Charles Kupchan: Është e qartë tashmë se sulmi i djeshëm i armatosur, në veri, kundër Policisë së Kosovës, nuk ishte spontan

Profesori dhe ish-drejtor i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës,  në administratat e  kryetarëve: Bill Clintoni dhe Barack Obama, z. Çarls Kapçan, deklaroi se tashmë është e qartë që sulmi i armatosur në veri të Kosovës, të dielën, nuk ishte spontan. Ai me këtë rast është shprehur  se sulmi  ishte i parapërgatitur dhe ishte një aksion i organizuar mirë, prandaj edhe është më i rrezikshëm, sepse sugjeron se në terren ka grupe të tjera  që janë të interesuara për të shkaktuar dhunë. Kjo do të thotë  se ata  janë të gatshëm të organizohen dhe të gjejnë armë që do t’u mundësojnë të veprojnë në këtë mënyrë,  ka thënë  mes tjerash, profesori amerikan, Çarls Kapçan, duke komentuar përleshjet  e djeshme  të armatosura, në Veri të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Faton Klinaku: Arrestimi i luftëtarit të lirisë, Dritan Goxhaj është bërë për t’i frikësuar njerëzit që e kundërshtojnë një gjykatë politike

Faton Klinaku, ka deklaruar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk mund të quhet ndërmarrje e përbashkët kriminale

Faton Klinaku, ushtrues detyre i kryetarit të OVL-UÇK-së, ka deklaruar se Ushtria Çlirimtare e Kosovës …