Lajmet

Raportuesja e Bashkimit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, kërkon të vendoset prani e fuqishme e KFOR-it në Veri të Kosovës

Viola von Cramon:

Raportuesja e Bashkimit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon,  kërkon të vendoset prani e fuqishme e KFOR-it në Veri të Kosovës. Përleshjet  në veri ajo i ka quajtur sulm të orkestruar, duke kërkuar që të hetohet pjesëmarrja eventuale e strukturave serbe nga Beogradi. Dënoj në termat më të ashpër të …

Më shumë...

Josep Borrell, i ka telefonuar kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas ngjarjeve në veri të vendit

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, i ka telefonuar kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas ngjarjeve në veri të vendit ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku. Borrell shprehu ngushëllimet e tij për familjen, kolegët dhe të dashurit e punonjësit të policisë që humbi jetën …

Më shumë...

Autoritetet e KFOR-it kanë reaguar pas vrasjes së një pjesëtari të Policisë së Kosovës sot në veri, dhe plagosjes së një tjetri

Autoritete t e KFOR-it kanë  reaguar pas vrasjes së një pjesëtari të Policisë së Kosovës sot në veri, dhe plagosjes së një tjetri. Në reagim thuhet se KFOR-i vazhdon të monitorojë nga afër situatën në Banjska dhe trupat e KFOR-it janë të pranishme në zonë, të gatshme për t’iu përgjigjur …

Më shumë...

Autoritetet e KFOR-it janë në kontakt me Brukselin, institucionet e Kosovës dhe komandantin e ushtrisë serbe, lidhur me situatën në Veri

Thomas Theiner: Po qe se sulmohet Kosova, sulmi nga ajri i NATO-s mbi Serbinë do të ndërmerrej brenda disa orësh

Autoritetet e KFOR-it bënë të ditur se po bisedojnë me Bashkimin Evropian, institucionet e Republikës së Kosovës dhe komandantin e ushtrisë serbe për të gjetur sa më parë një zgjidhje për situatën e krijuar në Veri të vendit. Komandanti i KFOR-it, Angjelo Ristuççia  është në kontakt të ngushtë dhe të …

Më shumë...

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka dënuar sulmin terrorist kundër pjesëtarëve të Policisë në veri të Kosovës

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, iu ka drejtuar një letër zyrtarëve civilë të Ministrisë së Mbrojtjes dhe ushtarakëve të FSK-së

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci,  ka reaguar pas zhvillimeve në veri, ku grupe të armatosura kriminale kanë sulmuar Policinë e Kosovës, ku një polic është vrarë, një është plagosur dhe një është lënduar. Ministri ka dënuar sulmin terrorist ndaj pjesëtarëve të Policisë së Republikës së Kosovës. Dorasit sigurisht se nuk …

Më shumë...

Ministria e Jashtme e Turqisë e ka dënuar sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri, Afrim Bunjaku

Haaretz: Nën presion nga Turqia, Kosova mund ta kthejë mbrapsht vendimin për të hapur ambasadën, në Jerusalem

Ministria e Jashtme e Turqisë, e ka dënuar sulmin ndaj Policisë së Kosovës në Banjësk të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri, Afrim Bunjaku dhe mbeti i plagosur edhe një zyrtar policor. Autoritet e Turqisë kanë thënë se palët duhet të përmbahen nga dhuna, teksa dialogu sipas tyre është rruga …

Më shumë...

Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti, ka reaguar ndaj vrasjes së efektivitit të policisë së Kosovës në veriun e vendit

Pas publikimit rezultateve të regjistrimit të popullatës në Maqedoni, Ali Ahmeti ka thënë se ky fakt është pasqyrë reale e gjendjes faktike

Në reagimin e kryetarit të BDI-së  Ali Ahmeti, pas vrasjes së pjesëtarit të policisë së Kosovës në veriun e vendit, thuhet: Sulmi vrastar ndaj shtetit të Kosovës dhe policisë së vendit është sulm ndaj paqes, stabilitetit dhe sigurisë së gjithë rajonit.  Dënoj në formën më të ashpër sulmin ndaj policisë …

Më shumë...

Është eliminuar edhe një terrorist tjetër

Burime nga terreni kanë njoftuar se është eliminuar edhe një terrorist tjetër. Dëshmitar okular kanë deklaruar për Radion Kosova e Lirë se terroristi është eliminuar afër një çerek para orës 23.00. Po ashtu kanë njoftuar se pjesëtar të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës po vazhdojnë të jenë në gjendje …

Më shumë...

