Rrezarta Krasniqi, ka reaguar ndaj Qeverisë Kurti në 7 vjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit

Rrezarta Krasniqi: Deputetët e listës GUXO dhe të Vetëvendosjes po kërkojnë anëtarësim në LDK

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, ka diskutuar për zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit të ardhshëm dhe për procesin e hartimit të listave të deputetëve. Ajo  ka theksuar se ka kohë deri në dhjetor për përgatitjen e listave për zgjedhje. Për sa i përket deputetëve të partive të tjera, Krasniqi ka bërë të ditur se deputetë të GUXO dhe të Lëvizjes Vetëvendosje, janë shprehur të pakënaqur me situatën e tanishme dhe janë duke kërkuar mundësinë për t’u anëtarësuar në LDK. Ajo ka thënë se kjo kërkesë është bërë nga disa deputetë të këtyre partive, të cilët po shqyrtojnë mundësinë e bashkëpunimit me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …