Çelaj: Pagesa për tatimin në pronë do të jetë më e ultë si dhe zonimi i ri do të rishqyrtohet

Çelaj: Pagesa për tatimin në pronë do të jetë më e ultë si dhe zonimi i ri do të rishqyrtohet

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Prishtinës, Lirak Çelaj ka deklaruar se duke u bazuar në kërkesat e banorëve dhe investitorëve, do të lëshojnë deri në 1000 leje në vit dhe për shkak të kësaj dinamike, presin rritjen e të hyrave prej 6 milionë në 20 milionë euro në vit nga kjo veprimtari. Çelaj ka shkruar në Facebook se do t’i ulin taksën e legalizimit në 1 euro.

“Lejet e ndërtimit po ashtu do të zbresin, në taksën e re do të përfshijmë edhe lejen për qasje në infrastrukturë. Pagesa për tatimin në pronë do të jetë më e ultë dhe zonimi i ri do rishqyrtohet”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kadri Veseli dhe Agim Aliu kanë prezantuar projektin “Bashkimi i Qytetit” për Ferizaj

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me kandidatin e PDK-së për kryetar …