada e X , kishin ndërtuar barrikada në rrugë. Tanket gjermane pasi i gjuanin barrikadat me predha, së fundi sulmonin për t’i shkatërruar fizikisht me peshën e tyre të blinduar. Në këto ndeshje të egra me tanket gjermane partizanët e Br. XXIV luftonin me armët e këmbësorisë, me ndonjë granatë ,e rrallë, ndonjë antitank.Plus faktit që ata ishin nje Brigatë e sapokrijuar,e pastërvitur për luftën në qytete dhe kundër tankeve

Ditën që filloi sulmi vendimtar i forcave të Korpamatës I  për clirimin e Tiranës  me 11 nëntor, forcat e Br. XXIV kryen  tre sulme, njërin  te  Ura e Lanës ( mbi rrugën Tiranë-Vorë,) një tjetër tek ura  mbi lumin e Tiranës në rrugën Tiranë-Kamëz, të tretin kundër pikëmbështetjes armike në Domje  Si rrjedhojë autokolona  gjermane s’hyri dot në Tiranë dhe mori drejtimin për Shkodër.

 Me 13 nëntor  forcat e Br XXIV ne bvp ,e forcat e Br X, u mbrojtën kundër një force prej  rreth 1000 ushtarë të  nisuar nga Vora,  shoqëruar me tanke, dhe një kompanie tjetër armike të nisur me të njëjtën detyrë nga Tirana  të hapnin rrugën për në Vorë. Për më shumë se 5 orë ,prej Laprake deri në Kashar, u zhvilluan kundër tyre  luftime të  përgjakëshme. Megjthëse trupat gjermane, pasi lanë në rrugë shume të vrarë, mundën të hynin në Tiranë në mbrëmje,  rruga Tiranë-Vorë  mbeti përsëri  e bllokuar.

Me 14 nëntor,  po ai batalion gjerman , i nisur nga Tirana për në Vorë, për të  spastruar dy anët e kësaj rruge,  u godit nga Brigata XXIV në dalje të Tiranës  dhe kur mbërriti ne Mëzes,  u godit nga forca të  Br.X. Vetëm pasi ishte errur, gjermanët  u vunë përsëri në lëvizje  drejt Vorës.Me 15 nëntor forca të  Brigatës   XXIV i  dëbuan   gjermanët nga autoreparti në dalje të Tiranës nga rruga e Durrësit  dhe po këtë ditë, dy batalione të saj  zhvilluan  me forca gjermane një përleshje të përgjakëshme në terrenin e Laknasit.Me 16 nëntor dy batalione të Br. XXIV e goditën dhe e shpartallan rëndë grupin e luftimit armik që  sulmoi nga fusha e aviacionit për të çelur me çdo kusht rrugën Tiranë-Vorë. Tupat gjermane ,të përqëndruara në Vorë, u shtrëguan të tërhiqeshin  e mbylleshin në fortifikata.  Po atë ditë, nje batalion i Br XXIV dhe një kompani e  Br I s  sulmuan armiqtë  në afërsi të autorepartit.

Portert i deshmorit Vehbi Shehu
Portert i deshmorit Vehbi Shehu

Natën e 16 -17 nëntorit forca të Br.XXIV dhe të Br. X  goditën   trupat gjermane  që u tërhoqën përfundimisht  nga Tirana  për në Vorë . Ushtarët gjermanë  të  bashkuar  me trupa të tjera që vinin nga Vora ,të shumtë në numër e të shoqëruar me tanke, çanë pritën  e vazhduan tërheqëjen. Me 17 nëntor partizanët e Korparmatës I çliruan Tiranën.

Brigada ka zhvilluar këtu luftimet më të ashpra në historinë e saj. Përballë tankeve dhe autoblindave gjermane, partizanët e Brigadës vunë gjokset e tyre duke shkruar faqe heroizmi të pashembullt. Tipik është luftimi dhe rënia e komandantit të kompanisë së dytë Vehbi Shehut dhe dy partizanëve të tjerë, Nuredin Brahës dhe Sadik Palushit. Bashkëluftëtari i së njëjtës llogore me to, Sadik Kërxhaliu, ka treguar kështu: “Dy tanke përpara dhe një autoblindë pas tyre po vinin drejt barrikadës së kompanisë së dytë… Vehbi Shehu me granata dhe një pushkë antitanke në dorë u nis në sulm drejt tankut të parë duke qëlluar mbi të. Kur u afrua 6-7 metra mori të hidhte granatat, por në këtë çast autoblinda e qëllon për vdekje. Ai ra buzë xhadesë afër barrikadës. Togkomandanti Nuredin Braha, dhe pas tij Sadik Palushi, u hodhën në sulm kundër tankeve, qëllonin me bomba dore dhe përparimi i tyre u bllokua. Nuredini mori në krah komandant Vehbiun për ta tërhequr, por sa u ngrit në këmbë u godit me dy predha, njëra në kokë dhe tjetra në anën e djathtë të gjoksit. Megjithatë ai ecte duke u lëkundur e i larë në gjak, në ndihmë i shkoi Sadiku, por edhe ky ra i vdekur nga plumbat e armikut. Nuredini bëri disa hapa, por nga plagët e rënda dhe pesha e komandantit që mbante në krah ra përtokë përpara pozicioneve ku po luftonte …e gjithë kompania jonë. Barrikadën tonë lumjane nazistët nuk e kaluan dot”.

