Lajmet

Stoltenberg i shprehu mirënjohje Turqisë për mbështetjen e vendimit për dërgimin e përforcimeve ushtarake, në Kosovë

Jens Stoltenberg

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s shprehu mirënjohjen e tij ndaj Turqisë për mbështetjen e dhënë me vendimin për dërgimin e përforcimeve në Kosovë. Gjatë një takimi me presidentin Recep Tayyip Erdogan në Stamboll, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg  shprehu mirënjohjen e tij ndaj Turqisë për mbështetjen e dhënë …

Më shumë...

Edi Rama: Kultura arbëreshe është një gur i çmuar i historisë dhe i traditës shqiptare

Edi Rama: Kultura arbëreshe është një gur i çmuar i historisë dhe i traditës shqiptare

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë ditës së dytë të vizitës në Kalabri, thotë se është i nderuar në marrjen e titullit qytetar nderi nga provinca ku jetojnë arbëreshët. I falënderoj të gjithë për këtë pritje shumë të ngrohtë, e cila sinqerisht na bën të ndihemi si në shtëpinë tonë. …

Më shumë...

I dërguari amerikan, Gabriel Escobar dhe emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, pritet të qëndrojnë për vizitë, në Prishtinë dhe në Beograd

I Dërguari i BE-së, Miroslav Lajçak dhe emisari amerikan, Gabriel Escobar, pas vizitës në Kosovë sot qëndrojnë në Beograd

I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe emisari i BE-së,  Miroslav Lajçak pritet të qëndrojnë  për vizitë në Beograd dhe në Prishtinë, për të nxitur palët të ndërmarrin hapa për të shtendosur situatën në veri të Kosovës, ku për më shumë se një javë po mbahen protesta para …

Më shumë...

Escobar: Kurti duhet t’i largojë kryetarët e komunave, në veri ta tërheqë policinë dhe ta fillojë urgjentisht punën për Asociacionin

Escobar: Kosova e Serbia ndodhen para një fazë të re dialogu, pasi detajet e planit franko-gjerman pritet të bëhen publike shumë shpejt

Në prag të vizitës në Kosovë, emisari amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar, ka thënë se kryeministri Albin Kurti duhet t’i largojë kryetarët e komunave  dhe ta tërheqë policinë,  pastaj ta fillojë “urgjentisht, urgjentisht” punën për Asociacionin. Ky eskalim i situatës së sigurisë në veri të Kosovës  ishte rezultat pjesërisht i …

Më shumë...

Diplomacia e vendeve perëndimore ka vazhduar thirrjet që Kosova dhe Serbia të marrin veprime për të shtendosur situatën

Dialogu Kosovë-Serbi

Diplomacia e vendeve perëndimore ka vazhduar thirrjet që Kosova dhe Serbia të marrin veprime për të shtendosur  situatën në veri të Kosovës kur për më shumë se një javë po mbahen protesta para ndërtesave të komunave. Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, deklaroi se ka biseduar …

Më shumë...

Ristuccia: Vendimi për të vendosur kryetarë komunash me përkatësi shqiptare të panjohur nga shumica serbe, ishte i njëanshëm

Komandanti i KFOR-it, Angjelo Mikele Ristuçia, u ka bërë thirrje të gjitha palëve në Kosovë që të angazhohen në mënyrë konstruktive

Komandanti i KFOR-it Angjelo Milele Ristuçia, ka folur për situatën në veriun e Kosovës. Ai i ka kritikuar veprimet e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, që sipas shefit të misionit të NATO-s janë veprime të njëanshme. “Vendimi i kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, për të vendosur kryetarë komunash me përkatësi …

Më shumë...

Davenport: Pa pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në polici, gjyqësor, administratë komunale e të tjera nuk do të ketë normalitet

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Michael Davenport, e vizitoi Komisionin e Pavarur të Mediave

Shefi i Misionit të OSBE-së,  në Kosovë, Michael Davenport, ka thënë se pa pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në institucione si policia, gjyqësori, administrata komunale etj., nuk do të kthehet ndjenja e normalitetit,  në jetën e përditshme. Ashtu sikur kemi dëgjuar nga BE-ja dhe faktorë të tjerë, duhet të ketë …

Më shumë...

