Lajmet

Hajdari: Parqet industriale teknologjike funksionale gjatë dy viteve të ardhshme

Rozeta Hajdari: 48 biznese janë të regjistruara në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës me emërtime kundërkushtetuese

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari ka thënë se parqet industriale teknologjike do të jenë funksionale gjatë dy viteve të ardhshme. Ajo ka thënë se 10 zona ekonomike në Kosovë do të kthehen në parqe industriale teknologjike, me 33 milionë euro të zotuara nga Qeveria për këtë vit …

Më shumë...

SHBA-ja ka marr vendim të dërgon më shumë luftanijeve dhe avionë luftarakë në Lindjen e Mesme

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë marr vendim për dërgimin e më shumë luftanijeve dhe avionëve luftarakë në Lindjen e Mesme. Në komunikatën e Pentagonit thuhet se Uashingtoni synon ta përforcojë mbrojtjen pas kërcënimeve nga Irani dhe aleatët e tij, Hezbollahu dhe Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste …

Më shumë...

Edhe Franca ju ka bërë thirrje qytetarëve të saj që ndodhen në Liban të largohen nga ky shtet

Franca mori vendim për të ndaluar përfundimisht telefonat celularë në shkollat fillore dhe tetë-vjeçare

Pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Britanisë së Madhe, edhe Franca ju ka bërë thirrje qytetarëve të saj që ndodhen në Liban të largohen nga ky shtet. Në komunikatën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës ju bëhet thirrje qytetarëve të saj që sa më shpejt të largohen …

Më shumë...

Garda Revolucionare e Iranit ka bërë thirrje për hakmarrje për vrasjen e liderit politik të Hamasit

Garda Revolucionare e Iranit ka bërë thirrje për hakmarrje për vrasjen e liderit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh. Ai është vrarë në Teheran nga një raketë me me rreze të shkurtër veprimi. Autoritetet e Iranit I kanë akuzuar Shtetet e bashkuara të Amerikës dhe Izraelin se qëndrojnë mbrapa këtij sulmi. …

Më shumë...

Ambasada amerikane në Prishtinë e ka shpërndarë deklaratën e Samitit të NATO-s për Kinën

Iniciativa e Vetëvendosjes për mbajtjen e seancës për Ndryshimin e Ligjit të Zgjedhjeve stopohet nga Ambasada Amerikane

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë e ka shpërndarë deklaratën e Samitit të NATO-s në Washington për Kinën. Në deklaratë thuhet se Republika Popullore e Kinës është bërë një nxitëse vendimtare e luftës së Rusisë kundër Ukrainës. “Kinezët po bëjnë çmos për ta portretizuar veten si neutralë …

Më shumë...

MINT ka njoftuar se ka marrë vendim për caktimin e çmimit të naftës dhe produkteve të saj

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) ka njoftuar se ka marrë vendim për caktimin e çmimit të naftës dhe produkteve të saj. “Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), ka evidentuar mospërshtatje të çmimeve vendore të produkteve të naftës, në krahasim me lëvizjet e çmimeve në tregun botëror. Evidenca …

Më shumë...

Autoritetet e Ukrainës kanë njoftuar se kanë fundosur një nëndetëse ruse në Krime

Autoritetet e Ukrainës kanë njoftuar se kanë fundosur një nëndetëse ruse në Krime. “Nëndetësja Rostov-on-Don, u fundos pasi u godit nga një sulm me raketa në qytetin e Sevastopolit” thuhet në deklaratën e lëshuar nga shtabi i përgjithshëm i Ukrainës. “Shkatërrimi i Rostov-on-Don dëshmon edhe një herë se nuk ka …

Më shumë...

Një milion udhëtar kanë hyrë në Shqipëri gjatë muajit korrik përmes aeroportit “Nënë Tereza” në Tiranë

Një milion udhëtar kanë hyrë në Shqipëri gjatë muajit korrik vetëm përmes aeroportit “Nënë Tereza” në Tiranë. Kryeministri, Edi Rama ka shkruar se gjatë këtij muaji kanë hyrë më shumë pasagjerë sesa kanë ardhur në të gjithë vitin 2013, vitin kur ai mori pushtetin. “Mirmëngjesi dhe me aeroportin ndërkombëtar Nënë …

Më shumë...

