Lajmet

Stoltenberg: Trupat e NATO-s janë të gatshme të ruajnë paqen në Kosovë

Jens Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka vlerësuar se pas sulmeve në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, situata në Kosovë është tejet shqetësuese por se KFOR-i është i gatshëm për ta ruajtur paqen. Ai i ka deklaruar gazetës gjermane “Welt” se gjendja në Kosovë është shkak për shqetësim …

Më shumë...

Meri Kumbe: Jemi porositur që të kujdesemi edhe për shqiptarët nga Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut

Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe ka njoftuar se janë duke u angazhuar maksimalisht për mirëqenien e të gjithë shqiptarëve që në këto momente ndodhen në Izrael. Ajo ka theksuar se janë porositur nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë që i gjithë stafi i ambasadës të kenë vëmendje maksimale …

Më shumë...

Izraeli shpalli zyrtarisht gjendje lufte

Izraeli shpalli zyrtarisht gjendje lufte. Zyra e Kryeministrit të Izraelit ka njoftuar se ky vendim u mor për t’i mundësuar ushtrisë të kryejë aktivitete të mëdha ushtarake. “Misioni ynë është që në 24 orët e ardhshme të evakuojmë të gjithë banorët që jetojnë rreth Gazës”, tha zëdhënësi i ushtrisë së …

Më shumë...

Gerald Knaus: Sulmi në pjesën veriore të Kosovës ishte përpjekje e Serbisë për të ndryshuar kufijtë me forcë

Duke komentuar sulmin terrorist të 24 shtatorit në pjesën veriore të vendit, kryetari i Nismës Evropiane për Stabilitet, Gerald Knaus ka deklaruar për Zërin e Amerikës se ky sulmi në pjesën veriore të Kosovës nga një grup i armatosur serb ishte përpjekje e Serbisë për të ndryshuar kufijtë me forcë. …

Më shumë...

PSRK ka njoftuar se ka ndaluar një të mitur i cili dyshohet se ka planifikuar sulm të gjerë ndaj nxënësve në Pejë

Drejtoria e Shëndetësisë në Pejë ka bërë me dije se është marrë vendim që ky qytet të hyjë në karantinë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar një të mitur i cili dyshohet se ka planifikuar sulm të gjerë ndaj nxënësve në një shkollë të Pejës. Në njoftimit thuhet se i pandehuri me inicialet B.M. ka bërë plane dhe është përgatitur për ndërmarrjen e një sulmi …

Më shumë...

Bushati: Sulmi terrorist i 24 shtatorit, një kambanë e fortë alarmi

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati, ka mirëkuptim për Greqinë sepse atje edhe ka studiuar

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati ka shkruar se sulmi terrorist i 24 shtatorit është një kambanë e fortë alarmi. Ai ka kritikuar Tiranën zyrtare që s’po merren vesh për miratimin e një rezolute për dënimin e sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, në veri të Kosovës. …

Më shumë...

Qindra të vrarë e mijëra të plagosur nga luftimet intensive në mes të Hamasit dhe forcave të armatosura izraelite

Qindra të vrarë e mijëra të plagosur nga luftimet intensive në mes të Hamasit dhe forcave të armatosura izraelite. Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza njofton se gjatë 24 orëve të fundit, gjatë luftimeve mes Hamasit dhe forcave izraelite, janë vrarë 313 palestinez dhe 1 mijë e 990 të tjerë …

Më shumë...

Reuten: Bashkimi Evropian duhet ta ndëshkojë Serbinë

Duke folur për gjendjen në vendin tonë dhe sulmin terrorist të grupeve të organizuara serbe në fshatin Banjskë në pjesën veriore, euro deputeti holandez, Thijs Reuten ka theksuar se Bashkimi Evropian duhet ta ndëshkojë Serbinë. “Pavarësisht kritikave të shumta për muaj të tërë nga ana e Parlamentit, sanksione janë vendosur …

Më shumë...