Kryetari i Shoqatës “Vatra”, Elmi Berisha, ka kërkuar nga Albin Kurti, të zbatojë në tërësi thirrjet e Uashingtonit zyrtar

Kryetari i Shoqatës “Vatra”, Elmi Berisha, ka kërkuar nga Albin Kurti, të zbatojë në tërësi thirrjet e Uashingtonit zyrtar

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryetari i Shoqatës “Vatra”, Elmi Berisha thotë se po i ndjek me shqetësim zhvillimet e fundit në veri të Kosovës. Megjithatë, ai shprehet i bindur se kjo është një situatë e përkohshme dhe se marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me Kosovën nuk do …

Më shumë...

Grenell: Jack Smith akuzoi Hashim Thaçin për ta ruajtur vendin e punës, për karrierë dhe për të dëmtuar, Donald Trumpin

Në një analizë të gjatë që i ka bërë aktivitetit të krye-prokurorit të Gjykatës Speciale,  Xhek Smith, ish emisari amerikan i administratës  së Donald Trumpit, Riçard Grenell ka shkruar se “Gjykata Speciale do të shuhej duke kaluar edhe nëpër Këshillin e Sigurimit të OKB-së në vitin 2020. Për këtë ishin …

Më shumë...

Ministria e Mbrojtjes së Turqisë ka nisur trupa të caktuara ushtarake për në Kosovë

Ministria e Mbrojtjes së Turqisë ka njoftuar se ka nisur trupa të saj ushtarake për në Kosovë për të përforcuar për misionin e NATO-s në Kosovë, KFOR. Autoritetet turke kanë thënë se pas ngjarjeve të fundit në Kosovë, batalioni i Brigadës 65 të Mekanizuar të Këmbësorisë, është nisur drejt Kosovës. …

Më shumë...

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski ka thënë se deri më tani, nga sulmet ruse janë vrarë 500 fëmijë ukrainas

Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski ka thënë se deri më tani, nga sulmet ruse janë vrarë 500 fëmijë ukrainas. Ai ka shtuar më tutje se armët ruse dhe urrejtja, e cila vazhdon të marrë dhe të shkatërrojë jetët e fëmijëve ukrainas çdo ditë. Presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenski ka shtuar …

Më shumë...

Policia njofton se gjendja në pjesën veriore të Kosovës është e qetë

Policisa

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjendja në pjesën veriore të vendit është e qetë. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë se protestat e dhunshme dhe zhvillimet e ndodhura në veri të vendit, kan bërë që situata të jetë e tensionuar dhe e brishtë, por sot aktualisht …

Më shumë...

Jamie Shea: Serbia duhet të heq dorë nga ndërhyrjet në punët e brendshme të Kosovës

Jamie Shea

Ish zëdhënësi i NATO-s gjatë luftës në vendin tonë, Xhemi Shia ka deklaruar se pjesa veriore është çështje e brendshme e Kosovës dhe Serbia nuk duhet të ndërhyjë në punët e brendshme të Kosovës. Gjatë intervistës për Euronews Albania ai ka theksuar se prania e ushtrisë serbe në kufirin me …

Më shumë...

Ristuccia: KFOR-i nuk është çadër ku mund të strehohesh pas veprimeve të njëanshme

Komandanti i KFOR-it, Angelo Michele Ristuccia, ka drejtuar kritika në adresë të kryeministrit, Albin Kurti. Duke folur për gjendjen në pjesën veriore të Kosovës, ai ka thënë se KFOR-i nuk është çadër ku mund të strehohesh pas veprimeve të njëanshme. Gjatë intervistës së dhenë për gazetën italiane “Korriere” ai ka …

Më shumë...

Deputetë të partive opozitare kanë kërkuar që të mos prishen por të ruhen raportet e mira me SHBA-të

Qeveria e Kosovës vlerëson se raporti i Bankës Botërore është plotësisht i pa vërtetë dhe i pa bazuar

Deputetë të partive opozitare kanë kërkuar që të mos prishen por të ruhen raportet e mira me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Deputeti i Partisë Demokratike e Kosovës, Ferat Shala ka thënë për Ekonomia Online se situata në Kosova është shqetësuese, kur kihet parasysh gjendja në veri. Ai ka thënë …

Më shumë...

Pieter Feith: Albin Kurti duhet të dalë me një iniciativë të vetën politike për zgjidhjen e situatës në veri

Feith

Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar për Kosovën, Piter Feith ka vlerësuar se kryeministri, Albin Kurti duhet të dalë me një iniciativë të vetën politike për zgjidhjen e situatës në veri. “Jam i sigurt që bota do ta mbështesë. Të hiqet përkohësisht prania e policisë së Kosovës nga veriu. Kjo do të ndihmojë …

Më shumë...