Portert i Hasan Kerxhaliut, Hero i Popullit.
Portert i Hasan Kerxhaliut, Hero i Popullit.

Kështu ranë si trimat 16 partizanët te Brigadës XXIV,nga 194 luftëtarë që ranë dëshmorë  për çlirimin e Tiranës.Mu të Kthesa e Kamzës, në dy pllaka të thjeshta mermeri janë gdhendur emrat e tyre. Tetë prej tyre ranë aty te “Kthesa “ dhe po aq  ranë në pozicionet e tjera majtas e djathtas, nga ish autoreparti (sot Instituti Harry Fultz) e deri në kodrat e Domjeve. Këta janë :Abaz Tahir Peposhi, Lusën,Dervish Hasan Hasani,Dibër ,Elmaz Hasan Ademi, Bardhoc ,Gani Hajdin Duraku, Morin ,Hakik Sherif Gjici, Bushtricë ,Idriz Nuri Gafurri, Çajë ,Maliq Imer Topuzi Dibër ,Nuredin Tahir Braha,Bicaj ,Osman Halit Qinani, Arrën, Ramadan Muharrem Kotarja, Gjegje, Ramadan Hamit Shahu, Bardhoc,Sabri Islam Gjici, Bushtricë, Sadik Tahir Palushi, Palush ,Shefit Mehmet Smana, Çajë, Vehbi Ramadan Shehu, Bicaj, Xheladin Nuredin Mici, Gjegjën. Emri i shtatëmbëdhjetë është i dëshmorit të Br.1,Maksut Rexhepi.

 Me 17 nëntor  Br XXIV dhe XXIII  morën urdhër që t’i ndiqnin trupat gjermane drejt Shkodrës. Me 22 nëntor në luftime kundër gjermano -ballistëve  në Krujë bie partizani  Xhafer Ollomani nga Borja. Me 24 -29 nëntor 1944 Brigada XXIV do të sulmonte për çlirimin e kryeqendrës historike të Veriut dhe terreni i saj i luftimit do të ishin kodrat e Bërdicës dhe të Beltojës, përballë mbrojtjes së fortifikuar gjermane dhe artilerisë së rëndë të vendosur në Kalanë e Rozafës. Në portat e Shkodrës ranë edhe 5 partizanë të tjerë të Brigadës së 24 S:Emri Metush Halilaj nga Bicaj ,Hasan Hysen Lika nga Lusna, Islam Ramadan Xhahu nga Gjegjni , Isuf Jashar Seferi nga Fshati dhe  Imer Ramadan Mata nga Zapodi

Me pjesëmarrjen në çlirimin e Tiranës dhe të Shkodrës, me 22 dëshmorët e rënë këtu, Brigada e XXIV  e kaloi me sukses provën e saj historike. Brigata u  shpërnda në maj 1945.

Lapidari i brigates ne Bicaj te Kukesit
Lapidari i brigates ne Bicaj te Kukesit

Në këtë 80 vjetor të krijimit të saj kujtojmë më nderim  dhe mirënjohje dëshmorët e saj , gjithë ish partizanët dhe kuadrot e tjerë  drejtues si   komandantin Ndreko Rino,(Hero i Popullit) komisarin Abedin Shehu e Zenel Hamiti, ish kuadrot e Brigades : Et’hem Gjinushi, Nijazi Hoxha,Petro Lalaj, Rasim Guri, dhe të batalioneve :Madan Haxhiu, Filat Muça, Teki Hasani, Abaz Shehu. Muhedin Kërxhaliu, Hasan Kerxhaliu (Hero i popullit) Anesti Andoni, Xhelal Gjidedaj. Llazi Lipivani, Abdi Mati, Ismail Shehu, Ramadan Halilaj, Teuta Agolli,Maliq Gashi, Hazir Onuzi, Nexhip Visha etj. Veteranët e saj sot janë të rrallë. Por ka prej tyre si Tosun Tota që ndonëse 98 vjeç nuk mungon kurrë të bëjë homazhe e tu flasë pasaardhësve të veteranëve , rinisë e nxënësve  te Lapidari që i kushtohet dëshmorëve te Brigatës  këtu në Tiranë ,te kthesa e Kamzës.

Homazhe te lapidari në kthesën e Kamzes
Homazhe te lapidari në kthesën e Kamzes

 

Kontrolloni gjithashtu

Dokumente: Raport mbi punën e Komisionit t Këshillit Ekzekutiv të Kosovës në vërtetimin e deformimeve dhe keqperdorimeve në Shërbimin e Sigurimit Shtetëror në Kosovë, 1 nëntor 1966 (7)

Dokumente: Raport mbi punën e Komisionit t Këshillit Ekzekutiv të Kosovës në vërtetimin e deformimeve dhe keqperdorimeve në Shërbimin e Sigurimit Shtetëror në Kosovë, 1 nëntor 1966 (7)

T: Nuk bëhej obduksioni dhe kontrollimi i shqiptarëve të vrarë Moto: Mt: Ankesa vetëm ndaj …