Sot rreth orës 17.00, në Ohër, përfundoi takimi në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarit të Serbisë, Vuçiq

Kryeministri Kurti ankohet se gjatë takimeve më Vuçiqin në Bruksel, ai e shan dhe e fyen serbisht, por nuk reagojnë Borelli as Lajçaku

Në një intervistë për gazetën autoritative,  “The Guardian”,   kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se negociatat me Serbinë kanë hyrë në një rrugë qorre, ndërsa ka ripërsëritur se ndërmjetësi evropian, Miroslav Lajçak,  ka humbur neutralitetin e tij. Kurti, kësaj radhe  ka  treguar  edhe detaje të pathëna më parë,  brenda tryezës së bisedimeve. Ai ka bërë të ditur se kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e fyen atë dhe se ndërmjetësi Lajçak nuk bën përpjekje që ta ndërpresë e as ta dënojë. Vuçiqi më ofendon dhe më shan në serbisht shumë shpesh, gjatë këtyre dy viteve. U kam kërkuar ndërmjetësve ta ndërpresin dhe ta  dënojnë, por kjo nuk ndodhur kurrë. Vuçiqi ndjehet si një dhunues, të cilit i jepen nderime nga administrata e shkollës, përveç se në këtë rast dhunuesi i shkollës, kreu gjenocid dhe është një aleat i vendosur i Vladimir Putinit, ka saktësuar Albin Kurti, i cili asnjëherë deti tani nuk ka treguar publikisht se shahet e fyhet nga Vuçiqi, gjatë takimeve në Bruksel.

Kontrolloni gjithashtu

Gëzim Shala: Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga Qeveria Kurti përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, ka deklaruar se Qeveria …