Polici i vrarë dje në veri të Kosovës, Afrim Bunjaku, do të varroset sot në orën 16:00 në varrezat e fshatit Samadrexhë të Vushtrrisë

Polici i vrarë dje në veri të Kosovës,  Afrim Bunjaku, do të varroset sot në orën 16:00 në varrezat e fshatit Samadrexhë të Vushtrrisë. Në njoftimin e publikuar me këtë rast thuhet se i bëjmë me dije të gjithë bashkëvendësit dhe të gjithë popullin e Kosovës se sot, ditë e hënë, nga ora, 16:00, në varrezat e fshatit Samadrexhë, me nderime shtetërore, do të bëhet varrimi i policit të rënë në detyrë, bashkëvendësit  tonë, Afrim Bunjaku. Dje  në veri, në Banjskë të Zveçanit, gjatë sulmit terrorit të forcave serbe,  është plagosur edhe një polic, ndërsa dy janë lënduar. Bunajkët e Samadrexhës edhe në të kaluarën  i kanë dhënë kombit  luftëtarë të mirënjohur  të NDSH-së, si Osman Bunjaku, Shaban Bunjaku e shumë të tjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Shkurte Fejza

Shkurte Fejza bën thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri: Ta mbrojmë luftën çlirimtare dhe të ardhmen e fëmijëve tanë

Këngëtarja e mirënjohur Shkurte Fejza i është bashkuar thirrjes për pjesëmarrje në Marshin për Liri, …