Viola von Cramon:

Raportuesja e Bashkimit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, kërkon të vendoset prani e fuqishme e KFOR-it në Veri të Kosovës

Raportuesja e Bashkimit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon,  kërkon të vendoset prani e fuqishme e KFOR-it në Veri të Kosovës. Përleshjet  në veri ajo i ka quajtur sulm të orkestruar, duke kërkuar që të hetohet pjesëmarrja eventuale e strukturave serbe nga Beogradi. Dënoj në termat më të ashpër të mundshëm sulmin e dhunshëm ndaj Policisë së Kosovës dhe shpreh solidaritetin tim të plotë me popullin e Kosovës. Sulmi i orkestruar ndaj forcave legjitime të policisë është absolutisht i papranueshëm, autorët e të cilit duhet të sillen para drejtësisë”, ka thënë ajo. Pjesëmarrja e mundshme e strukturave serbe (nga Beogradi) duhet të hetohet, ndërkohë që është e domosdoshme të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për të ruajtur qetësinë dhe rendin.  Viola con Cramon, ka thënë se Qeveria duhet t’ i marrë të gjitha masat e shtendosjes. Mirëpres në këtë aspekt masat e kujdesshme  të qeverisë së Kosovës duke shpresuar që të gjithë të qëndrojnë të qetë në çdo pjesë të vendit. Unë shpreh ngushëllimet e mia në emër të Parlamentit Evropian të familjes së policit të Kosovës të vrarë detyrë ka thënë zonja Cramon.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadori italian Antonello de Riu bisedoi me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi

Ambasada e Italisë në Kosovë ka bërë të ditur se ambasadori Antonello De Riu pati …