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe ju kanë bërë thirrje qytetarëve të tyre që të largohen nga Libani

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe ju kanë bërë thirrje qytetarëve të tyre që të largohen sa më parë nga Libani për shkak se ka mundësi që së shpejti të përkeqësohet gjendja në Liban. Ambasada amerikane në Bejrut u ka kërkuar qytetarëve të saj që të largohen …

Më shumë...

Kryetarja, Vjosa Osmani qëndron sot në Kroaci

Kushtetuesja e njofton Presidencën se Ligji për pagën minimale mund të dekretohet pas vendimit saj

Kryetarja e Kosovës, Vjosa Osmani, e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Prindoni, do të qëndrojë sot në Kroaci me ftesë të homologut të saj kroat, Zoran Millanoviq. Çifti presidencial do të ndjekë garën e 309-të vjetore me kuaj që mbahet në qytetin kroat të Sinjit çdo të diel të parë …

Më shumë...

Këshilli Kombëtar Shqiptar në Kosovën Lidnore ka bërë thirrje për protesta gjithë-popullore

Këshilli Kombëtar Shqiptar në Kosovën Lindore ka bërë thirrje për protesta gjithë-popullore si kundërpërgjigje ndaj pasivizimit të adresave nga autoritetet serbe. Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, ka theksuar se ky proces ka sjellë pasoja të rënda për banorët e Luginës, duke u hequr atyre të drejtën e votës dhe …

Më shumë...

Haradinaj: Albin Kurti është përçarës i shqiptarëve

Haradinaj

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka konstatuar  se kryeministri i vendit dhe lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti është përçarës i shqiptarëve. Ai ka deklaruar  më tutje se kryeministri Kurti po i sjell Kosovës humbje të njëpasnjëshme strategjike në fusha të shumta por të cilat i mbulon …

Më shumë...

Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka drejtuar kritika ndaj deputetit të VV-së, Mefail Bajqinovci

Bekim Haxhiu e akuzon përsëri ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitinë, për keq menaxhim të pandemisë

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka drejtuar kritika ndaj deputetit të partisë Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci. Duke shkruar për gjendjen në pjesën veriore të Kosovës dhe komentuar qëndrimet lidhur me urën mbi lumin Ibër, deputeti, Bekim Hashiu ka pyetuar deputetin Mefail Bajqinovci se ku ishte ku ishin në …

Më shumë...

Trajtimi i veteranëve nga Albin Kurti është më i keqi që nga paslufta nga të gjithë kryeministrat

Trajtimi i veteranëve nga Qeveria Kurti është më i keqi që nga paslufta nga të gjithë kryeministrat. Kështu thonë, ish-luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ata përmendin edhe lënien jashtë pagës minimale veteranët e UÇK-së, teksa kritikojnë edhe mungesën e komunikimit të Albin Kurtit me OVL-në e UÇK-së. Ish-ushtari i …

Më shumë...

Prokuroria Speciale në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka arrestuar pes të dyshuar për “Krime Lufte”, në vendin tonë

Prokuroria ngriti aktakuzë kundër 19 vetave, në mesin e tyre: Mimoza Kusari-Lila, Besim Beqaj, Dardan Gashi e Nenad Rashiq

Prokuroria Speciale në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka arrestuar pes të dyshuar për “Krime Lufte”, në Kosovë “Në kuadër të këtij aksioni, me urdhër të Prokurorit Special, janë ndaluar të pandehurit  me dyshimin e arsyeshëm se të njëjtit, në bashkëkryerje edhe me pjesëtar tjerë të paidentifikuar të këtij grupi, …

Më shumë...

Xhavit Haliti: PDK-ja do të synojë të dalë e para në zgjedhje, por në rastin e kundërt do të qëndrojmë në opozitë

Xhavit Haliti

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Xhavit Haliti, thotë se secila nga katër datat për zgjedhjet e rregullta parlamentare duhet të jenë të pranueshme për partitë politike, pasi dallimi në kohë është shumë i vogël. Sipas tij, pasi për zgjedhje të parakohshme s’ka konsensus të partive politike që të mbahen …

Më shumë...