Nol Nushi: Kurti ka luajtur me qytetarët, i ka ngritur në këmbë, ka fituar vota në emër të kësaj kauze, të cilës tani po ia kthen shpinën

Nol Nushi: Vendimi për dhënien e 24 hektarëve tokë Manastirit të Deçanit është implementim i Marrëveshjes së Brukselit

Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi, konsideron se vendimi i Qeverisë për dhënien e 24 hektarëve tokë Manastirit të Deçanit është implementim i Marrëveshjes së Brukselit. Urdhri i Kurtit ndaj Agjencisë Kadastrale të Kosovës që t’ia regjistrojë 24 hektarë Manastirit të Deçanit nuk mund të analizohet asnjë vendim jashtë kontekstit në të cilin ndodhet Kosova. Nëse e shohim strategjinë e Kurtit prej opozitës e deri te këto tre vjet pushtet është njëra taktike rezistence e vazhdueshme karshi vendimeve, por të cilat në fund përfundojnë duke i bë të gjitha ato vendime të cilat po i reziston, por përshtypja në popull po duket që është se ky megjithatë bëri më të mirën, këtë nuk mund ta shohin  ndryshe përveç plan i Kurtit, sepse integrimi në organizata ndërkombëtare si është Këshilli i Evropës është pjesë po ashtu e planit franko-gjerman e marrëveshjes së Ohrit dhe sigurisht sekuencat e ndryshme brenda këtij rrugëtimi herë duken fitore e herë humbje të Kosovës, por të gjitha janë pjesë e këtij plani andaj nuk kemi si e shohim ndryshe përpos si vazhdim i zbatimit të marrëveshjes ndërkombëtare të dialogut”, u shpreh Nushi.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …