Dardan Molliqaj: Mbështetja e bombardimeve që Izraeli po shkakton ndaj popullatës civile janë akte të një padrejtësie historike
Smoke from an Israeli airstrike rises in Gaza City on Monday, Oct. 9, 2023. (AP Photo/Hatem Moussa)

Të paktën 20 palestinezë u vranë dhe 155 u plagosën nga bombardimet izraelite, derisa prisnin ndihmë në ushqime dhe ujë

Ministria e shëndetësisë e Gazë, ka bërë të ditur  se të paktën 20 palestinezë  u vranë dhe 155 u plagosën nga bombardimet izraelite derisa prisnin ndihmë në ushqime. Palestinezët e dëshpëruar përballen gjithnjë e më shumë me dhunë vdekjeprurëse në kërkimin e tyre për ushqim. Ushtria izraelite ka mohuar se qëndron pas sulmit dhe ka thënë se është duke e vlerësuar incidentin. Numri i të vdekurve pritet të rritet pasi viktimat janë ende duke u transferuar në spital, sipas Mohammad Ghrab, një mjek në njësinë e urgjencës në Spitalin Al Shifa. Më herët, një dëshmitar në vendngjarje tha se dhjetëra njerëz kishin vdekur. Nga pamjet shihen trupa të shumtë me lëndime traumatike si dhe pellgje gjaku në një rrugë të shpërndarë me rrënoja dhe pluhur. Ministria e shëndetësisë tha se incidenti ishte “një rezultat i forcave okupuese izraelite që synonin një grumbullim qytetarësh që prisnin ndihmë humanitare për të shuar  etjen e tyre në rrethrrotullimin e Kuvajtit në Gaza.

Kontrolloni gjithashtu

Rrezikohet rruga e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës pas rekomandimeve të Francës dhe Gjermanisë

Hapat e fundit të Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës shfaqin shenja të kthimit …