Mijëra persona kanë vdekur nga tërmeti në Afganistan

Mijëra persona kanë vdekur nga tërmeti i fuqishëm që ka goditur Afganistanin.  Numri i viktimave pas tërmetit prej 6.3 shkallësh mbetet i paqartë, pasi ka vlerësime të ndryshme. Zëdhënësi i autoritetit për fatkeqësi, Mohammad Abdullah Jan, tha se katër fshatra në qarkun Zenda Jan në provincën e Heratit u goditën …

Më shumë...

Limaj: Kosova ka hyrë në një fazë të rëndë

Fatmir Limaj

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka vlerësuar se pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, Kosova ka hyrë në një fazë të rëndë. Ai ka theksuar se zëvendësimin e Policisë së Kosovës me KFOR-in, është i papranueshëm. “Besoj se të dielën status-quoja është mbyllur e është hapur …

Më shumë...

Eurodeputetja, Viola von Cramon ka njoftuar se BE-ja ka përgatitur masa ndaj Serbisë

Viola

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Kramon ka njoftuar se Bashkimi Evropian ka përgatitur një varg masash ndaj Serbisë, në përgjigje të sulmit të armatosur të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit. “Nuk do t’i quaja sanksione, sepse ato duhen miratuar nga Këshilli, por flasim për masa politike …

Më shumë...

Forcat izraelite po vazhdojnë luftimet në tetë zona ku mendohet se ka luftëtar të Hamasit

Forcat izraelite po vazhdojnë luftimet në tetë zona ku mendohet se ka luftëtar të Hamasit, të cilët, gjatë ditës së djeshme sulmuan Izraelin. Një zëdhënës i ushtrisë izraelite është cituar të ketë thënë se operacionet po vazhdojnë të dielën në tetë zona përreth Gazës, ndërkaq televizioni Al Hadath citoi Gjysmëhënën …

Më shumë...

Sot mblidhet Këshilli i Sigurimit të OKB-së për shkak të gjendjes së krijuar në Izrael

Për sot është paralajmëruar mblidhja e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të diskutuar për gjendjen e krijuar nga luftimet në Izrael. Mediet ndërkombëtare njoftojnë për qindra të vrarë e mijëra të plagosur izraelit e palestinez.  Shërbimi i shpëtimit emergjent të Izraelit, Zaka, është cituar të …

Më shumë...

Ekspertët e sigurisë kanë bërë thirrje që të rritet buxheti për shtimin e kapaciteteve të FSK-së

​Kuvendit të Kosovës i rekomandohet miratimi i Projektligjit për dërgimin e FSK-së në misione jashtë vendit

Ekspertët e sigurisë kanë bërë thirrje që të rritet buxheti për shtimin e kapaciteteve njerëzore dhe materiale në Forcën e Sigurisë së Kosovës. Eksperti i sigurisë Nuredin Ibishi ka thënë se sipas rreziqeve dhe kërcënimeve të cilat po ndodhin, niveli politik edhe institucional duhet që të veprojnë më shpejt në kuptim të avancimit edhe …

Më shumë...

Dardani Molliqaj: Zgjidhja e vetme e konfliktit Kosovë-Serbi është ripërcaktimi i kufijve

Dardan Molliqaj

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj ka thënë se zgjidhja e vetme e konfliktit Kosovës – Serbi është ri përcaktimi  kufirit mes tyre.  “Unë besoj që problemi në veri është problem politik, para Rajdoçiqit ka qenë Veselinoviç. Nuk është problemi i veriut problem i krimit, krimi është aty për shkak …

Më shumë...

Julianne Smith: KFOR ka aftësitë dhe personelin e mjaftueshëm për t’u përballur me çdo eskalim të ardhshëm në Kosovë

Ambasadorja amerikane në NATO, Xhulianne Smit, bisedoi me të dërguarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar

Ambasadorja amerikane  në NATO, Xhulianne Smith, në një intervistë për Dojçe Welle, ka folur për zhvillimet në Veri dhe tensionet që u shkaktuan atje pas sulmit terrorist dhe grumbullimit të forcave ushtarake serbe në afërsi të kufirit me Kosovën. E pyetur nëse NATO ka një plan në rast se Serbia …

Më shumë...