Policia e Kosovës ka sjellë në Prishtinë njërin nga të arrestuarit për sulm të armatosur ndaj policisë

Policia e Kosovës ka sjellë në Prishtinë njërin nga të arrestuarit për sulm të armatosur ndaj policisë. Pjesëtari i arrestuar është i uniformuar, ngjajshëm me kriminelët e vrarë që sulmuan gjatë ditës së sotme Policinë e Kosovës. Policia në njoftimin e fundit ka konfirmuar se ka vrarë tre nga sulmuesit …

Më shumë...

Pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës kanë hyrë brenda Manastirit të Banjskës

Pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës ja kanë dalë të hyjnë në Manastirin e Banjskës, ku janë ngujuar kriminelët që sulmuan sot pjesëtarët e Policisë së Kosovës. Njoftohet se aksioni për neutralizimin e tyre mund të përfundoj me sukses shumë shpejt. Ekonomia Online, duke u thirrur në burime …

Më shumë...

Eurodeputetja von Cramon ka kërkuar që sulmuesit ndaj policisë të vihen para drejtësisë

Viola von Cramon

Kundër sulmit të armatosur kundër Policisë së Kosovës ka reaguar edhe euro deputetja dhe raportuesja për vendin tonë në Parlamentin e Evropës, Viola von Kramon. Ajo ka kërkuar që sulmuesit ndaj policisë të vihen para drejtësisë dhe ka shfaqur solidaritetin me popullin e Kosovës. “Sulmi i orkestruar ndaj forcave legjitime …

Më shumë...

Policia e Kosovës njoftoi se është duke kërkuar nga grupet kriminale që të dorëzohen

Policisa

Policia e Kosovës njoftoi se është duke kërkuar nga grupet kriminale që të dorëzohen. Në komunikatë thuhet se veprimet policore po realizohen sipas planifikimeve dhe zhvillimeve në terren, duke u përgjigjur në vetëmbrojtje ndaj sulmeve të adresuara ndaj zyrtarëve policorë, të cilëve po iu rrezikohet jeta e tyre e drejtpërdrejtë. …

Më shumë...

Kreu i misionit të OSBE-së në vendin tonë, Michael Davenport ka dënuar ashpër sulmin kundër Policisë së Kosovës

Kreu i misionit të OSBE-së në vendin tonë, ambasadori Michael Davenport ka dënuar ashpër sulmin e armatosur kundër Policisë së Kosovës, gjatë të cilit u vra një policë dhe një tjetër u plagos gjatë kryerjes së detyrës. Ai i ka shprehur ngushëllime familjes së policit të ndjerë dhe ka kërkuar …

Më shumë...

Deri më tani janë vrarë 3 sulmues të Policisë së Kosovës

Ka arritur në 3 numri i kriminelëve të vrarë që kanë nisur sot sulmin e organizuar kundër Policisë së Kosovës. Ndërkohë, situata në fshatin Banjskë vazhdon të mbetet e tensionuar dhe me shkëmbime zjarri mes dhjetëra kriminelëve të armatosur me armë të rënda dhe pjesëtarëve të Policisë së Kosovës. “Informacionet …

Më shumë...

KFOR-i ka bërë të ditur se ndodhen në Banjskë dhe se janë të gatshëm të përgjigjen nëse shfaqet nevoja

KFOR-i ka bërë të ditur se janë në gjendje gatishmërie dhe të gatshëm për të intervenuar nëse shfaqet nevoja. Në komunikatën e lëshuar, KFOR-i ka njoftuar se janë në bisedë me Bashkimin Evropian, institucionet e Republikës së Kosovës dhe komandantin e ushtrisë serbe për të gjetur sa më parë një …

Më shumë...

Gjermania ka dënuar ashpër sulmin ndaj policisë së Kosovës në veri dhe ka kërkuar që kriminelët të sillen para drejtësisë

Peter Bayer: Anëtarësimi i Serbisë në Bashkimin Evropian nuk do të jetë i mundur pa njohjen e Kosovës

Gjermania ka dënuar ashpër sulmin ndaj policisë së Kosovës në veri dhe ka kërkuar që kriminelët të sillen para drejtësisë. “Ne dënojmë sulmin e tmerrshëm ndaj Policisë së Kosovës në termat më të ashpër të mundshëm. Mendimet tona janë me familjen e oficerit të vrarë dhe të plagosurit rëndë. Grupet …

Më shumë...